Çfarë mendon mileti për dekriminalizimin

0
227

Artan Fuga

Artan FUGAKy problemi i dekriminalizimit të Kuvendit është paradoks.

Partitë politike na kanë hequr të drejtën që çdo deputet kokë për kokë të dalë me transparencë përpara nesh, hajdut qoftë a shenjtor (e dimë vetë ne pastaj kë zgjedhim), pra na kanë hequr realisht të drejtën e votës, dhe tani meqë kanë futur vetë në Kuvend hajdutë e shenjtorë, po na heqin edhe të drejtën që të zgjedhim atë deputetë që duam, dhe kjo edhe me ligj.

E mendoni se ku ka arritur logjika jojuridike???

Pse nxjerrin një ligj që, në fakt, duket sikur do të rregullojë të metat e një ligji tjetër, atij elektoral, por e prish edhe më shumë kuadrin juridik të vendit?

Pse nxjerrin një ligj që kufizon të drejtat tona dhe nuk nxjerrin një ligj që të kufizojnë të drejtat e partive politike dhe të vetë deputetëve???

Çfarë kanë me ne qytetarët, zgjedhësit?

Ne kurrë nuk kemi zgjedhur asnjë hajdut deputet.

Ku është problemi?

Ata vetë e kanë bërë këtë, duke emëruar e vendosur nëpër lista individë të inkriminuar më parë e duke na hequr të drejtën të seleksionojnë të mirin nga i keqi.

Ne votojmë të mirin, ligja elektorale na bën që vota jonë të shkojë te i keqi.

Andi Biba Si mund te besohet nga ana tjeter qe dekriminalizimi i Kuvendit mund te realizohet nga vete autoret e kriminalizimit te tij? E c’eshte me e keqja ketu ne fakt duhen dekriminalizuar dhe ligjet. Vend paradoksesh.

Valbona Sulçe Kolgeci Pse nuk hapet platforma edhe me propozime nga shoqeria civile per dekriminializimin? Te degjojne edhe te tjere nese duan ta bejne vertet

Alexander Bondi ky eshte nje problem qe me ka shqetesuar qe ne momentin qe e kam lexuar ligjin dhe mbaj mend qe kam then he he tani u dhj,,,,, nusja ne kale te marsha te keqen e diktatures

Vini Sejko Keshtu po, shume dakord!

Sokol Otobashi e gjitha eshte nje farse

Gentjan Cela unë them se kryetarët e partive janë “prestigjatorë” te mirfilltë… ndërsa qytetarët kerkojnë më shumë transparencë mbi numrat e shpejtësisë që u serivren…

Gazetar Eri e kemi dhurate nga Kaci kete sistem zgjedhor….te korruptuar

Ylli Lalo Dekriminalizimi i parlamentit, i politikes?! Kush do ta beje?! E pamundur.

Ylli Lalo Nuk eshte ceshtje vullnetesh, eshte ceshtje SISTEMI funksionues. Jo ai zgjedhor, me thelle.

Maliq Koka Kjo eshte shume e vertete sa drita e diellit. Realisht ne na e kane hequr te drejten per te zgjedhur, sepse na pashtrojne nje liste ku ne fillim te saje jane ata qe ne nuk duam ti votojme. Por vota e pare qe ne hedhim shkon direkt per ata qe ne nuk duam tu shkoje, pra po tallen me ne.

Bashkim Selmani Shum e bukur pyetja, pse tallen me ne! Tallen sepse ne pranojme qe te tallen, ne kam per qellim ata intelektuale, e mediatike qe nuk flasin, pasi jane politizuar pothuajse te gjithe. Vetem psikologet mund ta shohin situaten pa u ndikuar prej saj e mund ti japin ndonje gjykim, se edhe gjykatesit jane bere per psikiater.

Bojken Doku Nuk nuk jan budalla amerikant qe e zgjedhin depitetin direkt nga populli. Biles dhe presidentin. Biles dhe guvernatorin. Biles dhe krybashkiakun. Biles dhe te tjer……

Vera Kolonja Profesor Fuga,sikur te mos shkojme ne votime,nuk do ish me mire Une e kam bere,por njerezit perqark me kane kritikuar Nuk durohet shperfillja dhe paturpshmeria e politikaneve tane

 

Po një rrenacak a mund të bëhet deputet?

Po një pijanec?

Po një bixhozçi?

Po një feminist?

Po një seksoman?

Po një tarafçi?

Po një psikopat i shëruar?

Po një xheloz?

Po një karrierist?

Haut du formulaire

 

Mimoza Stermasi Cilesi qe shume nga deputetet i kane…

Arla Sino edhe te lartpermendurit sot jane ne parlament.

Robert Krasniqi I nderuar profesor pyetja mund te shtrohet nese munden te behen me pas ligjit te dekriminalizit.Deri me tash te gjitha shtresat anormale te shoqerise jane te perfaqesuara.Tung!

Ervini Lamcja Llagap per magaziniere! Jane fiks virtyte qe I cmon populli! (Perderisa votohen)

Disha Arber Cdo kush i cili fitan te drejten per te zgjedhe dhe per tu zgjedh. Pra mbi moshen 18 vjec.

Zaja Ervisa te behet pse jo?, a ka ligj qe e ndalon?;)

Albert Sheqi Sigurisht që jo profesor. Deputetllëku është dhe duhet ruajtur vetëm për shenjtorët dhe engjëjt e parajsës…

Albana Goxhaj Hahaha,per deputet mendoj nevojitet vetem te jesh rrenacak,dhe je brenda me te gjitha cilesite e tjera!!!

Liza Deckaj Vetem po qe nershem ei shkolluar nuk mund te bahet deputet.

Arben Dashi Po nje narkoman?

Merita Kaculi Bogdani Te gjitha keto veti i kane pjesa me e madhe e deputeteve ne parlamentin tone

Andia Xhunga Po nje njeri i ndershem a mund te behet deputet?

Enina Mullaj Asnje nga ne nuk eshte perfeksion. Deputetet jane perfaqesues e si te tille e mira eshte te zgjedhim nga ne ata qe kane me pak nga keto. Por gjithsesi pushteti vetem sa i nxjerr ne pah edhe ato gjera qe kurre nuk ke menduar se mund t’i kishe.

Agron Juka miremengjes prof,po behesh gati te peshkosh puritan? Ska prof,gjej nje te mesme te e keqja me e vogel ndermjet engjejve dhe djajve.

Aziz Zubaku Nga të gjitha këto që përmënde të ketë, por në doza sa më të vogla, mundësisht. Uroj punë të mbarë i nderuari prof.Artan Fuga

Ofeli Rica Qeverite jane veper e djallit prof dhe si te tilla esht me se logjike qe do formohen nga kategorit qe lartpermendet.

Seti Bukmishi ska nevoje prof ne momentin qe mer ate post i posedon te gjitha kto qofsh ti qofsha un…respect kshu funksjonon sistemi jo vetem ne shqiperi po ne gjith boten!

Myfit Gjurgji Po mos te kesh keto “dhunti” te rreshtuara nga quhesh koqe kanari

Lejdi Adhami Profesor cdo gje mund te ndodhe ne Ballkan…

Ana Garipi Une di te thoja: Valle a do te kete ndojnje deputet oa kto epitete????? Se besoj!!!!!

Keq Iseni Po ti marresh me rradhe te gjithe parlamentaret tane, zor se gjen nje qe te plotesoje cilesite qe i keron kushtetuta dhe ligji por edhe normat shoqerore, me perjashtim te ndonje zonje apo zonjushe…

Bashkim Hoxha Cdo njeri ka difekte, jane nga natyra difektet… Mund te behet kushdo deputet, pavaresisht cdo difekti qe ka, nese eshte ne gjendje te sherbeje per te miren publike, por… jam per ligjin anglez, (jane me te miret ne bote per ligje) “kush eshte i denuar me me shum se nje vit me heqje lirie, me vendim te formes se prere te gjykates, i hiqet e drejta per tu zgjedhur”!!

Andi Trungu Ja bëre rezymenë qeverisë dhe parlamentit më duket

Marjeta Uruçi Shaholli Kjo liste eshte pjeserisht lista me new virtyte teper te vleresuar nga shoqeria dhe lideret. Lideret na i propozojne si njerez plot virtyte te afte per hartim dhe arsyetim te ligjit dhe populli miraton me vote.

Lirika Musollari ata te tille jane……

Behaj Rovena Sigurisht. Keto jane kushet themelore kumulative dhe te pandara nga njera-tjetra per pranim per deputet. Askush tjeter nuk mund te behet nese nuk ploteson kushtet e mesiperme.

Denis Agolli Te behet pse jo…ne shqiperi jetojme

Anila Nuhu Dhe nese nuk je.. Te Ben karrigia professor..Te ndershem Jan ulur dhe kan dale plot llum

Besso Cangollari Doktor, me atë karma që mund të ket një i jashtligjshëm në jetën reale nuk besoj se mund bëhet deputet.

Ariola Molla Me trembin komentet me lart! Natyrisht te gjithe qe jane mbi 18 vjec dhe nuk jane te paafte menderisht apo te burgosur kane te drejte te zgjidhen dmth te garojne per tu zgjedhur. Nese votohen eshte tjeter histori. Gjithe arsyetimet individuale duhet…Voir plus

Jemin Harmushi Normal ne nje vend ku ka 25 vjet anarshi vetem ato e kan rrugen te hapur

Diti Hoxha Nje pjese e deputeteve aktuale i kane keto elemente.

Renaldo Bregu Cdo kush n.q.s besohet nga publiku, zgjedhesit e vet, dhe ploteson kushtet e vendosura nga legjislativi, madje edhe po nuk i plotesoi kushtet, perseri ka perparesi te perfaqesoje zerin e atyre qe e mbeshtesin dhe e besojne….

Kjo eshte Demokracia….

Pushtetin e ke Ti….. 

Mireperdore ate..

Degjoni X ne Radio X,…..thoja njehere e nje kohe ne Radion on air cdo mbyllje emisioni…

Anila Anna Gjanci Ne krizen e vlerave,te gjitha c’ka permendni jane cilesi qe pa to nuk behesh dot deputet.

Orjola Spaho Te gjithe keta mundet te behen deputet ne vendin tone, pervec njerezve te shkences, te sinqerte e punetore, vizionare dhe te vullnetshem, guximtare dhe altruiste… Keta jo! Ne vendin tone keta nuk kane vend

Adriana Zguri- Ducellari Gjithshka mund te ndodhe, jetojme me Tiron

Avniu Presheva Po i nderuar prof. Artan te gjitha llojet, te cilat po i permendni emruesine perbashket e kane njeri, te cilet Ruso i shendrron ne kafshe.Po ne kafshe, por qe mishin e tyre nuk ehane as qenet me nofka te qelbura bash si nofkat e tyre.,

Floema Dollani une mendoj qe nje depuet,po nuk i pato te gjitha keto,nuk quhet drputet

Arta Rica Profesor te gjithe keto profesione mund ti gjesh ne nje te person te vetem. Do thuash pse djalli eshte treguar kaq bujar me te? Eh per kete s’kam pergjigje di qe keta profesioniste te kulluar ne shqiperi quhen politikane.

Pellumb Makashi Të gjithë i plotësojnë kushtet…

Jonida Blloku Lusim Zotin mos te behet deputet ndonje pedofil apo ndonje vrases serial, se me “virtytet’ e siperpermendura na eshte regjur lekura.

Gentjan Genti Hoxha Νuk ka me turp se te talli deputeti prokurorin ah pika pika qe nuk i bije nese dikush ka faj qe nuk ka drejtsi ne Shqiperi jan prokuroret qe nuk meren me ceshtje te medha po meren me xhepista e me cerra qe shesin pustina ashashi.kur prokuroret kan fakte per te arrestuar cilin do qoft dhe deputet por kta jan njerez te shitur dhe ge babzitur per para…

Diana Shehu Mendoj qe po nuk pate keto kritere nuk te pranojn deputet ne shqiperi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency