Ngjyrat trendi për pranverë-verë 2015  

0
125

c3-sm1

Ngjyra e zezë

Gjithmonë elegante dhe moderne, e zeza është ngjyrë e sofistikuar, e cila mund të vishet gjatë gjithë vitit. Jepni nuancë kësaj ngjyre për ta thyer monotoninë me anë të bizhuterive ngjyrë ari, ndonjë çantë interesante ose ndonjë kombinim të veshjes me dantellë.

 

Ngjyra e kaltër

Bëhuni të guximshëm dhe nxirrni në pah bukurinë tuaj përmes ngjyrës së kaltër. Nëse vendosni për ngjyrë “blu elektrike” apo e kaltër e zjarrtë, është më mirë nëse e praktikoni në formën e ndonjë çante, këpuce apo hijëzimit të syve. Kjo nuancë është e përkryer për lëkurë të nxirë.

 

Ngjyra koralore

Ngjyra korale është vërtetë një ngjyrë vere dhe cilëndo nuancë të zgjidhni atë pastel apo variantin më të ndezur, nuk do të gaboheni. Fustanet me ngjyrë korale apo edhe këmishat me këtë ngjyrë nxjerrin në pah lëkurën tuaj të nxirë si dhe buzëkuqi me këtë nuancë i jep një freski të caktuar fytyrës suaj. Po ashtu, çdo vit, manikyri i thonjve në këtë ngjyrë është pjesë thelbësore gjatë verës.

 

Ngjyra tirkuiz

Tregohuni unike duke përdorur kombinim të veshjeve me ngjyrën shumë të popullarizuar tirkuize. Kjo është ngjyra e duhur për t’i kombinuar sandalet apo çantën me kombinimin e rrobave me ngjyrë të bardhë. Gjithashtu, veshja e fustaneve me këtë ngjyrë, sjell freski në ditët dhe netët e nxehta të verës.

 

Ngjyra e argjendtë

Nuancat metalike me të vërtetë janë hit këtë verë, mirëpo ngjyra e argjendtë përfundimisht është në majë të trendit. Nëse juve ju duket paksa e ngarkuar të vishni një fustan apo fund plotësisht të argjendtë, atëherë mund të shfrytëzoni aksesorët me këtë nuancë si ndonjë rrip, bizhuteri, këpucë, çantë dhe sigurisht që do të dukeni shumë me stil.

 

Ngjyra rozë

Me temperaturat e nxehta të verës, shkon edhe kombinimi i ndezur i ngjyrës rozë (hot pink). Joshëse, femërore dhe me stil, kjo nuancë përshtatet shumë gjatë ahengjeve apo turmave me njerëz. Fustanet dhe pantallonat e shkurtra me këtë ngjyrë, janë perfekte gjatë shëtitjeve në mbrëmje, ndërsa bikinet me këtë ngjyrë sigurisht që do t’ju emërojnë si mbretëresha e plazhit.

 

Ngjyra e bardhë

Nëse nuk doni që të mundoheni shumë në përzgjedhje, dhe në të njëjtën kohë të dukeni moderne dhe elegante, zgjidhni ngjyrën e bardhë. Kombinimi i ndonjë fustani me ngjyrë të bardhë, me ndonjë detaj të dantellës duke e kombinuar me manikyrin e thonjve me këtë nuancë si dhe me ndonjë xhaketë xhinse, është ideale për ato ditë kur doni të ndiheni të relaksuar dhe këndshëm në temperaturat e nxehta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency