Nuri Seferi: Rikthehem më i fortë

0
116

Nuri SeferiNuri Seferi u thye në ringun polak kundër vendasit Kristof Glovacki.Boksieri nga Gostivari u mposht me pikë pasi luftoi për 12 raunde, por forca dhe shtatlartësia e polakut bën diferencën. Të dy boksierët iu afruan kësaj përballjeje mjaft të fokusuar dhe në një formë sportive optimal. Raundet e para ashtu si zakonisht ndodh në nivele të tilla i shërbyen të dy konkurentëve për të studiuar lëvizjet e njëri tjetrit, ndërsa më pas u kuptua se kundër 28 vjeçarit e vetmja rrugëdalje ishte “knock-out’ teknik, pasi Glovacki po tregohej më i saktë duke goditur shpesh herë në shenjë. Raundet pasuan njëri-tjetrin, me “Tajsonin Shqiptar” I cili nuk po gjente hapësirat e nevojshme për të dhënë goditjen përfundimtare, sigurisht duhen njohur edhe meritat absolute të boksierit nga Valci, i cili falë një freskie fizike të admirueshme nuk i dhuroi hapësira 38 vjeçarit nga Gostivari.Megjithatë në raundin e 12-të një sulm i fundit frontal i Nuri Seferit dhe një goditje potente e lëshuar drejt Glovackit bëri që polaku të lëkundej por për fatin tonë të keq të qëndronte në këmbë, për tu rikthyer më pas me një sërë goditjesh duke ia mbyllur çdo shteg luftëtarit shqiptar. Në fund vendimi i gjyqtarëve ishte unanim 118-110, 118-110. 120-109 në favor , Kristof Glovackit. Tashmë do të jetë polaku I cili do të ndeshet me gjermanin Marko Huck për titullin kampion botë në ËBO, ndërkohë që Nuri Seferi dorëzon edhe gjerdanin e kampionit të Europës. Pas ndeshje kampioni shqiptar ka shkruajtur ne facebook se do te rikthehet me I fortë se kurrë.  “Të dashur miq. Fati sonte nuk kish në anën time. I uroj fitore kundërshtarit tim. Dua nga zemra t’ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetni në humbje apo fitore.Edhe humbja është pjesë e sportit. Shpresoj që do të rikthehem më i fuqishëm në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Seferi.

 

Uallkot: Fitorja e rëndësishme

Sulmuesi i topçinjve Teo Uallkot, ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen në ndeshje me Aston Vilan, të cilën e fituan me rezultat 5-0.Fitorja e thellë e lë skuadrën e Arsene Vengerit një pikë prapa Mançester Junaitid.“Mendoj se në pjesën e parë skuadrat ishin më të kujdesshme. Aston Vila kishte plan të lojës dhe na vunë në presion. Rezultati 1-0 ishte i merituar”.“Në pjesën e dytë mendoj se ishte lojë krejtësisht e njëanshme dhe e di se kur Ashlei Uestud pati një goditje, fansat e tyre brohoritën me ironi, prandaj ishte fitore e mrekullueshme”, ka thënë Uallkot.Arsenali javën e ardhshme takohet me rivalin lokal, Totenham Hotspur.

 

 Januzaj: I lumtur për rikthimin

Adnan Januzaj është i kënaqur që u rikthye në njëmbëdhjetëshin startues të Mançester Junaitidnë ndeshjen e të shtunës kundër Leicsester Siti. Djajtë e Kuq e fituan 3-1 takimin në të cilin mesfushori shqiptar i zhvilloi plot 90 minuta. “Nuk kam luajtur shumë, prandaj ishin 90 minuta të mira”. “Isha i lodhur dhe kisha spazme në 15 minutat e fundit, por e dija se duhej ta kryeja punën”, ka thënë 19-vjeçari për MUTV. Januzaj do të shpresojë që të jetë në formacionin e Louis van Gaal edhe në ndeshjen e radhës, kundër Cambridge United në kuadër të Kupës FA.

 

 Kosta: Nuk kam për qëllim të lëndoj lojtarët

Diego Kosta ka pranuar se ai nuk është “engjëll” në fushë, por nuk e ka për qëllim që të lëndojë lojtarët tjerë. Sulmuesi 26-vjeçar është dënuar me tri ndeshje moslojë pasi gjatë ndeshjes ndaj Liverpulit ai shkeli këmbën e Emre Çanit.“Pas asaj që ndodhi të martën, unë kur shkoj në gjumë e di se asgjë nuk kam bërë gabim, sepse asnjëherë nuk është qëllimi im që të lëndoj futbollistët”, ka thënë Kosta për Daily Telegraph. “Këtë mund ta shihni në video, por është pezullim. Duhet ta pranoj këtë. Natyrisht, ndjehem i zhgënjyer sepse nuk mund ta ndihmoj ekipin tim. Por vendimet duhet t’i respektoj“ ka thënë spanjolli.

 

 Hitzfeld: Xhaka perfekt për Bajern Mynih

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka po shkëlqen në kampionatin gjerman. E falë paraqitjeve të tij të mira, ai ka fituar edhe një kontratë të re nga Borusia Mynshengaldbah. Por trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka deklaruar se prishtinasi mund të luajë pa problem te gjiganti gjerman Bayern Munich. “Graniti është një lojtar lideri këtë e dëshmoi më 2009 me kupën e botës për U-17. Ai është tip lideri që bën shumë. I besoj të gjitha obligimeve të tij sepse janë impresive” “Ai ka aftësi të mëdha. Xhaka mund të luaj lehtë tek Bajerni, sepse ka një klasë të padyshimtë me top me aftësi mentale e sjellje të lirë. Ky lloj i lojtarit është i vlefshëm për trajneri. Ai është si Shaqiri”, tha Hitzfeld.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency