Operacioni/ Prangoset personi që plagosi Florenc Hoxhën me thikë

0
111

Prangoset personiArrestimi i 28-vjeçarit u bë i mundur pas 4 muajsh. Plagosi me thikë Florenc Hoxhën, arrestohet në shtëpinë e tij i kërkuari Indrit Deliu. Pritet të merret dëshmia e tij

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e mërkurë 28-vjeçarin Indrit Deliu, i cili akuzohet se është personi që ka goditur me thikë Florenc Hoxhën më 13 nëntor të vitit të kaluar në ambientet e një lokali pranë banesës së kreut të INUV. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se ngjarja ku mbeti i plagosur Hoxha, ka ndodhur në një lokal pranë banesës së kreut të INUV. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se autori i dyshuar për ngjarjen dhe Hoxha, kanë pasur edhe përplasje të mëparshme mes tyre por mbrëmjen e 13 nëntorit 2014 kjo përplasje ka përfunduar me plagosjen me thikë të kreut të INUV në Bashkinë e Tiranës. Uniformat blu të Tiranës kanë pohuar se 28-vjeçari Deliu është arrestuar nga ana e bluve të kryeqytetit rreth orës 6:00 të së mërkurës në shtëpinë e tij. Po ashtu mësohet se momentin e arrestimit të tij, i riu nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu.

 

Sherri

Një sherr pronësie ka bërë që më 13 nëntor 2014 të plagoset me thikë, Florenc Hoxha. Ky i fundit është kreu i Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës. Ngjarja ku mbeti i plagosur Hoxha, ka ndodhur në një lokal pranë banesës së kreut të INUV. Ndërkaq, policia mësohet se ka identifikuar autorin e plagosjes, me inicialet Indrit Deliaj, të cilin e ka shpallur në kërkim atë kohë ndërsa e ka arrestuar ditën e mërkurë. Mësohet se Hoxha dhe autori ndodheshin në të njëjtën tavolinë në lokalin ku ndodhi ngjarja. Florenc Hoxha, drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në kryeqytet është plagosur mbrëmjen e 13 nëntorit në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në Farkë. Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari Florenc Hoxha është dërguar për në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Pas ngjarjes, kanë qenë klientët e lokalit ku ndodhi ngjarja, që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa patrulla të Policisë së Tiranës, të cilët nisën hetimet e menjëhershme. Burime nga këta të fundit thanë se, janë marrë dëshmitë e disa klientëve të cilët kanë treguar se, sherri kishte baza pronësie. Autori dhe Hoxha, kanë pasur edhe përplasje të mëparshme mes tyre por atë mbrëmje kjo përplasje ka përfunduar me plagosjen me thikë të kreut të INUV të Bashkisë së Tiranës. I arrestuari si i akuzuar për plagosjen e Hoxhës mësohet se ishte banor i së njëjtës lagje me atë të dëmtuarit Hoxha.

 

Hetimet

Pasi ndodhi ngjarja në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilët nisën menjëherë nga hetimet për zbulimin e shkaqeve të vërteta që shkaktuan këtë plagosje. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie. Sipas policisë Hoxha i cili ndodhej në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë i shoqëruar edhe me persona të tjerë. Ai është konfliktuar me autorin i cili e ka goditur me thikë dy herë duke i shkaktuar plagë në trup, por fatmirësisht duke mos vënë në rrezik jetën e tij. Sherri mes Hoxhës dhe të dyshuarit Indrit Deliu, mësohet se është i hershëm por mbrëmjen e 13 nëntorit ka përfunduar me plagosjen e kreut të Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës. Nuk është hera e parë që Florenc Hoxha është përfshirë në ngjarje që kanë përfunduar me të plagosur. Por herët e tjera, nuk ka qenë Hoxha i plagosuri por persona të tjerë. Hoxha edhe më parë ka pasur konflikte pronësie, kryesisht me fqinjët e tij në fshatin Surrel.

 

Dibër/ Sherr mes kushërinjve në Dibër, plagoset sllovenia dhe i shoqi

Sherri mes dy kushërinjve në një fshat të Dibrës ka përfunduar me dy të plagosur rëndë. Burime nga Policia e Lezhës kanë bërë me dije se një shtetase me origjinë nga Sllovenia ka mbetur e plagosur pasi sherri mes bashkëshortit të saj dhe kushëririt të tij ka degraduar deri në përdorimin e dhunës me dru. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e mërkurë në fshatin Maqellarë të Dibrës. Mësohet se dy kushërinjtë Roland e Ylber Toçilla patën mes tyre një sherr për tokën. Burimet e policisë theksuan se dy kushërinjtë Toçilla prej kohësh kanë pasur debate të shumta për një rrip toke që ndodhet pranë banesës së tyre. Debatet dhe fyerjet e shumta të momentit i kanë lënë vendin përdorimit të mjeteve rrethanorë që ka qenë përdorimi i drurit, i cili ka shkaktuar plagosjen e rëndë të tyre dhe bashkëshortes së Ylberit, Julia Toçilla. Dhuna e përdorur mësohet se ka rënduar më tepër tek dy kushërinjtë, ku njëri prej tyre mësohet se është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e Lezhës ka bërë me dije se nga sherri i nisur nga dy kushërinjtë ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e Ylberit, e cila mësohet se ndodhet në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Ylberit mësohet se është 25-vjeçe dhe se është me origjinë nga Sllovenia. Sipas policisë mësohet se çifti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në trup, por gjendje më kritike mësohet se është ajo e shtetasit Roland Toçilla, çka mësohet se ka marrë dëmtime të shumta në trup nga goditjet e marra me sende të forta. Ky i fundit mësohet se është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkohë, nga deklarimet e marra nga të dëmtuarit, policia bën me dije se shtetasja sllovene është shprehur se prej 12 vitesh kushërinjtë e kërcënojnë dhe e dhunojnë bashkëshortin e saj Ylber Toçilla. Gjithashtu mësohet se ajo kërkoi nga autoritetet vendore mbrojtje fizike për vetë, bashkëshortin dhe të afërmit e tij.

 

 Korçë/ Kapet truproja i kompanisë, vodhi në kasafortë 229.000 lekë

Policia e Korçës ka vënë në pranga mëngjesin e djeshëm një 44-vjeçar me detyrë truprojë në një kompani lojërash fati “Admiral”, pasi ka vjedhur shumën e konsiderueshme prej 229.000 lekë nga kasaforta e kompanisë në fjalë. Burime zyrtare kanë bërë me dije se në prangat e policisë ka rënë Armando Mandra, 44 vjeç, banues në lagjen 4, në Korçë. Sipas policisë, arrestimi i 44-vjeçarit është bërë pas kallëzimit të bërë nga përgjegjësi i sigurisë i lojërave të fatit të kësaj kompanie. Sipas tij, Mandra, me detyrë truprojë në këtë kompani, ka vjedhur shumën e sipërpërmendur nga kasaforta. Pasi e ka vënë re këtë veprim të 44-vjeçarit, përgjegjësi i sigurisë së lojërave të fatit ka bërë kallëzimin në policinë e qytetit. Menjëherë pas kallëzimit të tij, uniformat blu kanë bërë të mundur edhe arrestimin e truprojës 44-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa policia bën me dije se vijojnë hetimet ndaj tij.

 

Vlorë/ 3500 litra kontrabandë nga Italia, arrestohet pronari i anijes

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e djeshme pronarin e anijes “Karaburuni”, 43-vjeçarin e Astrit Laze, i cili ishte shpallur në kërkim për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë me dije se më 29 janar të këtij viti në anijen e këtij shtetasi u sekuestruan 3.500 litra naftë, e cila dyshohet se është sjellë kontrabandë nga Italia dhe për të nuk është paguar akcizë. Arrestimi i 43-vjeçarit, burime nga policia bregdetare u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Karaburuni”, teksa në pranga me herët kanë përfunduar edhe dy të tjerë. Uniformat blu të Policisë Vlorë kanë bërë me dije se tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kondrabandonin naftë pa paguar detyrimet doganore. Policia e Vlorë vuri në pranga 43-vjeçarin Astrit Laze, ndërsa materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë për vazhdime të mëtejshme procedurale. Po ashtu, policia bën me dije se vazhdojnë hetimet ndaj këtij rasti për implikim të tjerë personash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency