Misteri i vetvrasjes

0
287

suisideMe vetvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej “vrasja” (homicid) e vetëvetes. Depressioni është paraprijës i shumicës së vetëvrasjeve. Vetëvrasja është pasoja më e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar. Sot në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të shë ndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç. Ndonjëherë, vetvrasja është menduar edhe si vepër e arsyes së lartë. Seneka, një filozof romak ka thë në: “Jeta nuk është e mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”. Shumë vende të botës kanë qëndrime nderuese apo lavdëruese rreth vetëvrasjes. Në Japoni vetvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”. Edhe pse shumë kultura e pranojnë vetëvrasjen, në të shumtën e rasteve ajo konsiderohet si një akt i mjerë për dalje nga situata. Vetëvrasja në shumicën e shoqërive është e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnë atë si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është edhe krim. Vetvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një periudhe të gjatë depresioni. Vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij. Nga pikë pamjajuridike, kryerja e vetëvrasjes në shumicën e vendeve të botës nuk konsiderohet si krim. Ndërsa, ndihma që jepet për shkaktimin e vetëvrasjes, në shumë vende konsiderohet si krim për të cilin parashikohen dënime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parë shkencor për vetëvrasjen është kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858- 1917). Në vitin 1897 ai botoi njërin nga librat më të rëndësishëm në sociologi, “Vetëvrasja: një studim në sociologji”.

 

Mosha dhe Vetëvrasja

Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë. Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç janë më të goditurit. Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të vetëvrasjes. Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive. Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për vetëvrasje. Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë. Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do janë sigurisht disa prej faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër. Në kulturat dhe komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla. Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.

 

Vajza që parandaloi vetëvrasjen e Dostojevskit

“Jeta dhe bota, ashtu siç ishin, vareshin nga unë. Madje, mund të them se bota kishte ekzistuar vetëm për mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do të ketë më botë, të paktën për mua” Një mbrëmje nëntori, në vitin 1870, shkrimtari legjendar rus, Fjodor Dostojevski (11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881) e zbuloi kuptimin e jetës në një ëndërr, ose të paktën, këtë bëri protagonisti i një prej tregimeve të tij. Ky tregim u publikua për herë të parë në “Ditari i një shkrimtari”, me titullin “Ëndrra e një djaloshi të marrë”. Historia hedh dritë mbi jetën shpirtërore dhe filozofike të Dostojevskit, ndoshta më tepër sesa çdo vepër e tij (e publikuar). Ajo nis me një personazh që vjen vërdallë në rrugët e Shën Pjetërburgut në një “natë të errët, madje, në natën më të errët që mund të ketë parë dikush”, i cili vret mendjen pse të tjerët e kanë përqeshur gjatë gjithë jetës dhe që rrëshqet drejt nihilizmit me një “ankth të tmerrshëm” me besimin se asgjë nuk ka vlerë. Ai vështron qiellin, rrok një yll të vogël të vetmuar dhe mendon të kryejë vetëvrasje; dy muaj më parë, ai pati blerë një “revole të shkëlqyer”, por që prej asaj kohe, arma kishte mbetur në sirtarin e tij. Papritmas, kur ai po shihte yllin, një vajzë e vogël, rreth 8 vjeç, me një veshje të vjetër dhe e shqetësuar, e kap nga krahu dhe i lutet për ndihmë. Mirëpo protagonisti, i pakënaqur nga jeta, e përzë dhe kthehet në dhomën që ndan me një kapiten të vjetër pijanec, të mobiluar me stil amerikan, ku ndodhet edhe një poltronë. Teksa ai zhytet në poltronë dhe mendon për t’i dhënë fund jetës, pushtohet nga vajza e vogë, mendim që e bën të vërë në pikëpyetje qëndrimin e tij nihilist. “E dija me siguri se do ta vrisja veten atë natë, por atë që nuk dija ishte sa gjatë do të qëndroja pranë tryezës. Do ta kisha vrarë veten me siguri, nëse nuk do të ishte ajo vajza e vogël. E shihni: edhe pse gjithçka ishte e njëjtë për mua, ndjeva dhimbje. Nëse dikush do të më kishte qëlluar, duhet të ndieja dhimbje. Ekzaktësisht në të njëjtën masë, në sensin moral. Po të ndodhte diçka e keqe, do të ndieja keqardhje, nëse kjo do të kishte ndodhur para se gjithçka në jetën time të më dukej njësoj. Kisha ndier keqardhje më parë. Me siguri do ta kisha ndihmuar një fëmijë pa dështuar. Po pse nuk e ndihmova vajzën e vogël? Sepse një ide më erdhi në mendje në çast. Kur ajo më tërhiqte dhe më thërriste, papritmas një pyetje m’u shfaq në kokë, së cilës nuk mundesha t’i përgjigjesha. Pyetja ishte e thjeshtë, por më zemëroi. U zemërova për shkak të asaj që kuptova, se, nëse tashmë e kisha vendosur që do t’i jepja fund vetes sonte, atëherë, tani, më tepër se kurrë më parë, gjithçka do të më dukej e njëjtë. Pse ndodhi që ndjeva se jo gjithçka më dukej njësoj kur më erdhi keq për vajzën e vogël? Më kujtohet se ndjeva shumë keqardhje për të, aq shumë saqë ndjeva dhimbje, që, madje ishte e huaj dhe e pabesueshme në situatën time… M’u bë e qartë se, për sa të isha njeri dhe jo një shifër dhe derisa të isha kthyer në një shifër, atëherë, do të isha gjallë dhe për rrjedhojë, do të vuaja, do të zemërohesha dhe do të më vinte turp nga veprimet e mia. Shumë mirë. Por nëse do ta vrisja veten, për shembull, pas dy orësh, çfarë kuptimi do të kishte vajza për mua dhe çfarë lidhjeje do të kisha unë me turpin ose çfarëdolloj gjëje mbi tokë? Do të jem një shifër, një zero absolute. A do të kishte më pak ndikim në ndjenjën time të mëshirës për vajzën ose në sensin e turpit për poshtërsinë që do të kisha bërë vetëdija se së shpejti do të kisha pushuar së qeni?

 

Ekzistencialja

“U bë e qartë për mua se jeta dhe bota, ashtu siç ishin, vareshin nga unë. Madje, mund të them se bota kishte ekzistuar vetëm për mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do të ketë më botë, të paktën për mua. Për të mos thënë se ndoshta, nuk do të ketë asgjë për këdo pas meje dhe e gjithë bota, për aq sa kohë sa kam vetëdije, do të zhduket si një fantazmë, ndoshta pasi, e gjithë bota dhe gjithë njerëzit janë unë”. Duke sjellë në jetë konceptin e “vullnetit të lirë”, përmes personazhit të tij, Dostojevski sugjeron se ajo që i jep kuptim jetës është vetë jeta. “M’u shfaq një mendim i çuditshëm krejt papritur. Nëse më parë do të kisha jetuar në Hënë ose në Mars dhe nëse do të isha çnderuar ose zhvlerësuar aq shumë, saqë askush nuk e merr dot me mend dhe nëse më pas, do ta gjeja veten në tokë dhe ende do ta ruaja në vetëdije atë që do të kisha bërë në planetin tjetër dhe nëse do të dija, përveç kësaj se, nuk do të mund të kthehesha më pas p.sh., nga Toka në Hënë, a do të ishte gjithçka njësoj për mua, apo jo? Do të më vinte turp, apo jo? Pyetjet ishin boshe dhe pa dobi, pasi revolja ndodhej ende aty, e shtrirë përpara meje dhe e dija me tërë qenien time se kjo do të ndodhte me siguri, por pyetjet më nxitën deri në zemëratë. Mund të mos vdisja tani, pa zgjidhur më parë këtë çështje. Pra, vajza e vogël më shpëtoi, ndërsa pyetjet e mia më bënë që ta shtyj shkrepjen e këmbëzës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency