Tiranë/ Pret damarët para Parlamentit një ish-i përndjekur politik

0
187

Pret damarëtNjë protestë e zhvilluar nga ish-të përndjekurit politikë përpara Parlamentit në Tiranë ditën e djeshme ka përfunduar në prerjen e damarëve nga njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur kur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kishte nisur seanca plenare. Protesta e ish-të përndjekurit Edmond Vokshi është përshkallëzuar deri në tentativën për vetëvrasje, e manifestuar nëpërmjet prerjes së damarëve të dorës së majtë nga ana e tij. Përpara se të kryente këtë akt, vetë Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilën thoshte se është djali i xhaxhait të deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila, sipas ish-të përndjekurit Edmond Vokshi, familja e saj është komuniste. “Na del Albana Vokshi demokrate, familja e saj komuniste. Unë jam djali i xhaxhait të saj”, – ka thënë ish-i përndjekuri. Ata që kanë mundur të ndërhyjnë në kohë kanë qenë shokët e ish të përndjekurit Vokshi, të cilët i kanë lidhur dorën duke bërë të mundur ndalimin e rrjedhjes së tepër të gjakut, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me shpejtësi një makinë ambulance.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency