NASA: Marsi kishte një oqean sa Atlantiku

0
167

Marsi kishte një oqean sa AtlantikuNë Mars para tre miliardë vitesh ekzistonte një oqean kolosal me madhësi të Atlantikut, që zinte 19 për qind të sipërfaqes së Marsit, e në disa vende thellësia e tij ishte mbi 1,6 kilomtera, thonë shkencëtarët e Agjencisë amerikane të kozmosit në studimin e publikuar në rvistën Science. Duke analizur atmosferën e Marsit, hulumtuesit kanë përfunduar se “Planeti i kuq” ka humbur 87 për qind të ujit të tij në kozmos. Sa për krahasim, Atlantiku zë 17 për qind të sipërfaqes së Tokës. Në Mars dikur ka pasur aq ujë se i tërë planeti ka mundur rë mbulohet me të, dhe atë në lartësi prej 137 metrash, thonë në NASA. Shkencëtarët, ndërkaq, besojnë se uji e ka formuar oqeanin e madh, i cili është shtrirë në hemisferën veriore të Marsit, dhe se në disa vende thellësia e tij ishte edhe mbi 1,6 kilometra. Duke pasur parasysh gjeologjinë e saj, kjo pjesë e planetit që moti konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për ekzistimin e oqeanit. “Studimi ynë ofron vlerësim të mirë të ujit që ka ekzistuar në Mars”, ka thënë Geronimo Vilanueva, hulumtues i Qendrës për fluturime Godar të NASA-s, në Greenbelt të shtetit Maryland. “Duke iu falënderuar këtij studimi, mund të kuptojmë më mirë historinë e ujit në Mars”, ka shtuar ai. Vlerësimi më i ri mbështetet në shqyrtimet shumë të detajuara të ujit të rëndomtë, të cilin e përbën një atom oksigjeni dhe dy atome të hidrogejnit (H2O) dhe ujit të rëndë, në të cilin një atom duteriumi e zëvendëson një atom hidrogjeni.

 

 Vdes 36 herë brenda një viti!

Sara Brautigam, anglezja 21-vjeçare është deklaruar e vdekur 36 herë vetëm në një vit. Ajo vuan nga sindroma kardiake, ku në disa raste mund të bëjë që zemra të ndalë për disa minuta. “Një herë ajo ndaloi përreth gjysmë ore”, tregon gruaja. Mundësia për të “vdekur” vazhdimisht ia ka bërë jetën të vështirë vajzës, por pavarësisht kësaj ajo nuk dorëzohet. Rreth 4 vite më parë mjekët zbuluan problemet me zemrën e Saras. Atë kohë ajo stërvitej si kanioniste dhe ëndërronte që një ditë të hynte në ushtri, por më pas u detyrua që të ndalej. Nuk mund të bënte  më sport dhe të shpresonte që të kishte një punë. “Shtova peshë sepse nuk mund të lëviz. Mjekët më thanë që të mos drejtoj makinën. Lajmi për sëmundjen time, ishte një lloj sikur ta shihja të gjithë jetën time duke u larguar nga unë. Humba shumë miq që kur mora vesh për sëmundjen time. Duket se të gjithë ishin të zënë me jetët e tyre”. Për një vit të tërë, Sara i ka shpëtuar vdekjes rreth 36 herë, duke kuptuar se çfarë do të thotë që të ndahesh nga jeta. “Fillimisht ka disa shenja dhe janë të njëjta. Zakonisht ndihem e lodhur e konfuze. Ndihem e përgjumur. Dëgjoj gjithçka që ndodh rreth meje dhe kam ndjesinë e të ulëriturit ndonëse nga goja ime nuk del zë. Të gjithë thonë se kur vdes, dëgjimi është gjëja e fundit që të braktis.  Këtë gjë e kam provuar në lëkurën time. Edhe kur rizgjohem ndihem e lodhur. Ndonjëherë kam gjetur në trupin tim shenja të nxira, sepse mjekët përpiqen të më sjellin në jetë duke më shkaktuar dhimbje”, thotë Sara Brautigam.

 

 Katër epoka të mëdha të hulumtimit të kozmosit

Astronomët kanë publikuar madje 715 planete, të cilat orbitojnë rreth yjeve. Sipas të dhënave të astronomëve, numri i planeteve të zbuluara arrin në 1750 (ndonëse në galaktikën tonë, duke pasur parasysh statistikën, gjenden së paku 5 miliardë planete të madhësisë së Tokës, e ndoshta edhe dhjetë herë aq). Ky zbulim është i jashtëzakonshëm dhe paraqet dëshmi se kemi hyrë në një epokë të re të hulumtimit të kozomosit. Sara Seager nga MIT-i, njëra prej shkencëtarëve të cilët janë në kërkim të “Tokave” tjera, thotë: “Në lëmin e egzoplaneteve, ne jemi Kristofor Kolumbo. Kjo që po e hulumtojmë sot do të mbetet si trashëgimi si gjeneratë, por edhe si shoqëri.” Por, vetë lajmi është më i pabesueshëm se sa numrat. Gati gjatë tërë historisë, sistemi ynë Diellor ka qenë regjioni i vetëm kozmik të cilin e kemi njohur. Po, astronomët i kanë shqyrtuar edhe yjet tjerë dhe mjegullnajat, por nuk kanë ditur asgjë mbi planetet – e planetet janë i vetmi regjion në të cilat mund të ekzistojë jeta (së paku më sa dimë deri më tash), ku njerëzit do të mund të shpërnguleshin dhe të hulumtonin. Tash e kemi të njohur se ekzistojnë edhe planete tjera, e ato janë në spektër të gjerë prej më të jashtëzakonshmëve, me forma e madhësi e forma ekzotike. Shpesh është vështirë ta njohësh revolucionin kur jeni në mesin e tij, por konsiderojmë se në kuptimin shkencor për astronomët po zhvillohet mu tash. Kur gjeneratat e ardhshme t’i kthehen së kaluarës, Seager konsideron se ngjarjet e tanishme do t’i njohim si epokën e katër të madhe të hulumtimit, të cilën do të mund ta krahasojmë me… Por, më parëështë e enojshme të paraqesim tri epokat e hulumtimeve, sa për kontekst.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency