“Konflikti”/ Heqja e rrethimit, Kisha Ortodokse: Vë në rrezik sigurinë

0
145

katedralja Ngjallja e KrishtitKisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë kundërshton vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për prishjen e murit rrethues të katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.  Gjatë një deklarate për mediat, përfaqësuesit e kishës janë shprehur se vendimi i qeverisë po vë në rrezik sigurinë e kishës dhe bashkëjetesën paqësore fetare. Nëpërmjet deklaratës u bë publike se kisha nuk kishte arritur më parë një marrëveshje me qeverinë, për prishjen e murit rrethues, ndërkohë që firma ndërtuese ka filluar punimet në datën 2 mars. Sipas përfaqësuesve të kishës këto ndërhyrje vijnë në kundërshtim me ligjin që garanton mbrojtjen e vendeve të shenjta. “Vendimi i qeverisë u morr në tetor 2014 pa informuar kishën ortodokse. Më dy mars punëtorët e firmës ndërtuese pa njoftim zyrtar prenë rethimin me kangjella dhe shkulën vargun e qiparisave dhe bimëve të tjera dekorative të anës veriore të kompleksit. Këto veprime bien në kundërshtim të hapur me ligjin 1057 të datës 22.01.2009, marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave dhe kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë. Jemi të detyruar të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që plagosin ndjenjat e të krishterëve ortodoksë”, thotë Peshkopi i Apolonisë, Nikolla. Sipas përfaqësuesve të kishës, muri rrethues i katedrales është prishur, pasi në të gjithë zonën do të ketë një rikonceptim të ri urban për këtë zonën muzeale.

 

Studentët grevistë/ “Kryeministri të dëgjojë kërkesat”

Kanë kaluar natën e parë nën çadër 14 studentët që hynë në grevë urie, mbrëmjen e së martës në Tiranë. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndonëse kanë filluar të shfaqen shenjat e para të dhimbjes së kokës apo të lodhjes. Ata na thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, ajo e uljes së tarifave të shkollimit, edhe pse deri tani askush nga autoritetet e ministrisë së arsimit, apo zyrtarë të tjerë nuk kanë ardhur për ti parë e biseduar. Ata i drejtohen kryeministrit Edi Rama të dëgjojë zërin e tyre, dhe të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate. Në këtë nismë, ata kërkojnë të mos jenë vetëm por të kenë edhe mbështetjen e studentëve të tjerë. Ata u bëjnë apel të rinjëve të mbështesin kauzën e tyre dhe mos të përdoren nga partitë politike. Deri tani studentët kanë marrë mbështetjen e presidentit të shtetit Bujar Nishani, dhe të disa organizatave jo qeveritare në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency