Përmbytja/ Shënohet viktima e parë në Pogradec, rrjedha e lumit i merr jetën 38-vjeçares

0
226

Alma Çuka

permbytjetAlarmi për katastrofën në Pogradec ishte dhënë më parë. Asnjë ndërhyrje nga vendorët për të parandaluar situatën emergjente. Banorët, thirrje për ndihmë. Përmbyten edhe biznese

Ndërsa zona të shumta në Vlorë e Fier mbeten ende nën pushtetin e ujit dhe mijëra banorë kërkojnë mbështetjen e shtetit për të përballuar situatë e rënduar, në Pogradec, shënohet viktima e parë. Një grua 38-vjeçare merret nga rrjedha e lumit Vërdovë, në Pogradec, teksa po përpiqej të shpëtonte nga pjesa e përparme e banesës së saj disa sende të domosdoshme për jetesë. Gruaja e ka parë rrezikun e sytë e saj dhe nuk mendoi ndoshta se uji do të tregohej i pamëshirshëm, duke e marrë përpara. Kanë qenë të parët banorët e lagjes ata që u përpoqën ta ndihmonin gruan. Në pamundësi të shpëtimit të jetës së saj, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë duke nxjerrë trupin e pajetë nga një ujërat e liqenit të Ohrit, 5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Monika Abrashi është viktima e parë e situatës së rënduar atmosferike, ku pas shirave të rrëmbyeshëm, lumenjtë bëhen të pakontrollueshëm duke marrë përpara ç’të mundin. Trupi i gruas së mbytur në ujërat e lumit Vërdovë u gjet nga forcat e Policisë rreth 1 orë pas ngjarjes. Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Nëna e tre fëmijëve kishte parë me sytë e saj se si uji i shembi murin rrethues të banesës dhe portën duke shpërthyer në oborr.

Prefekti

Fshati Vërdovë nuk është hera e parë që ndodhet përballë një situate të tillë. Një vit më parë disa nga banorët e këtij fshati përmes medias bënë thirrje shtetit për të ndërhyrë me qëllim sigurimin e jetës së tyre në rast të shpërthimit të pamëshirshëm të rrjedhës së lumit. Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe prefekti i Korçës, Ardit Konomi. Ai tha se nga vërshimi i lumit janë përmbytur disa banesa dhe biznese, por që sipas tij janë marrë masat për të largimin e ujit nga zona. “Uji ka hyrë në banesat në hyrje të qytetit të Pogradecit, janë 2 biznese thuajse të përmbytje. Janë angazhuar forcat për pompimin e ujit nga këto objekte. Po merren masa për parandalimin e hyrjes së ujit në disa objekte të tjera”, – tha Konomi.

Situata në Vlorë e Fier
Situata e përmbytjeve në disa fshatra të Vlorës dhe Fierit vazhdon të mbetet kritike. Ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë të bien, banorët e fshatrave Fitore, Novoselë, Darëzezë, janë në pritje të marrjes së ndihmave. Uji ende nuk është larguar nga banesat e tyre. Ndërkohë që asnjë metër katror tokë nuk mbetet pa praninë e ujit. Gjithçka është kthyer e pabanueshme. Alarmin banorët e këtyre zonave tani nuk e kanë për veten e tyre, por për të shpëtuar ato pak kafshë që u kanë mbetur gjallë. Nuk kanë ushqim dhe në rast se ndihmat vonojnë kafshët që qëndrojnë të strehuara në pyje mund të ngordhin. Gjatë ditës së djeshme u lajmërua se rreth kamion me ndihma ushqimore për bagëtinë janë nisur nga Kosova. Ndërsa Biznesi në këtë vend ka bërë gati dhe sot në mëngjes janë nisur drejt vendit të prekur nga përmbytja edhe 200 dyshekë dhe qindra ton patate e ushqime të tjera.

strong>Publikohen numrat e llogarisë për t’u ardhur në ndihmë zonave të përmbytura

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të gjithë qytetarët, organizatat dhe përfaqësuesit e biznesit që në këto ditë të vështira për shkak të situatës së rënduar të reshjeve kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me kontributin e tyre për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar nga përmbytjet. Shtabet e Emergjencave Civile dhe Strukturat e Drejtorisë së Emergjencave Civile po vijojnë të zbatojnë në terren operacionin për shpërndarjen e ndihmave për banorët në vështirësi. Për të kontribuuar me ndihma materiale, janë në dispozicion numrat e telefonit: 0694109091, 0694109092. Ndërsa për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, Ministria e Punëve të Brendshme bën publik numrat e llogarive bankare “Bashkë me fëmijët dhe familjet e prekura nga përmbytjet”:

Banka Credins
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Banka Raiffeisen
IBAN ne ALL (Lek): AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945
IBAN ne EUR : AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945
IBAN ne USD: AL35 2021 1013 0000 0000 0215 794

Banka ProCredit
IBAN ne ALL (Lek): 10-86135000-01
IBAN ne EUR : 10-86135001-02
IBAN ne USD: 10-86135002-03

Banka Kombëtare Tregtare
IBAN ne ALL (Lek): AL44 2051 1014 3288 86CL TJCL ALLA
IBAN ne EUR : AL11 2051 1014 3288 86CL TJCF EURA
IBAN ne USD: AL55 2051 1014 3288 86CL TJCF USDA

Tirana Bank
IBAN ne ALL (Lek): AL47 2061 1183 0000 0108 2000 0011
IBAN ne EUR AL20 2061 1183 0000 0108 2000 0012
IBAN ne USD AL74 2061 1183 0000 0108 2000 0010

Intesa SanPaolo
IBAN ne ALL (Lek): AL37 2081 1008 0000 0020 2453 0701
IBAN ne EURO AL10 2081 1008 0000 0020 2453 0702
IBAN ne USD AL80 2081 1008 0000 0020 2453 0703

Union Bank
IBAN ne ALL (Lek): AL50 2141 1209 0111 1009 2516 0413
IBAN ne EURO AL40 2141 1209 0111 1009 2525 0221
IBAN ne USD AL66 2141 1209 0111 1009 2525 0141

Societe Generale Albania
IBAN ne ALL (Lek): AL86 2131 1013 0000 0000 0084 1534
IBAN ne EURO AL32 2131 1013 0000 0000 0084 1536
IBAN ne USD AL05 2131 1013 0000 0000 0084 1537

Banka Credit Agricole
IBAN ne ALL (Lek): AL38 2101 1012 0000 0000 0003 8968
IBAN ne EURO AL21 2101 1012 0000 0000 0007 1963
IBAN ne USD AL38 2101 1012 0000 0000 0004 8280
Banka NBG
IBAN ne ALL (Lek): AL43 9011 1013 0022 0997 1000 0018
IBAN ne EURO AL76 9011 1013 0022 0997 1001 6011
IBAN ne USD AL20 9011 1013 0022 0997 1000 1014

Veneto Banka
11 655 EURO/USD /ALL
IBAN AL84 2041 1017 0000 0000 0001 1655

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)
IBAN ne ALL (Lek): AL60 2031 1003 2010 1520 1101 0928
IBAN ne EURO AL71 2031 1003 2010 1490 1101 0929
IBAN ne USD AL88 2031 1003 2010 1400 1101 0929

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency