Zjarr në një magazinë në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës

0
150

iaiaiaNjë zjarr i rënë rreth orës 9.30 në një magazinë në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës e shkrumboi thuajse tërësisht atë. Materialet që gjendeshin në magazinë, kryesisht tapete, bënë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Nga diegja e tyre u formua një re e madhe tymi që mund të shihej nga zona të ndryshme të Tiranës. Tre persona u asfiksuan nga tymi dhe u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut. Bëhet fjalë për 25 -vjeçaren E.M, punonjës e magazinës, vjehrrën e saj D.M, 47 vjeç, e cila i ka vajtur në ndihmë 25 -vjeçares sapo ka parë zjarrin dhe E.D, 40 vjeç, punonjës i magazinës. Punonjës të shumtë të repartit zjarrfikës ndërhynë dhe shmangën përhapjen e flakëve në biznese të tjera pranë magazinës që po digjej. Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency