Çështja që ndan të majtën/ LSI: Qeveria të tërhiqet nga testi i mjekëve, të mos bëhet qesharake

0
129

Gëzim Saliu

 vasili mediaVasili: Kokëfortësia, një udhëheqës i keq në vendimmarrje, Ministria të reflektojë

Lëvizja Socialiste për Integrim thellon edhe më shumë ndarjen me Partinë Socialiste e përkatësisht me Ministrinë e Shëndetësisë sa i përket çështjes së testimit të mjekëve. Pas qëndrimeve të vazhdueshme kritike ndaj kryerjes së testit, dje përmes kreut të grupit parlamentar, LSI kërkoi që qeveria të tërhiqej nga nisma e saj. Aq më tepër, sipas Petrit Vasilit, që edhe pyetjet nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë në këto kushte theksoi ai, tërheqja do të ishte një zgjedhje inteligjente. “Me bërjen publike dhe të pyetjeve të testit besoj që procesi ka rënë. Pyetjet nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë, janë pyetje interesante për njerëz që nuk merren me mjekësi, dhe sigurisht të tillë do të kenë qenë ata që do i kenë përpiluar dhe kushdo që do t’i konsultonte do të kuptonte që janë interesante për t’u njohur me botën e mjekësisë por nuk kanë lidhej ne profesionistët e mjekësisë. Pyetjet kanë dozë humori, ku dhe ju mund të kthenit përgjigje. E thënë gjithë kjo zgjidhje e vetme, por edhe inteligjente do të ishte tërheqja e menjëhershme dhe ecja më tej për të përmirësuar performancën e personelit mjekësor. Ky nivel i testit të propozuar demonstronte edhe atë që ishte dyshimi ynë kryesor i ngahershëm që degradimi profesional do të udhëhiqte dhe jo profesionalizimi. Kështu që besoj se në një test të paligjshëm tërheqja nga ai nuk është gjë tjetër vetëm kthimi në normalitet. Testi mund të konsiderohet, jo një test kualifikues profesional, por një test dekualifikues profesional”, – u shpreh Vasili.

 

Qëndrimi

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, testi ul kualitetin profesion dhe demotivon personelin. Sipas tij, protestat e mjekëve dhe kundërshtitë e Urdhrave  janë një reagim i fortë ndaj mospranimit dhe i refuzimit të dekualifikimit profesional pasi sipas Vasilit, testi mund të konsiderohet një test dekualifikues profesional. “Testi synon tek profesionalizimi dhe përderisa e konsideroj si një test që ul kualitetin profesional, hapi i vetëm dhe i pashmangshëm është largimi nga një praktike e tillë sepse profesionistët e mjekësisë kërkojnë të tjera prerogative për te ecur përpara dhe jo kthime të rënda që demotivojnë personelin dhe publikun e gjerë e vë në vështirësinë që duhet përballur profesionistë të niveleve të ulët”, – pohoi ai. Duke kërkuar nga ministria që të tërhiqet nga kjo nismë, Vasili theksoi: “Vendimmarrësit kanë detyrë që të reflektojnë sepse kokëfortësia është një udhëheqës i keq në marrjen e vendimeve dhe jo një udhëheqës i mirë”. Ndërkaq, i pyetur përkatësisht për ministrin Beqaj dhe pakënaqësitë e mundshme të LSI-së ndaj tij, numri i një i grupit parlamentar të forcës politike të drejtuar nga Ilir Meta nënvizoi: “Nuk kam asnjë lloj pakënaqësie, as ndaj Ministrit të Shëndetësisë dhe ndaj as kurrkujt. Kam vetëm preokupacionin e madh që mjekët dhe infermierët të bëjnë përpara dhe të mos detyrohen të kthehen pas me testime aprofesionale dhe antishkencore”.

 

Dekriminalizimi/ Vasili: S’ka nxitim për të ngritur komisionin

Në një kohë që opozita akuzoi mazhorancën se nuk ka shprehur vullnetin e duhur për çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit dhe administratës publike, shumica pohon nga ana e saj se nuk ka asnjë ngutje për të ngritur komisionin. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, nuk ka arsye për të pasur një përplasje pozitë-opozitë për një çështje për të cilën është rënë dakord. “Nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtie as parimore, po as edhe të shprehjes së vullnetit sepse kjo është një çështje e bërë publike nëpërmjet një impenjimi të përbashkët politik. Nuk shikoj arsye për përplasje politike apo debat politik. Janë instrumente të cilat me tu vënë në lëvizje do ta kenë predispozionin e mazhorancës. Nuk gjej arsye as për ngut dhe as për polemike. Sapo kjo çështje të ulet, vullnetin e shprehur do ta materializojmë jo vetëm me gatishmërinë tonë publike, por dhënies së një zgjedhje që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës, por për ti dhënë kësaj çështje një përgjigje të vërtetë dhe të qëndrueshme në kohë”, – u shpreh ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency