Superliga Shqiptare/ Partizani me Lacin ndahen në paqe, Skënderbeu shtyp Elbasanin

0
95

laci partizaniSi të kuqtë ashtu edhe bardhezinjtë nuk arritën të fitonin sfidën duke u mjaftuar me vëtëm një pikë

Korccarët kanë konfirmuar edhe njëherë ambicien e tyre për tu shpallur kampion duke mundur Elbasanin që I afrohet edhe më shumë kategorisë së parë

Superliga Shqiptare është mbyllu me dy sfidat e fundit për këtë javë. Lacci është përballur më të kuqtë e Partizanit, ndërsa Skënderbu priste Elbasanin modest.Partizani nuk arriti të marrë fitoren në transfertë me Lacin edhe pse në minutat e fundit thjesht për paaftësi të të kuqve, topi nuk e tundi për herë të dytë rrjetën e portës kurbinase.1-1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që u luftua maksimalisht për pjesën më të madhe të lojës, por që në fund laçianet u shpërfytyruan në fazën mbrojtëse.Partizani e nisi me agresivitet, takimin, ushtroi presion në gjysmëfushën e vendasve, por e kishte të vështirë për të gjetur portën e Vujadinoviç. Mirëpo pa u mbyllur 9 minuta lojë lacianët aplikuan një skemë të mirëmenduar në zhvillimet e një goditjeje dënimi, që u finalizua me golin e malazezit  Cetkoviç, i cili e pati të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Partizani humbi një mundësi të artë për të barazuar shifrat në minutën e 13, ku pas krosimit të Trashit nga e majta Nexhipi dhe Raçiç nuk arritën ta devijonin topin drejt portës.Në minutën e 20 Vila depërtoi nga e djathta pranë zonës së portierit Vujadinoviç, por topi i futur prej tij në qendër nuk gjeti asnjë fanellë të kuqe. Pak çaste më pas Partizani tentoi me dy goditje të njëpasnjëshme për të barazuar shifrat, por topi në të dy rastet nuk e depërtoi mbrojtjen laçiane. E pabesueshmja ndodhi në minutën e 34, kur goditja me kokë e Raçiç u ndal nga shtylla.Në minutën e 42 të sulmuesi serb humbi një tjetër rast të pastër për të kuqtë, me topin e goditur prej tij që përfundoi pak mbi traversë. Pjesa e dytë nisi me një ndryshim në formacion dhe në rreshtim për Partizanin. Endri Vrapi i bëri vend Dorian Bylykbashit, me Trashit që u tërhoq në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Cuculli u zhvendos në qendër. Në të 57 erdhi momenti i Bylkybashit, që ekzkutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke barazuar shifrat dhe rritur shpresat e të kuqve për fitore. Në të 60 Partizani shënoi sërish me Raçiç por Jorgji vërshëlleu për ndërhyrje të gabuar të serbit në dyluftim me Dokun.Pak caste më pas ishte Vujadinoviç që shpëtoi portën nga goli i dytë.  Në minutën e 82 pas një kundërsulmi të shpejtë, kurbinasit fituan një 11 metërsh, por nga pika e bardhë  Buljan zhgënjeu me një ekzekutim të dobët.  Në minutat e fundit të ndeshjes edhe pse loja e skuadrës së Laçit la shumë për të dëshiruar në fazën mbrojtëse, të kuqtë nuk përsëri nuk arritën të merrnin nje rezultat pozitiv edhe pse humbën raste ta panumërta, derisa Enea Jorgji vërshëlleu për herë të fundit, në një sfidë që u dha të dyja skuadrave nga 1 pikë.Duro u shpreh i kënaqur përgjithësisht me lojën e skuadrës, ndërsa vuri theksin te mundësitëe humbura. “Pjesën e parë patëm disa raste dhe pësuam një gol aksidental. Ishim dominues në fushën e lojës. Në të dytën e kërkuam fitoren. Barazuam shpejt dhe shënuam të dytin por nuk e di pse gjyqtari e anulloi takimin. Patëm shumë raste në fund por ndoshta ngarkesa dhe tensioni për të gjetur golin bënë që të mos shënojmë deri në momentet e fundit”. Duro tha se skuadra e tij humbi dy pikë të rëndësishme në garën për titullin. Në fund ai shtoi gjithashtu se nuk ka arsye për të pasur hije dyshimi, pasi edhe në fazën e parë ndeshja mes këtyre dy skuadrave përfundoi me një rezultat të njëjtë. Ndërsa, trajneri i Laçit, Armando Cungu u shfaq dukshëm i vrenjtur në fytyrë në mikrofonin e duke u distancuar nga çdo mundësi që ai të jetë pjesë e ndonjë skenari për tolerim ndeshjesh. ” Unë kam bërë patk me futbollin,  me ekipin dhe tifozerinë për të fituar çdo ndeshje. Nuk kam asnjë pakt tjetër. Në pjesën e dytë ishim më pak cinikë. Kur shkoi ndeshja 1-1 nuk u pajtova me rezultatin sepse vetëm 3 pikëshi na bënte punë për t’u afruar me zonën e Evropës”. Në fund, Cungu bëri një koment edhe për zërat e dyshimtë pas ndeshjes miqësore me Shtutgartin. ” Në pjesën e parë luajtëm mirë me Shtutgartin. Nuk kishim shkuar për turizëm. Ndërsa në pjesën e dytë testova gjithë grupin, prandaj rezultati ishte aq i thellë”.

 

Skënderbeu e nis mirë ndaj Elbasanit

Skënderbu ka bërë gjithccka mirë për ndeshjen e parë në vitin e 2015 duke triumfuar ndaj Elbsasani me rezultatin 2-1. Golat e Olayinkës, Vangjelit, Berishës dhe Nimagas vulosën suksesin e korcarëve duke bërë të pavlefshëm dhe finalizim e  Agboyit. Në katër përballjet e fundit, Skënderbeu kishte fituar gjithmonë 1-0 ndaj Elbasanit, përfshirë dhe dy sfidat e fazës së parë. Ashtu si statistikat dhe peshorja e forcës anonte dukshëm ndaj Skënderbeut, gjë që u konfirmua dhe në fillimin e takimit, teksa që në minutën e 7-të Olayinka kaloi përpara korcarët pas një gabimi të Pishës. Në epërsi Skënderbeu e kishte gjithcka të thjeshtë, aq më tepër që Elbasani nuk kishte as tifozët për t’i nxitur drejt një kthimi të rezultatit.Korcarët vazhduan të rrezikonin dhe në të 16-tën ishte Berisha që goditi nga një pozicion i prirët por topi përfunoi në goditje këndi.Në të 25-tën, golit ju afrua dhe Arapi me kokë, por goditja e tij përfundoi jashtë.Gjithsesi dyfishimi i shifrave nuk vonoi, pasi në të 34-trën, Olayinka në kundërsulm shërbeu saktë për Vangjelin, që realizoi golin e tretë sezonal.Menjëherë pas finalizimit Vangjeli u zëvendësua për shkaqe fizike duke i lënë vendin Jashanicës. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra ndërsa dhe në pjesën e dytë ishte Skënderbeu më këmbngulës, aq sa në të 63-trën, Bernard Berisha shënoi dhe golin e tij të parë me fanellën e Skënderbeut. Elbasani megjithatë arriti ta dhuronte një moment magjik, në të 67-tën me Ardit Hilën, që pasi dribloi të gjithë me radhë ishte pa fat në finalizim me topin që u ndal në traversë duke shërbyer si asist për Agboyin që e dërgoi në fundin e rrjetës duke ndëshkuar pikërisht ekipin nga i cili është huazuar. Në minutat e mbetura, Skënderbeu shënoi dhe golin e katërt me Nimagën për rezultatin përfundimtar 4-1.

 

Tohir: Nuk jemi të të interesuar për Ture

Bosi i Inter Erik Thohir, është shprehur se klubi nuk është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Manchester Siti, Jaja Toure. Ditë më parë raportohej se Roberto Mancini ishte i interesuar që ta sjellë lojtarin nga Bregut të Fildishtë në San Siro, por Tohir beson se ai nuk është nënshkrimi ideal për klubin.“Ai është lojtar i mrekullueshëm, por duhet ta pyesim veten se a është lojtari i duhur për skuadrën tonë. Ne duam të nënshkruajmë kontratë të paktën trevjeçare dhe jo dy”, ka thënë Tohir.

 

Arsenal nuk fal, fiton ndaj Brightoni

Arsenali ka shënuar fitore të sigurt në udhëtim te Brightoni në kuadër të FA Cup me rezultat 3-2. Topçinjtë hynë në këtë takim me presionin e madh se ekipet e mëdha kanë humbur ndeshjet në këtë garë.Mirëpo, ata treguan se janë me pak më shumë klas se pjesa tjetër e elitës.Uallkot hapi serinë në minutën e dytë, duke u treguar i fortë pas kthimit nga lëndimi.Mesut Ozil u përgjigj me një tjetër gol në minutën e 24, për të mbyllur pjesën e parë.Në pjesën e dytë për 2-1 ngushtoi O’Grady për të ngritur një eufori vendase .Në minutën e 59-të Rosiccki u përkujdes që Arsenali të vahzdojë sigurt drejt fitores në fund të takimit për 3-1. Në minutën e 75-të për pak dramë siguroi Baldok duke ngushtuar për 3-2, i cili ishte dhe rezultati përfundimtar.Arsenali kështu kualifikohet pa problem në 1/8-ën e finales së FA Cup, duke mbetur skuadra më e fuqishme dhe më favorite për ta fituar këtë garë pas eliminimeve të Ccelsit dhe Manchester Siti.

 

Alegri: Pogba, i qetw dhe i mencur

Tekniku juventin Masimiliano Alegri, ka lavdëruar Paul Pogban për paraqitjen e tij në fitoren 2 – 0 ndaj Chievos.Pogba shënoi golin e parë dhe ishte i rëndësishëm edhe në golin e dytë të shënuar nga Stephan Lishtstainer për fitoren e radhës të “Zonjës së vjetër”.“Mendoj se Pogba shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe te goli i dytë ishte një asistim po ashtu i mrekullueshëm.Paul është shumë i qetë dhe i mençur.Ai do që të përmirësohet vazhdimisht dhe këtë e tregon në çdo stërvitje”, ka thënë pas ndeshjes Allegri për “Sky Sport Italia”.Falë kësaj fitoreje Juventusi mban kreun në Serie A me tetë pikë më shumë se përcjellësi Roma.

 

 Nani: Junaitid më do përsëri

Nani beson se do të jetë pjesë e planeve të ekipit të parë të Manccester Junaitidit në sezonin e ardhshëm. Anësori portugez është i huazuar te Sportingu, mirëpo thuhet se Luis van Gaal dëshiron ta ketë atë në skuadër në edicionin e ardhshëm. “Unë dua që dikush të besojë në mua dhe në cilësitë e mia dhe të ma japë mundësinë që t’i tregoj ato në fushë”.“Sportingu është një përvojë që e doja shumë dhe më nevojitej, pasi në dy sezonet e fundit te Manccester Junaitid kam pasur shumë lëndime dhe isha i shqetësuar për shumë gjëra që më ndodhën”. “Klubi i di vlerat e mia dhe e di se ata duan që unë të qëndroj”, ka deklaruar Nani.

 

 Roma rrezikon të humbas Naigolan

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma, shumë lehtë mund ta humbë njërin prej lojtarëve më të mirë. Radja Naingolan është duke kaluar momentet e tij më të mira të karrierës prej transferimit në Olimpico, ndërsa kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra.Belgu është pjesë e Romës, por kryqytetasit kanë vetëm 50 për qind të kartonit të tij, pasi gjysmën tjetër e mban Kaliari.Në rast se Roma nuk i paguan 12 milionë euro për gjysmën tjetër të kartonit, atëherë rrezikon ta humbë mesfushorin.Liverpuli, Arsenali, Chelsea, Manchester Junaitid, Borussia Dortmundi dhe Valencia, kanë kërkuar shërbimet e lojtarit 26-vjeçar.

 

 Roshi qëndron te Frankfurt

Odise Roshi nuk do të largohet nga skuadra gjermane, FSV Frankfurt, gjatë afatit të janarit. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i përgjithshëm i klubit nga Bundesliga 2, Uve Stover.“Roshi dhe Burdenski kanë qenë shpesh të dëmtuar gjatë pjesës së parë të sezonit, ndaj kemi vendosur që me ta të ulemi në tavolinën e bisedimeve për negociata të tjera gjatë marsit apo në prill”, ka deklaruar ai.Roshi ka zhvilluar 62 ndeshje dhe ka shënuar katër gola luajtur për skuadrën e Frankfurtit deri më tani.

 

 Cana: E kuptoj Mekses

Mbrojtësi i Milanit, Filip Mekses, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Lacios, ndërsa vendimi i arbitrit nuk e ndali që të vazhdonte problemet në fushë.Pasi e kapi për fyti Stefano Maurin, francezit i doli punë edhe me mbrojtësin shqiptar, Lorik Cana.Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, pas ndeshjes e arsyetoi francezin duke thënë se gjëra të tilla ndodhin në futboll.“Në fund ai pati një përleshje me Maurin dhe pastaj edhe me mua dhe disa lojtarë të tjerë”.“Ai është një lojtar me shpirt garues në fushë dhe gjëra të tilla ndodhin.Unë e kuptoj atë”, u shpreh Cana pas ndeshjes.

 

 Berisha shënon dhe asiston ndaj Perth Glory

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka qenë më i miri në fushë në ndeshjen derbi mes Perth Glory dhe Melbourne Victory që përfundoi me rezultat të barabartë 3-3. Ish-anëtari i Hamburgut arriti ta shënojë golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 42-të, duke e çuar në tetë numrin e golave në këtë kampionat. Sikur mos të mjaftonte goli, Besarti arriti edhe të asistojë në golin e tretë duke treguar edhe njëherë formën e lartë që është duke kaluar. Barazimi e lë skuadrën Melbourne Victory në pozitën e dytë me katër pikë më pak se Perth Glory.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency