Rezoluta e përbashkët/ Vendet e rajonit e firmosin në Tiranë: Të ndalim zgjerimin e ISIS-it. Rama: Të jemi të bashkuar

0
113

samiti i seecpBushati, takim me zv.ministrin e Jashtëm grek për Vjosën, shmang zbardhjen e negociatave: Do adresojmë problematika që ekzistojnë mes vendeve

Vendet e rajonit, përfshi edhe Turqinë, që ka qenë hezituese, firmosën dje në Tiranë rezolutën e përbashkët që dënon aktet dhe praktikat e terrorizmit dhe rikonfirmon vendosmërinë për ta luftuar në të gjitha format që shfaqet. Rezoluta e cila përmban 10 pika shënoi përmbylljen e punimeve dy ditore të Forumit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në nivel ministerial.  Rritja e kërcënimit global ndaj terrorizmit ka zhvendosur fokusin e bashkëpunimeve në drejtim të forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacioneve mes vendeve tona, harxhimin e më shumë parave për çështje të sigurisë. Sipas Kryeministrit Rama vendet e rajonit duhet të jenë të bashkuar në këtë çështje, duke këmbëngulur nga ana tjetër në bashkëpunimi ekonomi. “Këto sfida janë ato që vijnë prej kërcënimeve dhe konfliktit që vazhdon pranë kufijve e Evropës, sfida që i sjell terrorizmi i ushqyer nga një makineri e skëterrshme e quajtur ISIS, që ka pllakosur popujt dhe zonat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë, një tjetër sfidë jo aq e shkëputur me këto më sipër, është krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Përballë një BE që po lufton brenda vetes, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të luftojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe të tregojmë me shembuj se jemi gati të jemi pjesë e kësaj lufte të përbashkët. Pa ne, bashkimi është shumë më i brishtë dhe shumë më i cenueshëm dhe duhet të bëjmë maksimumin që kjo të dëgjohet e të kuptohet siç duhet”, – tha Rama. Gjatë punimeve të ministerialit ministri Bushati ka pasur një takim dypalësh dhe me zv.ministrin e Jashtëm grek, takim gjatë të cilit pranoi se është folur ndër të tjera dhe për propozimin e palës fqinje për devijimin e lumit Vjosa. Bushati pohoi se qëndrimi i Tiranës është i qartë dhe i pandryshueshëm për të adresuar problematikat që ekzistojnë mes dy vendeve tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency