Genta me foto të reja, në fokus gjoksi

0
136

gentaGenta Ismajli ka realizuar një set të ri fotografish përmes aparatit të fotografit Veton Osmani. Këngëtarja kosovare duket me një stil tjetër në këto foto të reja, njërën nga të cilat e ka postuar në rrjetet sociale. Ajo ka të veshur një fustan të shndritshëm me “ngjyra tigri”, dhe një jelek të zi lëkure sipër, derisa pozon dhe me njërën dorë shkul flokët e lidhura. Në qendër të fotografisë është gjoksi i saj.

 

Jonida Maliqi së shpejti me një projekt të ri

jonidaJonida Maliqi së shpejti do të vijë me një projekt të ri, e ndërsa ka publikuar detajet në Instagram. Këngëtarja ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e shumtë lajmin që prisnin prej kohësh, ardhjes së një kënge të re e cila do të titullohet “Rikthim ne…”. Në foton në fjalë duket Jonida Maliqi në studion e Flori Mumajesit duke incizuar këngën e re. Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti, por gjithçka mbetet të shihet pas lançimit të këngës.

 

Kur ëndrra bëhet realitet, thotë Era Istrefi

Era-Istrefi-2-e1428613483482 Era Istrefi është një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor për zërin dhe stilin e saj të veçantë dhe këtë ajo e ka arritur falë përkushtimit të madh në projektet muzikore. Mbase gjërat që ajo dikur i ka ëndërruar sot janë realitet. Kështu ka pohuar vetë këngëtarja nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram. “Ëndrrat janë të vërteta”, ka shkruar Era përbri fotos së publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Era Istrefi gjithashtu është duke realizuar një projekt të ri, i cili do të del në treg së shpejti.

 

” Të nxehtat” Big Mama, Zanfina e Mimoza

treshe-1 Vera duket se do të sjellë shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar. Një projekt “i nxehtë” po përgatitet nga tri këngëtare po ashtu të nxehta. Big Mama, Zanfina Ismaili dhe Mimoza Shkodra. Çfarë ju thonë këta emra? Pa dyshim, janë këngëtare të njohura, ekstravagante dhe gjithmonë të pëlqyera. Mësohet se treshja në fjalë po i bashkojnë forcat dhe po e realizojnë një këngë së bashku. Kënga dhe videoklipi pritet të vijnë në fillim të sezonit të verës.

 

Ja si reagon Blero ndaj spekulimeve

blero-21-690x375 Blero ka reaguar në mënyrën e tij ndaj spekulimeve për një ribashkim të tij me Teuta Krasniqin, raporton Telegrafi. Shumë portale shkruan për një ribashkim të çiftit, të cilët udhëtuan së bashku drejt Parisit, për ditëlindjen të vajzës së tyre. Por shpejt reagoi Teuta, e cila mohoi spekulimet dhe kërkoi nga mediat të mos merren me këtë histori, të cilën e kanë bërë “bajat”. Blero në anën tjetër qëndroi I heshtur deri para pak kur edhe ai ka zgjedhur t’i heshtë spekulimet, por në një tjetër mënyrë dhe pa folur fare. Këngëtari vetëm ka postuar një foto në Instagram ku duket i ulur derisa shtrëngon këmbën e një femre shumë seksi, fytyra e të cilës edhe pse nuk shfaqet, duket qartë se ajo nuk është Teuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency