Bursat/ Studimet në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, ja si aplikohet

0
150

studing in europeSi aplikohet për studime në Gjermani. Mundësi për studentët që duan të vazhdojnë në fushën e kërkimit shkencor

Gjermania dhe shumë vende të Evropës ofrojnë mundësi bursa studimi për studentët shqiptarë. Konkretisht, Gjermania ofron mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor nëpërmjet programeve të ndryshme. Gjermania ka një traditë të njohur mbi promovimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet shkencëtarëve dhe studiuesve nga e gjithë bota në Gjermani. Bursat për punë kërkimore shkencore u mundësojnë post-doktorantëve të kualifikimit të lartë dhe me eksperiencë që së bashku me kolegët gjermane të zhvillojnë punë kërkimore, duke krijuar në ketë mënyrë edhe marrëdhënie afatgjata bashkëpunimi. Përfitimi i bursës realizohet: Shkencëtari i huaj përzgjedh vetë studiuesin pritës gjerman të një qendre shkencore gjermane dhe i propozon atij një projekt kërkimor shkencor. Kriteri qendror për akordimin e bursës është niveli shkencor i studiuesit të huaj. Nuk ka kuota kufizuese për disiplinat e ndryshme shkencore apo për vendet e origjinës. Nuk ka periudha të caktuara aplikimi ato mund të bëhen në çdo kohë. Gjuha gjermane nuk është kusht. Programet kryesore tjanë:

  1. Programi për post-doktoratë të huaj

-Promovimi para jo më shumë se 4 vitesh

-Kohëzgjatja e bursës 6-24 muaj

-Zgjedhja individuale e partnerit akademik në Gjermani

-Bursa mujore 2.650 euro plus mbështetje për familjen, shpenzimet e udhëtimit, pagesën për kurs gjuhe.

  1. Programi për shkencëtarë të huaj me eksperiencë

-Promovimi para jo më shumë se 12 vitesh

-Kohëzgjatja e bursës 6-18 muaj, e ndashme në tre pjesë

-Zgjedhja individuale e partnerit akademik në Gjermani

-Bursa mujore 3.150 euro plus mbështetje për familjen, shpenzimet e udhëtimit, pagesën për kurs gjuhe.

Përveç këtyre programeve bazë ka për secilin prej tyre edhe një version programi bursash për shkencëtare nga vendet në zhvillim (të ashtuquajturat bursa “Georg Forster”), të cilat akordohen nëse vlerësohet që projekti i propozuar ka rëndësi nga pikëpamja e transferimit të dijes dhe teknologjisë në ato vende.

 

Studimet në Slloveni

Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Ekonomisë, shpall programin për pjesëmarrje në Shkollën Verore “Take the best from East and Ëest”, që do të zhvillohet në datat 06-24 korrik 2015 në Lubjanë, Slloveni. Shkolla është e organizuar në një program tre-javor, i cili është i hapur për studentët që aktualisht janë duke ndjekur ose përfunduar nivelin Bachelor dhe Master. Gjatë programit tre javor studentët do të kenë mundësi të ndjekin kurse në të cilat do të përfitojnë ECTS (kreditë), vizitojnë kompani të suksesshme, të zbulojnë kulturën dhe vendet më interesante të Sllovenisë. Afati i fundit për aplikim është data 10 Qershor 2015.

 

Turqi

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, njofton studentët shqiptarë që do të ndjekin studimet në Turqi se ka nisur procedura për të lehtësuar veprimet për dhënien e lejes së qëndrimit për studentët e huaj. Sipas kësaj procedure, pa u kërkuar “Vizë arsimore”, do të pranohen aplikimet për leje qëndrimi për: – Studentët e huaj, që do të shkojnë në Turqi me vizë ose pa vizë, siç parashikohet midis dy vendeve dhe që do të studiojnë në një institucion të arsimit të lartë në Turqi, në nivelet përgatitore, ciklin e parë, master, doktoratë, specializim në mjekësi dhe specializim në stomatologji; – Studentët e huaj, që do të ftohen në Turqi nga universitete në varësi të institucioneve të arsimit të lartë në kuadrin e programeve ndërkombëtare të shkëmbimit të studentëve dhe atyre kulturore, si dhe programeve arsimore dhe rinore të Bashkimit Evropian. Pra, për shtetasit e vendeve, me të cilët nuk aplikohet regjimi i vizave dhe që do të studiojnë në Turqi, do të jetë e mjaftueshme, që për të marrë lejen e qëndrimit të aplikojnë pranë Prefekturës përkatëse brenda një muaji nga data e hyrjes së tyre në Republikën e Turqisë.

 

 Dita botërore/ Sëmundja e veshkave, mjekët: 75 raste të reja çdo vit

75 raste të reja pacientësh që vuajnë nga sëmundjet e veshkave regjistrohen çdo vit në vendin tonë. Një shifër shqetësuese kjo për mjekët që tregon një trend gjithnjë e në rritje të sëmundjeve që prekin këtë organ, por më shqetësues është fakti që pacientët kapen në stade tepër të avancuara, çka i detyron ti nënshtrohen dializës apo transplantit, një kosto e madhe për ta por edhe për buxhetin e shtetit. Një fakt tjetër shqetësues krahasuar me vendet evropiane është se në vendin tonë rastet janë kapur në grupmoshën 40-60 vjeç. “Ne kemi shumë raste me shkak-pasojë nga sëmundjet infektive që në moshë të hershme, sikurse janë reflukset. Tek të porsalindurit janë disa defekte të lindura që nuk kapen në faza të hershme, nuk kapen kur fëmija është në moshë shumë të vogël dhe për pasojë shfaqen shenjat e sëmundjes në moshën 30-vjeçare, gati për tu futur i sëmuri në dializë. Nëse në vendet e zhvilluara grupmoshat që futen në dializë janë grupmoshat 60-70 vjeç, në Shqipëri është një grupmoshë 40-60 vjeç, shumë e re. Janë vërtetë një grupmoshe aktive për punë dhe në shoqëri”, – thotë Arjana Strakosha, mjeke nefrologe në QSUT. Mjekët sërish u bëjnë apel qytetarëve që nëse kërkojnë të parandalojnë sëmundjet e veshkave duhet të kryejnë kontrolle të paktën një herë në gjashtë muaj tek mjekët si dhe të ndjekin 7 rregullat e arta. “Ushqimi i shëndetshëm, kujdesi për tensionin, kujdesi për diabetin, ndryshimi i stilit të jetës, pra larg jetës sendentare, kush ka mundësi të bëjë ecje të gjatë në këmbë apo ushtrime fizike”, – thotë Strakosha. Për tu ardhur në ndihmë pacientëve aktualisht Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor financon paketat e nefrologjise si ne spitalet publike dhe jo publike. Përfitues deri tani janë 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private, ndërkohë që janë kryer me financim 100%, 5 transplante.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency