Shpërthimi me tritol, pronari i makinës, me probleme kriminale

0
35

Shpërthimi me tritol te komuna e parisitShpërthimi me tritol te stadiumi “Dinamo”, 34-vjeçari probleme me grupet rivale në Lezhë. I kërkuar jashtë vendit, i implikuar në ngjarje kriminale

Pronari i makinës e cila u shpërthye me tritol mbrëmjen e së mërkurës, mësohet se ka pasur probleme të mëparshme kriminale. Problemet me grupet rivale në Lezhë dyshohet se kanë qenë shkaku i atentatit ndaj 34-vjeçarit nga Mirdita mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Tiranës. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se Robert (Artan) Prenga, dyshohet se ka qenë pjesë e këtyre grupeve rivale në qytetin e Lezhës por gjatë kohëve të fundit ka pasur probleme me to. Pikërisht dyshohet se ky mund të jetë dhe shkaku i atentatit që 34-vjeçarit iu bë në orët e vona të së mërkurës, pranë stadiumit “Dinamo”. Gjithashtu, një tjetër dyshim i organeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje është edhe ai i të kaluarës kriminale të të riut, pasi sipas policisë Prenga dyshohet se kërkohet nga drejtësia italiane pasi dyshohet se i dëmtuari është i implikuar në disa aktivitete kriminale në Itali. Roberto Prenga mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës, teksa ishte duke hipur në automjetin e tij i cili qëndronte i parkuar në rrugën “Komuna e Parisit”, në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Automjeti i tij tip “Mercedes-Benz ML” u hodh në erë me një sasi eksplozivi tritol rreth 300 gramë. Burime nga bluzat e bardha të Spitalit të Traumës kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e të riut ditën e djeshme vazhdonte të ishte e rëndë, si dhe mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve të poshtëm.

 

Atentati

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e vona të së mërkurës, ku makina në pronësi të 34-vjeçarit Roberto Prenga u hodh në erë më një sasi tritoli rreth 300 gramë. 34-vjeçari momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë duke hipur në makinë e cila qëndronte e parkuar, duke shkaktuar plagosjen rëndë të tij. Drejtuesi i mjetit është i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Makina gjatë shpërthimit ka qenë e parkuar. Burime nga policia kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Rrugën Sulejman Delvina, pranë zonës te stadiumi “Dinamo”, në hyrje të Komunës së Parisit, përballë Autoritetit të Aviacionit Civil. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se i të plagosuri i këtij atentati më parë e kishte emri Artan Prenga por ai e ka ndryshuar atë në Roberto Prenga dhe sipas burimeve ai dyshohet se ka lidhje me aktivitete kriminale në Itali. Po kështu është vënë re se targat e makinës sipas dyshimeve të para janë të falsifikuara. Nga shpërthimi Prenga fatmirësisht ka mbetur i plagosur vetëm në këmbë dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por fakti që i dëmtuari kishte ndërruar emrin i drejton hetuesit drejt pistës së problemeve me të kaluarën e këtij personi, si dhe me dyshimet në lidhje me grupet rivale në Lezhë. Aktualisht policia nuk jep më shumë të dhëna për të kaluarën e 35-vjeçarit nga Rrësheni. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja menjëherë shkuan forcave të shumta policore që bënë të mundur neutralizimin e zonës. Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur në një zonë shumë të banuar në qendër të kryeqytetit, interesi i forcave policore ka qenë shumë i madh, çka e tregon edhe fakti se vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka qenë në vendngjarje, vetëm pak minuta pas shpërthimit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka ngritur disa pista hetimi por dy ndër to mësohet se janë e kaluara e të riut si dhe lidhja e tij me grupet rivale të Lezhës.

 

Kërcënoi kryebashkiakun e Korçës për banesën, IKMT ia shemb

Shkatërrohet banesa e Petrit Xhelollarit, personi i cili u arrestua disa ditë më parë nën akuzën se kishte kërcënuar kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo. Banesa katërkatëshe e Petrit Xhelollarit ishte e fundit në listën e hartuar nga IKMT dhe Bashkia e Korçës për tu prishur në kuadër të zgjatimit të bulevardit “Republika”. Punonjësit e IKMT fillimisht hasën në rezistencën e pronarit të shtëpisë, Petrit Xhelollari, i cili pak ditë më parë u prangos nga Policia e Korçës pasi pretendohej se kërcënoi kryebashkiakun, Sotiraq Filo. Xhelollari pretendonte se IKMT nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për të kryer këtë aksion, ndërsa pas disa minutash debate ai u bind ti hapte rrugë punonjësve të IKMT. Këta të fundit nisën punën për prishjen e banesës, ndërsa numri i qytetarëve kureshtare ishte i shumtë. I indinjuar për prishjen e banesës së tij Xhelollari ka pohuar se aksioni i sotëm është i jashtëligjshëm pasi askush nuk ka paraqitur një dokument për prishjen e tij, ndërsa nuk ka kursyer akuzat karshi drejtuesve të baskisë së këtij qyteti. Të pranishëm në finalizimin e këtij aksioni ishin edhe forca të shumta policie, të mbërritura për të evituar çdo incident të mundshëm. Disa ditë më parë pronari i banesës katërkatëshe u arrestua nën akuzën se kërcënoi kryebashkiakun File, në lidhje me shembjen e vilës së tij katërkatëshe. Sipas kryebashkiakut, Xhelollari i kishte shkuar në zyrën e tij dhe e kishte kërcënuar me jetë nëse i prishej banesa e tij. Menjëherë pas kërcënimeve të pretenduara, kryebashkiaku ka bërë menjëherë një kallëzim ndaj të dëmtuarit Xhelollari, ku është bërë edhe arrestimi i tij i menjëhershëm. Por, ky i fundit është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, pasi sipas burimeve të gjykatës mësohet se nuk kishte asnjë provë që e implikonte të ndaluarin për kërcënimet e pretenduara të Sotiraq Filos.

 

Vrasja e 4-fishtë në “Antegrand”, Xhuvani në gjendje gripale të rëndë

Gjendja jo e mirë shëndetësore e të akuzuarit për vrasjen e katërfishtë të 4 nëntorit 2014 Kostandin Xhuvani, ka bërë që edhe këtë herë të shtyhet seanca ku pritej që i pandehuri të bënte mbrojtjen e tij. Shkak për shtyrjen e tij u bë mungesa e Xhuvanit por edhe ajo e avokatit të tij mbrojtës Ardian Leka. Xhuvani kishte dërguar një letër ku arsyetonte se nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Xhuvani do të gjykohet për akuzën e “vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Djali i ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani akuzohet se rreth orës 4:00 te mëngjesit të 4 nëntorit ekzekutoi me armë shokun e tij 19-vjeçar Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, italianin Giampaolo Azzolo, 55 vjeç, si dhe Edison Jahon e Enea Xhajen, me të cilët Xhuvani është konfliktuar në ambientet e lokalit të natës. Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës për Kostandin Xhuvanin do të mbahet në më datë 9 mars.