Zgjedhjet e 21 qershorit/ Si do të funksionojë procesi për fletët e hedhura gabim, afatet për partitë dhe anëtarët e KZAZ-së

0
115

Gëzim Saliu

 mbledhje kqzDebati në KQZ: Pse krerët e komunave, të cilët me ndarjen e re nuk janë më, do të gëzojnë privilegjin e mosmbledhjes së firmave për kandidim si kryetarë bashkie

Problematika e lindur në zgjedhjet e 8 majit 2011 mbi fletët e hedhura në kutitë e gabuara nuk do të ripërsëritet më. Përmes ndryshimeve në kundër të përgatitjeve për lokalet e 21 qershorit, në mbledhjen e KQZ0-së u sqarua dje se për fletët e hedhura gabim do të ketë një tabelë të veçantë rezultatesh, e cila në fund do të mblidhet me tabelat e çdo KVV-je për të dhënë më pas rezultatin përfundimtar për bashkinë apo këshillin bashkiak. “Fletët e hedhur gabim në kutinë, par ato që janë për kryetarin e bashkisë të hedhur në kutinë e këshillit bashkiak dhe anasjelltas do të kenë një tabelë më vete të rezultateve, e cila në fund do të mblidhet me të gjitha tabelat e nxjerra prej çdo KVV-je”, – bëri të ditur përfaqësuesi i administratës së KQZ-së, duke sqaruar pyetjen e përfaqësuesi ligjor të PD-së në institucionin më të lartë zgjedhor Njazi Kosovrasti. Ndërkaq KQZ vendosi dje edhe lidhur me afatet për regjistrimin e partive si edhe për plotësimin e anëtarëve të KZAZ-ve. Kështu partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtarë të KZAZ-së, jo më vonë se data 9 Prill 2015. “KQZ, merr vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor,jo më vonë se data 13 Prill 2015. Komiteti nismëtar për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, regjistrohet jo më vonë se data 18 prill 2015”, – thuhej në vendimmarrjen e KQZ-së. Po ashtu organi më i lartë zgjedhor miratoi projekt-vendimin,“Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015” si edhe projekt-vendimin“Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”, si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

 

Debatet

Një ndër pikat që solli më shumë debat në mbledhjen e KQZ-së ishte ajo që lidhej me projektvendimin për miratimin e modeleve të kandidimit do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, me ligjin e ri të ndarjes territoriale, komunat janë shkrirë dhe në këtë formë krerët e tyre nuk mund të gëzojnë më privilegjin e të kandiduari tashmë për kryetarë bashkie pa pasur më parë firmat e domosdoshme. “Që ai kryetari i komunës dhe bashkisë do ta kryejë funksionin e tij deri në fund kjo s’ka asnjë shqetësim, kjo s’ka lidhje me këtë. Problemi është që ta zëmë p.sh. që kryetari i komunës së Kërrabës që është pjesë e bashkisë së r5e të Tiranës, ce përfaqësimi ka ai, sa vota ka marrë ai. Nuk mundet sepse numri i votave që ka marrë për atë funksion që ka nuk shkon me ndarjen e re”, – tha Kosovrasti. Por sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së Genci Gjonçaj, ligji aktual lë të interpretohet që krerët aktualë të komunave gëzojnë privilegjin e mos marrjes së firmave për kandidim si kryetarë bashkish. “Ligji është i qartë në këtë pikë; fitues i kandiduar nga një grup zgjedhësish apo nga një parti që ka apo nuk ka mandat nuk të bën fakti i kandidimit por të bën vota në kuti”, – tha ai. Kjo pikë përfshiu në debat edhe anëtarët e KQZ-së, ku përfaqësuesit e propozuar nga opozita si Osmanaj, Zguri dhe Shtjefni kundërshtuan pikën sipas së cilës kreu aktual i komunës mund të kandidojë si i pavarur për kryetarët bashkie pa pasur garancinë e firmave. Ndërkaq përfaqësuesit e propozuar nga mazhoranca, Biba, Jorgaqi dhe Veleshnja theksuan se ligji aktual e lejon këtë fakt, edhe pse komunat me ndarjen e re shkrihen. “Në aspektin e ligjshmërisë këta nuk vuajnë asnjë pikëpyetje, sepse janë funksionar të zgjedhur dhe të certifikuar. Ata kanë mbështetjen e banorëve të zonës, e cila do jetë pjesë tashmë e një njësie më të madhe e pushtetit lokal”, – tha nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba.

 

Shorti/ PS do propozojë anëtarin e 7-të te KZAZ-të çift, PD tek ato tek

KQZ miratoi në mbledhjen e djeshme projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit, për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.6.2015”. KQZ vendosi të miratojë rezultatet e shortit të hedhur për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, sipas të cilit: Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift e ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

 

Debati

Përfaqësuesja e KQZ: Ai aktualisht gëzon një mandat, kushtetuta thotë se ai ka një mandat katër vjeçar. Ky është një mandat i një njësie e qeverisje s vendore përbërëse e bashkisë për të cilën do kandidojnë. Mandatin që do e gëzojë me ligjin e ri nuk ka.

Kosovrasti: Atëherë ky është problem tjetër, këtu mbajmë qëndrim

Osmanaj: Këtë debat ne si anëtarë e kemi bërë më përpara dhe kemi mendime të kundërta. Unë mendoj që e gëzon atë mandat dhe nuk mund t’ia heqim ne se ato e kanë deri në zgjedhje dhe ne nuk kemi të drejtë që ti themi që ti nuk e gëzon mandatin

Kosovrasti: Që ai kryetari i komunës dhe bashkisë do ta kryejë funksionin e tij deri në fund kjo s’ka asnjë shqetësim, kjo s’ka lidhje me këtë. Problemi është që ta zëmë p.sh. që kryetari i komunës së Kërrabës që është pjesë e Bashkisë së re të Tiranës, ce përfaqësimi ka ai, sa vota ka marrë ai. Nuk mundet sepse numri i votave që ka marrë për atë funksion që ka nuk shkon me ndarjen e re. Unë mendoj që është një problem që nuk është në vendin e duhur, nuk mundet kushdo vetëm se është kryetar komune të kandidojë nesër të marrë guximin dhe të kandidojë për kryetar bashkie.

Gjonçaj: Kjo është një çështje e ligjit dhe ai e ka zgjidhur këtë. Ajo që bën kandidati është përcaktimi i ligjit dhe ajo që të bën fitues është vota e popullit. Ligji është i qartë në këtë pikë; fitues i kandiduar nga një grup zgjedhësish apo nga një parti që ka apo nuk ka mandat nuk të bën fakti i kandidimit por të bën vota në kuti.

Shtjefni: Debati kufizohet në rastet kur kryetari i komunës aktuale, territori i së cilës i është bashkangjitur bashkive të mëdha, mund ky të kandidojë duke përfituar nga privilegji për të mos mbledhë firmat. Unë mendoj se jo. Kjo çështje duhej të ishte rregullu.

Kosovrasti: Ligjvënësi thotë që nuk ka komunë po ka bashki. Meqenëse njësi e qeverisjes vendore është vetëm bashkia, atëherë këtu duhet të themi për këshillin e bashkisë apo si kryetar i bashkish dhe kaq. Hiqet nga komunat dhe lihet vetëm për bashkinë.

Gjonçaj: Me të drejtë një anëtar tha e gëzojnë privilegjin dhe ishte me të drejtë. Unë bashkohem me mendimin e z. Hysenaj.

Osmanaj: Osmanaj, dhe jo Hysenaj mor Genci.

Gjonçaj: Më fal Hysen, një lapsus. Këtu flitet për kandidat të propozuar nga zgjedhësit të cilët përjashtohen nga detyrimi i firmave dhe këtu flitet nëse janë kryetarë bashkie apo komune. Këta besoj unë, siç e lexoj unë, nuk i nënshtrohen klauzolës së paraqitjes së nënshkrimeve. Askush nuk duhet të limitohet.

Kosovrasti: Nuk mundet tani që për 500 vota që ke marrë nga ajo komunë të konkurrosh në një bashki të re që mund të ketë 1 milionë zgjedhës, ti të hysh në garë. Kjo është e papranueshme.

Biba: Ata kanë mbështetjen e banorëve të zonës, e cila do jetë pjesë tashmë e një njësie më të madhe e pushtetit lokal. Do isha për variantin që mos shkaktonim një shkelje apo një lloj cenimi.

Osmanaj: Ata kanë të drejtë, por duke pa ndryshimet e reja në kod…

Gjonçaj: Mos e prish Hysen.

Osmanaj: Do ta dredh i çik… Tek neni 18 thotë në të gjithë tekstin e ligjit, fjalët komunë, kryetarë komune, hiqen. Kështu që është një pikëpyetje shumë e madhe e gëzojnë apo nuk e gëzojnë privilegjin.

Zguri: Atyre u jepet kjo e drejtë pikërisht për këtë territori, dhe tani që flasim nuk ekziston ajo. Kryetari i komunës Prezë, a ka Prezë më, jo nuk ka, sepse ne po konkurrojmë për 61 njësi.

Gjonçaj: Atëherë ke referendumet thoshit ka Prezë ju tani thoni që s’ka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency