Vendimi/ Mashtroi duke shitur banesën e shoqes, dënohet 8 vite burg 65-vjeçarja

0
146

Fatmira Xhaferri shiti një banesë, për të cilën e dinte se ishte në emër të shoqes së saj. Mori paratë. Kthen shumën e përvetësuar, por kërkon të shpallet e pafajshme.

Gjykata e Tiranes_9_14

Tiranë

Një 65-vjeçare është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vite burg për veprën penale të mashtrimit parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për Fatmira Xhaferrin, me banim në Tiranë. Ajo është hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë në mungesë të saj në sallën e gjyqit, e përfaqësuar nga avokatja e zgjedhur. Një ngjarje e cila ndodh jo rrallë në Tiranë me pronarët e godinave të reja, të cilat rezultojnë të shitura më shumë se një herë një apartament. Këtë radhë duket se shtetasja në fjalë e ka pasur inatin me shoqen e saj, të cilës i dërgon në shtëpi blerësin e apartamentit, ndërkohë që paratë ia kishte përvetësuar më parë.

 

Rrethanat e faktit

Fatmira Xhaferri dhe Liri Mara kanë qenë shoqe me njëra tjetrën. Për arsye të cilat ato i shpjegojnë se kanë qenë familjare, para vitit 1990 kanë ndërruar banesën e tyre. Me vendim të gjykatës së vitit 1993, ndërrimi i banesës është quajtur i kundërligjshëm. Por ky vendim pasi është ankimuar nga shtetasja Liri Mara, është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë, e cila i ka dhënë të drejtë Marës të ishte pronare e apartamentit të cilin ajo e kishte ndërruar me shoqen e saj Fatmira Xhaferri. Por kjo e fundit në këtë kohë ka nisur dhe mashtrimin. Duke pasur në dorë vendimin e vitit 1993, vendimi cili ishte shfuqizuar, e pandehura ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi të këtij vendimi, duke njoftuar përmbarimin të nxjerrë nga shtëpia pronaren e vërtetë Liri Mara. Pas debateve dhe njohjes me vendimin e vërtetë si dhe aktet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përmbaruesi është tërhequr. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë e pandehura Fatmira Xhaferri.

 

Mashtrimi

E pandehura sipas vendimit të Gjykatës ka vendosur të shes apartamentin për të cilin pretendonte se ishte në emër të saj, por që në të vërtetë figuronte në emër të shoqes së saj. Por përkundër vendimeve, ajo e ka shitur apartamentin. Ka kryer aktin e shitjes tek noteri në emër të shtetasit Zyhdi Karaj. Ky i fundit i ka dhënë rreth 56 milion lekë. Pasi ka firmosur kontratën, shtetasi i mashtruar la shkuar në banesën e blerë për tu future Brenda. Por aty ka gjetur pronaren e shtëpisë, e cila e ka njohur me dokumentacionin përkatës. Në këto kushte ai i është drejtuar organeve kompetente për të bërë kallëzimin penal për mashtrim. Bashkë me kallëzimin penal në proces u bashkua edhe detyrimi civil që e pandehura kishte ndaj tij. Gjykata thotë se detyrimi civil është zgjidhur në rrugë vullnetare. Por e pandehura ndonëse faktet kanë qenë të gjitha nuk ka pranuar kauzën duke pretenduar se ka qenë pronare e apartamentit, të cilin e kishte ndërruar me shoqen e saj para viteve 1990.

 

 Tiranë/ Aksidentohet për vdekje vëllai i presidentit të klubit Partizani

Policia e kryeqytetit njoftoi se dje në orët e pasdites humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik shtetasi Agron Halili. Burime të policisë pohuan se i aksidentuari është vëllai i presidentit të klubit të futbollit Partizani, Tefik Halili. Ngjarja ndodhi në periferi të Tiranës, në zonën e njohur si Tujan. Një makinë tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë duke bërë që të gjejë vdekjen drejtuesi i mjetit. Viktima është identifikuar si 52-vjeçari Agron Halili, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia e madhe e mjetit, i cili ka përfunduar në një rrëpirë pranë një guroreje.

 

 Tiranë/ Ekstradohet 46-vjeçari nga Italia, ishte dënuar me 17 vite burg

46-vjeçari Edvin Ndile është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, mësohet se Gjykata e Rrethit Berat më datë 21 qershor t vitit 2002 ka dënuar 46-vjeçarin Ndile me 17 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, banues në qytetin e Beratit, në muajin prill të vitit 2001, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona e për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi G. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Edvid Ndile. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky person iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

 Lezhë/ Tentuan të vrisnin një person, arrestohen tre persona, një në kërkim

Kanë tentuar të vrasin një person. Policia e Lezhës arreston tre persona dhe shpall në kërkim të katërtin. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Lezhës. Sipas saj, ajo ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 05:45 ku janë arrestuar Edmir Brozi (Balan), 34 vjeç, banues në Tresh, si dhe Arlind Jushi, 26 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë. Në kërkim është shpallur 25-vjeçari Klaudio Brozi, banues në Tresh të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare mësohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:50, agresorët dhe viktima kanë qenë të pranishëm në një lokal në qytetin e Lezhës. Pas një konflikti të çastit për motive banale, vëllezërit Edmir e Klaudio Bronzi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu “çifte”, personin që është identifikuar si shtetasi me iniciale E. N. Si pasojë e qëllimit me çifte nga ana e Klaudio Bronzit, është plagosur vëllai i tij, Edmir Bronzi si dhe i janë shkaktuar dëmtime në nofull shtetasit E. N. Më pas, Arlind Jushi, i cili punon si banakier dhe kamerier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ka fshirë e pastruar lokalin dhe nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen. Të plagosurit E. N. dhe Edmir Bronzi po marrin mjekim në Qendrën e Traumave në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë si dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency