“21 Janari”, zbardhet padia, Basha: Shpifje për të tërhequr vëmendjen

0
145

Artan Cena

 lulzim bashaMinistria e Brendshme ka dërguar një ditë më parë padinë në Prokurorinë e Tiranës dhe, sipas saj, ka pasur korrigjime në regjistra

Ky është regjistri i Gardës, në të cilin janë të shënuar edhe urdhrat e dhënë gjatë demonstratës së 21 Janarit në vitin 2011. Ministria e Brendshme dorëzoi një ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën për ndjekje penale ndaj Lulzim Bashës, kreut aktual të Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Brendshëm. Ashtu siç e bëri të ditur edhe dje në seancë plenare ministri Tahiri, akuza ndaj Bashës është shpërdorim detyre dhe lidhet me ngjarjet e 21 Janarit. Sipas dokumenteve të bëra publike për medien nga Ministria e Brendshme, zyrtarët e saj pretendojnë se disa urdhra të dhënë nga ministri i Brendshëm, të regjistruar në librin zyrtar të komunikimit të Ministrisë, bien ndesh me detyrën e vetë ministrit, i cili nuk duhet të japë urdhra të karakterit operacional. Por akuza më e fortë është ajo e korrigjimit të disa prej këtyre urdhrave, ku, sipas padisë të dorëzuar dje, Basha ka urdhëruar hapjen zjarr dhe hedhjen e lëndëve kimike ndaj protestuesve në mënyrë të paligjshme.

 

Urdhrat në librin e shërbimit

Nga verifikimi i librit rezulton se në faqen 128 në orën 14 e 54 ka një shënim të gjeneralit: Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve. Ndërkohë që në orën 16 e 54 një urdhër i ministrit të brendshëm. Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe te hedhe lende lakrimogjene mbi demonstruesit te “Piramida”. Sipas ministrisë dy shënimet janë të falsifikuara e më konkretisht në fjalët pa zbatuar ligjin e lakrimogjene pasi ndërhyrjet duken dhe me sy të lirë. Tahiri tha dy ditë më parë se ish-ministri Basha kishte urdhëruar hedhjen e lendeve kimike mbi protestuesit e jo ato lakrimogjene. Për këtë Lulzim Basha është kallëzuar penalisht për falsifikim dokumentesh dhe dhënie urdhrash të paligjshme në ngjarjet e 21 Janarit. Këto urdhra janë zbuluar pas inspektimeve të detajuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, që ka konstatuar korrigjime dhe mbivendosje fjalësh në fletët e librit të urdhrave të datës 21 Janar 2011, duke e akuzat në këtë mënyrë ish-ministrin, Lulzim Basha për urdhra të paligjshëm në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e Ministrit.

 

Reagon Basha

Basha i ka konsideruar shpifje për të hequr vëmendjen nga kriza ku keqqeverisja i ka futur shqiptarët akuzat e bëra nga ministri i Brendshëm ndaj tij. “Shpifjet dhe akuzat e lodhura e të vjetra të planifikuesve të dhunës ndaj institucioneve, të të njëjtëve që sot kanë kriminalizuar institucionet nuk mund të heqin vëmendjen nga akti kriminal i djeshëm i hedhjes poshtë të amendamenteve tona për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë. Çdo akrobaci, çdo përpjekje për t’i trajtuar shqiptarët apo mediat e shqiptarëve si dele ka dështuar me turp. Ajo e djeshmja nuk është tjetër veçse një përpjekje e dështuar me një qëllim, që shqiptarët të harrojnë se Edi Rama dje jo vetëm dështoi të mbante premtimin, por në mënyrë kriminale, kur ne i dhamë shansin e dytë të mbante këtë premtim, e shkeli për herë të dytë, duke shkelur e poshtëruar shqiptarët për çmimin e energjisë dhe dje pranoi ta mbajë çmimin e naftës më të lartin në rajon, duke mos pranuar amendamentin tonë për heqjen e taksës që ai e shtoi me 240 lekë për litër. Kjo do të thotë që çdo shqiptar dje që mund të përfitonte 10 mijë lekë në muaj nga ulja e taksës së energjisë nuk e përfiton këtë, kjo do të thotë që për çdo shqiptar kosto e rritur e bukës, ujit, vajit, sheqerit, miellit për shkak të rritjes së taksës së karburantit do të vazhdojë të mbetet e lartë sepse Edi Ramës nuk ia ndien për hallet që po kalojnë shqiptarët, të djathtë e të majtë. Këto janë çështjet e vërteta që bashkojnë shqiptarët, të djathtë e të majtë, të tjerat janë përralla të njerëzve të intoksikuar nga krimi lidhjet me krimin dhe substancat narkotike që vetë shokët e tyre i denoncojnë se i marrin ditë për ditë në hundët e tyre të pista”, – deklaroi Basha gjatë ditës së djeshme në qytetin e Krujës.

 

 Aksident te Oxhaku, humbin jetën 2 të rinj

 Dy të rinj humbën jetën në një aksident fatal në Tiranë. Ata po udhëtonin me motor në zonën e njohur si Oxhaku, kur mjeti ka rrëshqitur në rrugë. Dy të rinjtë, Elton Ceka dhe Geron Alla kanë humbur jetën, pasi motoçikleta që drejtohej nga Ceka tip “Suzuki 1000 GSXR”, humbi kontrollin mbasi u përplas me një makinë të parkuar. Mbas përplasjes me makinën, viktimat mendohet të rrëshqitur zvarrë në asfalt nga shpejtësia dhe vetëm Ceka ka pasur skafandër por që i ka dalë nga koka gjë që i solli dëmtimin e kokës dhe më pas humbjen e jetës për shkak të plagëve të marra në kokë. Ata ndërruan jetë në spital. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi veprimet për shkakun e aksidentit.

 

 Aksidentohet rëndë 12-vjeçari në Fushë-Krujë

 Një 12-vjeçar është plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në segmentin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, ku 12-vjeçari ishte duke udhëtuar me një biçikletë, i ka prerë rrugën një fugoni. Nga përplasja i mituri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e fugonit, shtetasin Blerim Kruja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency