Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria në 2015, çfarë parashikon për punësimin dhe biznesin

0
143

Është publikuar dje raporti i Bankës Botërore për rajonin e Evropës Juglindore, si u paraqit situata ekonomike për 2014-ën

punësimi dhe biznesi

Zhvillimet e fundit

Ekonomia rajonale pritet të jetë rritur vetëm me 0.2 për qind në vitin 2014, rritje kjo e pamjaftueshme për të përmirësuar standardet e jetesës dhe për të lënë gjurmë në nivelin e lartë të papunësinë në rajon. Raporti i Bankës Botërore është publikuar dje, duke marrë zë për zë rezultatet e zhvillimeve të fundit në ekonomi për Evropën Juglindore. Sipas këtij raporti kërkesa e jashtme për eksportet e EJL6-ës ishte kontribuuesi kryesor pozitiv për rritjen ekonomike në vitin 2014, pavarësisht nga performanca e dobët e Eurozonës dhe rimëkëmbja zhgënjyese globale. Kërkesa e brendshme mbeti e dobët për shkak të vonesave ose të shkurtimeve të investimeve publike dhe private dhe konsumit të dobët. Situatat tronditëse të motit të keq ushtruan presion të shtuar mbi aktivitetin ekonomik të EJL6-ën në vitin 2014.

Më poshtë botojmë pjesë nga raporti, ku shihet ecuria dhe performanca e analizuar mes vendeve të rajonit, edhe për Shqipërinë.

 

Performanca e dobët ekonomike rajonale fsheh dasi të dukshme ndërmjet shteteve të të rajonit

Në vitin 2014, ekonomia serbe vlerësohet të jetë tkurrur me 2 për qind, për të tretën herë që prej krizës globale, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është në staniacion. Nivelet e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të kenë rënë në vitin 2014. Vetëm Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë treguar shenja rimëkëmbje më të qëndrueshme për shkak të rritjes së eksporteve; eksporteve të energjisë elektrike dhe turizmit në Shqipëri dhe investimeve publike, prodhimit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit.

EJL6-a përfshin këto shtete: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Raporti i referohet shpesh BE11-ës dhe BE15-ës për krahasim. BE11-a përfshin shtetet e reja anëtare, përfshirë dhe Qipron dhe Maltën. BE15-a përfshin shtete të tjera më të vjetra anëtare.

 

 Situatat tronditëse të motit kanë qenë shkaktarët kryesorë të performancёs së keqe në rajon

Përmbytjet në maj të 2014-ës vlerëson t’i kenë kushtuar Bosnjës dhe Hercegovinës rreth 15 për qind të PBB-së si rezultat i humbjes së produkteve, ndërsa dëmtimet në Serbi vlerësohen në rreth 4.7 për qind të PBB-së. Impiantet e dëmtuara të prodhimit të energjisë i kanë shkaktuar dëme bizneseve në Serbi, ndërsa dëmtimi i të mbjellave cenoi produktin bujqësor në Bosnje dhe Hercegovinë. Thuajse asnjë segment i këtyre dy ekonomive nuk mbeti i padëmtuar. Ndikimi domethënës i motit të keq tregon se ekonomitë e vendeve të EJL6-ës nuk janë të përgatitura mirë për variacionin e shtuar të motit. Rritja e eksporteve ka kompensuar performancën e dobët ekonomike të EJL6-ës në frontin e brendshëm, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të ngushtuar mungesat e balancave të jashtme dhe për të ulur borxhin e jashtëm. Katër shtete të EJL6-ës (në përjashtim të Shqipërisë dhe të Malit të Zi) patën rritje eksportesh në gjysmën e dytë të 2014-ës. Dy shtete në rajon, Serbia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, kanë shënuar rritje eksporti me dy shifra në gjysmën e parë të vitit 2014, tё shtyra nga vlera e lartë e produkteve industriale (makina dhe makineri elektrike) dhe/ose lëndë të parë të prodhuar nga fabrikat e financuara nga investimet e huaja direkte. Pavarësisht nga performanca e arsyeshme e eksportit, rritja e importeve (pjesërisht si rezultat i importeve për rindërtim pas përmbytjeve në rajon) çoi në përkeqësimin e deficiteve të llogarive korrente në rajon. Kjo ndodhi pavarësisht nga ulja e çmimit të naftës kohët e fundit, ndikimi i plotë i së cilës ka të ngjarë të mos jetë i dukshëm deri në fund të tremujorit të fundit të 2014-ës. Si pasojë e zgjerimit të mungesës së balancave të jashtme, borxhi i jashtëm i EJL6-ës pritet të jetë rritur me 3.5 pikë përqindje të PBB-së në vitin 2014, duke arritur mesataren e 68.9 për qind të PBB-së në fund të vitit. Deficiti mesatar fiskal në EJL6 vlerësohet të jetë rritur nga 0.4 për qind e PBB-së në 4.2 për qind në vitin 2014 për shkak të rritjes më të shpejtë të shpenzimeve sesa të të ardhurave. Shpenzimet parashikohen të jenë rritur si përqindje e PBB-së në Shqipëri (pjesërisht për shkak të shlyerjes së pagesave të prapambetura të qeverisë), Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi (pjesërisht për shkak të shpenzimeve rindërtuese pas përmbytjeve), por të kenë rënë disi në tri shtetet e tjera të EJL-së. Të ardhurat e rritura tatimore gjatë vitit deri në shtator në të gjitha shtetet e EJL6-ës (përveç Kosovës) nuk mundën të kompensonin rritjen e shpenzimeve publike. Rritja më e madhe e deficitit fiskal ndërmjet shteteve të EJL6-ës pritet në Bosnje dhe Hercegovinë (nga 1.9 në vitin 2013 në 4.5 për qind të PBB-së në fund të vitit 2014). Edhe Serbia mendohet të ketë përkeqësuar pozicionin e saj fiskal (nga 5.6 në vitin 2013 në 7.9 për qind të PBB-së deri në fund të 2014-ës), dhe ka mbetur vendi me deficitin më të madh dhe më të paqëndrueshëm fiskal në EJL6.

Deficiti publik vlerësohet të jetë rritur me 3 për qind të PBB-së në vitin 2014, duke i rritur nivelet mesatare të borxhit në EJL6 në 52.3 për qind të PBB-së. Kjo përfaqëson një rritje të vazhdueshme që prej fillimit të krizës globale: në periudhën ndërmjet vitit 2009 dhe 2014, raporti mesatar ndërmjet borxhit publik dhe PBB-së në shtetet e EJL6-ës vlerësohet të jetë rritur me thuajse 18 për qind e PBB-së. Nivelet e borxhit publik janë mbi 60 për qind e PBB-së në tre shtete të EJL6-ës (Shqipëri, Mal i Zi dhe Serbi). Megjithëse në nivele të ulëta, borxhi publik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka vijuar të rritet dhe e ka tejkaluar nivelin e 40 për qind të PBB-së deri në fund të 2014-ës.

 

 Parashikimi për 2015-ën

Si i tërë rajoni i EJL6-ës parashikohet të rritet me 1.3 për qind në vitin 2015, mbështetur nga kërkesa e jashtme gradualisht në rimëkëmbje, veçanërisht në Evropë, dhe nga stabilizimi i çmimeve të energjisë elektrike rreth niveleve aktuale. Sipas skenarit bazë, kërkesa e jashtme do të mbetet shtytësi kyç i rritjes në mbështetje të aktivitetit industrial të EJL6-ës dhe rritjes së eksporteve. Kushtet e favorshme të politikave monetare të Eurozonës kanë të ngjarë të vijojnë ta ndihmojnë EJL6-ën të rrisë eksportet. Për më tepër, çmimet relativisht të ulëta të naftës, të shoqëruara si me përpjekjet e familjarëve dhe të qeverisë për rindërtim pas dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet klimaterike të kohëve të fundit mund të mbështesin kërkesën e brendshme dhe të kenë ndikim pozitiv mbi rritjen në rajon. Megjithatë, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, kërkesa e brendshme në EJL6-ës ka të ngjarë të mbetet e ndrydhur pasi besimi i konsumatorëve dhe i biznesit mbeten të dobëta për shkak të pasigurisë së zgjatur politike, papunësisë së lartë kronike, klimës së dobët të biznesit, dhe sistemeve bankare të ngarkuara shumë me hua të këqija. Performanca e tregut të punës në EJL6 ka të ngjarë të përkeqësohet (ose në rastin më të mirë të mbetet në vend) pasi rënia e ritmit të rritjes në vitin 2014 në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë ka të ngjarë të reflektohet tek rezultatet e tregut të punës me ca vonesa. Nga ana tjetër, mund të priten përmirësime të vogla në nivelin e punësimit në një rajon (në EJL6) me rritje më të shpejtë. Përpjekjet për konsolidim fiskal mendohet të vazhdojnë në vitin 2015 në EJL6, me përjashtim të Malit të Zi, ku fillimi i projektit të ndërtimit të një autostrade do të rrisë ndjeshëm deficitin fiskal. Në aspektin e jashtëm, bilancet e llogarive korrente të EJL6-ës ka të ngjarë të stabilizohen rreth niveleve aktuale, pasi rritjet e pritshme në kërkesën e jashtme për eksportet e EJL6-ës kompensohen kryesisht nga rritja e importeve në mbështetje të kërkesës së brendshme. Rritja pritet të jetë pozitive në të gjithë EJL6-ën, me përjashtim të Serbisë. Serbia ka të ngjarë të mbetet në staniacion në kushtet e kërkesës së brendshme të dobët dhe konsolidimit të vështirë fiskal. Bosnja dhe Hercegovina ka të ngjarë të nisë të rimëkëmbet gradualisht. Shqipëria, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi priten të rriten me mbi 3 për qind në vitin 2015. Parashikimet për rritje në EJL6 shoqërohen me rreziqet e disavantazheve. Rreziqet kryesore përfshijnë: (i) efektet e konsolidimit vijues dhe të planifikuar fiskal dhe programet e privatizimit mund të kenë ndikim negativ mbi mbështetjen e publikut për reformat; (ii) rreziku i deflacionit mund të vijojë të ushtrojë presion negativ mbi rritjen; (iii) performanca e dobët ekonomike në Eurozonë mund të kufizojë kërkesën e jashtme për eksporte në EJL6 dhe disponueshmërinë financuese për shtetet e EJL6-ës; (iv) për shkak të lidhjeve të ngushta ndërmjet BE-së dhe Rusisë, ekonomitë e EJL6-ës janë të ndjeshme ndaj efekteve të tensioneve gjeopolitike që mund të intensifikohen për shkak të krizës Rusi-Ukrainë; dhe (v) rajoni ka treguar vulnerabilitet të lartë përkundrejt kushteve të këqija të motit. Në aspektin pozitiv, çmimet e ulëta të naftës mund të ndihmojnë për nxitjen e rritjes dhe uljen e deficiteve të llogarive korrente.

 

Ndryshimet strukturore vijojnë të mbajnë peng rritjen potenciale në rajon

Funksionimi i tregjeve të punës në të gjithë rajonin është anemik, me nivele të vazhdueshme të larta të papunësisë, nivele të ulëta të pjesëmarrjes së krahut të punës dhe krijimin e ngadaltë të vendeve të punës. Megjithëse është bërë ca përparim për lehtësimin e barrëve të klimës së investimeve, ka ende vend për përmirësim. Sektori publik është i madh dhe jo efiçent në shumë prej shteteve të rajonit. Në të gjitha shtetet, investimet për përmirësimin, mirëmbajtjen dhe/ose përmirësimin e stokut kapital do të ndihmonin për zëvendësimin e infrastrukturës aktuale të vjetruar dhe për nxitjen e potencialit ekonomik, me kusht që këto investime të kenë kthime ekonomike pozitive dhe të mos kërcënojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik. Përmirësimi i lidhjes së rajonit të EJL6-ës nëpërmjet lidhjeve fizike dhe institucionale ndërmjet vendeve të rajonit, me BE-në, dhe me pjesën tjetër të botës, do t’i ndihmojë firmat konkurruese të EJL6-ës të mbërrijnë në tregje të reja dhe do të bëjë të mundur thithjen e investitorëve të huaj në rajon. Përparimi në procesin e pranimit në BE përfaqëson një mundësi për EJL6-ën për të ndjekur axhendën e BE-së, e cila ka po ashtu ndikim pozitiv mbi rritjen potenciale. Rritja ekonomike në kuadrin e afërt dhe afatmesëm në EJL6 mund të mbështetet nëpërmjet politikave ekonomike të shëndetshme dhe parësore, të cilat do t’i trajtojnë këto pengesa strukturore.

 

 Rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në Evropën Juglindore, 2013-‘15

2013 2014 e 2015

ALB 1.4 2.1 3.0

BIH 2.5 0.4 1.5

KOS 3.4 2.5 3.0

MKD 2.7 3.3 3.5

MNE 3.3 1.5 3.4

SRB 2.6 -2.0 -0.5

EJL6 2.5 0.2 1.3

Eurozona -0.4 0.8 1.1

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe parashikimet e Bankës Botërore.

Shënim: EJL6-a është mesatare e ponderuar.

 

ZHVILLIMI REAL EKONOMIK

Sektori real Rimëkëmbja ekonomike e EJL6-ës u lëkund teksa ngjarje tronditëse klimaterike e goditën rajonin në vitin 2014. Përmbytjet e majit të vitit 2014 i shkatërruan ekonomitë e Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, duke çuar në dëme dhe humbje që llogariten përkatësisht në rreth 15 për qind të PBB-së. Këto humbje janë të krahasueshme me përmbytjet shkatërruese në Tajlandë në vitin 2011, të cilat u vlerësuan në rreth 14 për qind e PBB-së nga Vlerësimi i Dëmeve dhe Humbjeve. Ekonomia serbe vlerësohet të jetë tkurrur me 2.0 për qind, ndërsa ekonomia e Bosnjës dhe Hercegovinës pritet të qëndrojë në vend me 0.4 për qind në vitin 2014, pavarësisht disa përmirësimeve gjatë gjysmës së dytë të vitit (Tabela 1). Moti i keq ka dobësuar

po ashtu rritjen në Malin e Zi, duke ulur eksportet për turizmin dhe energjinë elektrike. Të përkeqësuara nga rënia në prodhim, këto zhvillime nënkuptojnë që EJL6-a pritet që të lërë pas me vështirësi staniacionin e vitit 2014, duke u rritur vetëm me 0.2 për qind, goxha më poshtë parashikimit prej 1.9 për qind të majit të vitit të shkuar.

Megjithatë, performanca mesatare rajonale ekonomike i maskon dasitë ndërmjet shteteve të EJL6-ës. Shqipëria dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk pritet të pësojnë ndonjë ngadalësim në performancën e rritjes, ndryshe nga pjesa tjetër e EJG6-ës. Të dyja këto ekonomi nuk u prekën nga ngjarjet tronditëse të motit. Për më tepër, rritja e eksporteve të turizmit në Shqipëri dhe eksportet e lidhura me investimet e huaja direkte në Maqedoni, të shoqëruara nga forcimi i kërkesës së brendshme, mendohet të kenë nxitur rritjen në vitin 2014. Në anën tjetër të medaljes, nivelet e rritjes në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të jenë ulur në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013, Serbia vlerësohet të ketë rënë në recesion, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka qëndruar në staniacion në vitin 2014.

Përveç motit, për lëkundjen e perspektivës rajonale të rritjes për EJL6-ën në vitin 2014 kanë luajtur rol tre faktorë të tjerë si në frontin e brendshëm dhe në atë të jashtëm:

(i) Investimet publike, të cilat përbëjnë shtysë të madhe për rritjen në të gjithë rajonin, janë vonuar ose janë ndërprerë në shumë shtete. Për shembull, investimet e planifikuara nuk janë ekzekutuar as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Në Shqipëri investimet publike janë shkurtuar edhe si pjesë e një programi më të gjerë konsolidimi fiskal. Pasiguria e shkaktuar nga zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje dhe në Hercegovinë ka shkaktuar pengesa në investime.

Në Malin e Zi, jo vetëm është shtyrë dita e fillimit të punimeve për ndërtimin e një autostrade për në vitin 2015, por edhe investimet private kanë qenë më të ulëta sesa pritshmëritë.

(ii) Ngadalësimi i disa ekonomive të avancuara dhe ekonomive të reja ka ulur rritjen globale me pasoja për performancën ekonomike të EJL6-ën. Pa dyshim që këtu përfshihet dhe paaftësia e vendeve të Eurozonës për t’u rimëkëmbur plotësisht, ngadalësimin e rritjes në Kinë dhe recesionin e Rusisë. Megjithëse kërkesa e jashtme për eksportet e EJL6-ës ka pasur ndikim pozitiv mbi rritjen, kontributi i saj ka qenë i kufizuar (Kutia I).

(iii) Rënia e çmimit të naftës nga fundi i vitit 2014 pritet të ketë efekt të kundërt mbi

performancën ekonomike të vendeve të EJL6-ës. Si shtete importuese për naftën, EJL6-a ka përfituar nga rënia e çmimeve të naftës në vitin 2014, në përjashtim të Shqipërisë për shkak të eksporteve të larta të naftës.

 

Borxhi i jashtëm

Ulja e borxhit të jashtëm në vitin 2013 pati jetëgjatësi të shkurtër. Borxhi i jashtëm i EJL6-ës arriti pra nivelin 68.5 për qind gjatë gjysmës së parë të 2014-ës pas rënies me thuajse 3 për qind të PBB-së në vitin 2013. Shkaku i rritjes së borxhit publik10 në rajon ishte rritja e borxhit publik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi përkatësisht 3.9 dhe 4.4 pikë përqindje. Si Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar një ulje të lehtë të borxhit të jashtëm, por që nuk ka pasur shumë ndikim mbi mesataren e rajonit të EJL6-ë. Borxhi i jashtëm i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë u rrit më vonë gjatë vitit me 7 për qind të PBB-së për shkak të sigurimit të Eurobondit të planifikuar të përdoret pjesërisht për pagimin e detyrimit të borxhit në vitin 2015. Modelet sugjerojnë se niveli i qëndrueshëm i CAD-së (“gjendja e qëndrueshme”) ka pak të ngjarë të jetë e qëndrueshme në shumë prej shteteve të EJL6-ës për shkak të rritjes së borxhit të jashtëm të nënkuptuar prej tij (EJL6 Kutia III).

 

Tregu i punës; në Shqipëri është përkeqësuar

Performanca e tregut të punës ka qenë e ndryshme në ekonomitë e rajonit. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka përjetuar përmirësim të kushteve të tregut të punës që prej vitit 2008. Ndërkohë, tregjet e punës në Malin e Zi dhe në Serbi, të cilat u prekën shumë nga kriza, kanë pësuar rimëkëmbje gjatë viteve të fundit ku nivelet e punësimit kanë arritur nivelet e periudhës përpara krizës në Malin e Zi. Në anën tjetër, në Bosnje dhe Hercegovinë, tregu i punës ka treguar vetëm ndryshime minimale gjatë periudhës së rimëkëmbjes. Në Shqipëri kushtet e tregut të punës janë përkeqësuar për shkak të rënies së nivelit të rritjes në vitin 2013. Megjithatë, rimëkëmbja e ekonomive të EJL6-ës rezultoi të ishte e brishtë dhe rritja u lëkund në gjysmën e parë të vitit 2014 për shkak jo vetëm të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, por edhe të mundësive të dobëta për rritje në ekonomitë e zhvilluara, kryesisht në Eurozonë. Tregjet e punës kanë të ngjarë të tregojnë efektet e uljes së rritjes me ca vonesë dhe të ngadalësojnë realizimin e reformave të punës në vendet që e kërkojnë ato, duke ndrydhur rritjen dhe uljen e papunësisë.

Rregulloret e tregut të punës, të matura nga Treguesit e Të Bërit Biznes, kanë hapësira për përmirësim. Ka shtete në rajon, si, për shembull, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, që ka praktika më fleksibël punësimi sesa shtetet e tjera, ose shtete relativisht me më shumë përparim për sa i përket trajtimit të ngurtësive të tregjeve të punës gjatë viteve të fundit (Figura 18). Ndërsa ashpërsia agregate e indeksit të punësimit nuk sugjeron tregje posaçërisht kufizuese të tregut të punës në EJL6, nënkomponentët tregojnë një tjetër situatë. Për shembull, paga minimale përkundrejt vlerës së shtuar për punonjës është më e lartë se mesatarja e BE-së, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Shqipëri, duke çuar në vështirësi punësimi.

Nga ana tjetër, rregullat që mbulojnë orët e punës duket se janë fleksibël lidhur me rregullat e BE-së (Figura 19). Rregullat e lidhura me heqjen nga puna paraqesin një pamje të ngatërruar, dhe duket se janë më strikte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë sesa në ekonomitë e tjera të rajonit (Figura 21, Figura 23, Figura 24). Po ashtu, kostot e heqjes nga puna janë më të larta në ekonomi të caktuara të rajonit sesa në BE. Për shembull, periudha e njoftimit dhe pagimi i detyrimeve për shkarkimet nga puna janë ende të larta në Shqipëri, megjithëse këto kosto kanë rënë shumë gjatë viteve të fundit duke ndjekur tendencën e rajonit.

 

Inflacioni, politikat monetare dhe të këmbimit valutor

Çmimet më të ulëta të mallrave të importit dhe produkti nën potencial kanë shkaktuar rënien e inflacionit nga mesatarisht 4.3 për qind në vitin 2013 në 0.9 për qind në nëntëmujorin e vitit 2014. Pas rënies domethënëse në vitin 2013, inflacioni mesatar vjetor arriti në 1.1 për qind në fund të shtatorit të 2014-ës. Ulja e çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe ushqimeve dhe transmetimi i kësaj rënieje dhe tek shtetet e EJL6-ës çoi në shtrirjen e inflacionit të ulët, ose deflacionit, në EJL përgjatë të gjithë vitit 2014. Kontributet më të larta të uljeve të çmimeve të ushqimit tek inflacioni janë vënë re në Serbi, ku thuajse 60 për qind e CPI-së e rënë që prej fillimit të vitit 2013 mund të shpjegohet me ndikimin deflacionar mbi çmimet e ushqimeve. Boshllëqet e rezultateve, të kombinuara me kërkesën e ulët agregate kanë dhënë po ashtu ndihmën e tyre për mbajtjen e çmimeve të ulëta. Zhvillimet e inflacionit kanë qenë heterogjene në të gjithë rajonin. Bosnja dhe Hercegovina ranë në deflacion në gusht të 2013-ës, ndërsa Mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë u futën në territorin e inflacionit negativ në fillim të vitit 2014 (Figura 35). Çmimet e konsumit në Shqipëri dhe në Serbi, të vetmet shtete me fleksibilitet politikash financiare, ranë përkatësisht në nivelin 1.5 për qind dhe 2.1 për qind në fund të shtatorit. Kosova ka përbërë përjashtim, pasi ajo ka shënuar një rritje graduale në inflacion, nga 0.2 për qind në fillim të vitit në 1.4 për qind në shtator (me mesataren vjetore prej 0.6 në tetor). Përveç niveleve shumë të ul

 

Financat dhe borxhi publik

Deficiti mesatar në EJL6 vlerësohet të jetë rritur me 0.4 për qind e PBB-së duke kapur nivelin e 4.2 për qind në vitin 2014 për shkak të rritjes së më të shpejtë të shpenzimeve sesa të të ardhurave. Shpenzimet pritet të jenë rritur si përqindje e PBB-së në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, por të jenë ulur disi në tre shtetet e tjera të EJL6-ës. Rindërtimi pas përmbytjeve ka të ngjarë të kontribuojë për rritjen e shpenzimeve në Bosnje dhe Hercegovinë. Në Shqipëri, rritja e shpenzimeve qeveritare përfshin shlyerjen e pagesave të prapambetura të qeverisë prej 2.5 për qind të PBB-së. Rritja e të ardhurave nga tatimet gjatë vitit deri në shtator në të gjitha shtetet e EJL6-ës (përveç Kosovës) nuk ishte në gjendje të kompensonte rritjen e shpenzimeve publike. Të ardhurat mesatare pritet të jenë rritur me 0.8 për qind të PBB-së në të gjitha shtetet e EJL6-ës, përveç Kosovës. Njëra nga dy entitetet e Bosnjës dhe Hercegovinës (Republika Serbe) i rriti kontributet e sigurimeve shoqërore me 3 pikë përqindje për të paguar një fond solidariteti të synuar për përdorim për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, duke kontribuar kështu për një nivel më të lartë të ardhurash. Në Shqipëri, të ardhurat më të larta tatimore kanë kontribuar për rreth gjysmën e uljes së deficitit tregtar gjatë tre tremujorëve të parë të 2014-ës, dhe në Serbi për më shumë se një të tretën e deficitit tregtar.

Shtetet që kanë pasur mundësinë të ulin shpenzimet në vitin 2014, e kanë bërë këtë gjë kryesisht duke ulur investimet kapitale, një model që është vënë re gjatë periudhës pas krizës në të gjithë rajonin dhe një situatë që ngre shqetësime për rritjen ekonomike në periudhën mesatare.

Deri në fund të 2013-ës, mesatarja e shpenzimeve kapitale publike ra në nivelin 5.4 për qind të PBB-së. Rëniet ishin veçanërisht domethënëse në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Në rastin e Malit të Zi, shpenzimet publike kapitale ranë me mesatarisht 4 për qind të PBB-së. Në nivelin e 2.1 për qind të PBB-së, Serbia shënjoi nivelin më të ulët të shpenzimit kapital në të gjithë rajonin e EJL6-ës në vitin 2013. Shkurtimet e shpenzimeve kapitale vijuan përgjatë të gjithë 2014 – me shkurtimet që arritën në 43 për qind në terma nominalë në Shqipëri, me efekte potenciale mbi perspektivën e rritjes afatmesme dhe afatgjatë. Vetëm Kosova ka pasur rritje të shpenzimeve kapitale që prej vitit 2008, rritje e cila është konsumuar kryesisht nga një investim i vetëm i madh për ndërtimin e një rruge dhe ekzekutimi i buxhetit të Kosovës në 2014-ën mbeti i dobët për shkak të vonesës prej më shumë se 5 muajsh për formimin e qeverisë së re.

Edhe niveli ekzistues i investimeve kapitale jo gjithmonë rezulton të drejtohet drejt zonave me kthimet më të larta ekonomike. Autostradat e reja tërheqin investimet në disa shtete, duke përjashtuar potencialisht investime të tjera me përfitime më të mëdha, ndërsa rrisin borxhin publik deri në nivele shqetësuese. Për shembull, autostrada e ndërtuar kohët e fundit në Kosovë drejt Durrësit në Shqipëri mund të ketë mënjanuar projekte të tjera rrugore dhe mirëmbajtje rruge me nivele më të larta kthimi ekonomik

 

Shqipëria, ngadalësim ekonomik

Ndërsa rimëkëmbja në vitin 2013 i ndihmoi qeveritë të kufizonin rritjen në nivelet e borxhit, progresi i ngadaltë në konsolidimin fiskal ishte faktor kryesor pas akumulimit të borxhit në periudhën 2013-14. Si rezultat, raporti mesatar i borxhit publik përkundrejt PBB-së në EJL6 u rrit nga 47.1 për qind të PBB-së në vitin 2012 në 49.3 për qind të PBB-së në vitin 2013, dhe vlerësohet të ketë arritur rreth 52.3 për qind të PBB-së në vitin 2014. Të gjitha ekonomitë e rajonit janë në përputhje me këtë tendencë të përgjithshme në nivele të ndryshme, me përjashtim të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në Shqipëri ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e pagesave të prapambetura publike ka rritur në mënyrë të konsiderueshme nivelet e borxhit në vitin 2013.

 

Huat e këqija

Nivelet e larta të huave të këqija, ndërmjet faktorëve të tjerë të ofertës dhe kërkesës, e kanë ndrydhur rritjen e kreditimit. Ngushtimi i standardeve të kreditimit dhe përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve të financimit të bizneseve kryesore për degë të tyre kanë krijuar stres në kreditim në të gjithë rajonin, ku bankat e huaja luajnë rol dominues.17 Për më tepër, rritja ekonomike e dobët dhe e brishtë, e shoqëruar me mosdhënien e vazhdueshme të kredive, e ka ulur kërkesën për kredi. Si rezultat, në Serbi, Shqipëri dhe Malin e Zi, ka pasur tkurrje të kreditimit gjatë gjysmës së parë të 2014-ës. Ulja ka ardhur kryesisht si rezultat i “shitjes me shumicë” të huave të këqija në vitin 2011 dhe 2012.

 

PERSPEKTIVA

Rajoni i EJL-së parashikohet të rritet me 1.3 për qind në vitin 2015, mbështetur nga një kërkesë e huaj gradualisht në rimëkëmbje, veçanërisht nga Evropa, dhe stabilizimi i çmimeve ndërkombëtare të energjisë rreth niveleve aktuale. Sipas skenarit bazë, kërkesa e jashtme do të mbetet shtysa kyçe e rritjes në mbështetje të aktivitetit industrial të EJL6-ës dhe rritjes së eksporteve. Kushtet e favorshme të politikave monetare të Eurozonës kanë të ngjarë të vijojnë ta ndihmojnë EJL6-ën të rrisë eksportet. Për më tepër, çmimet relativisht të ulëta të naftës, të shoqëruara si me përpjekjet e familjarëve dhe të qeverisë për rindërtim pas dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet klimaterike të kohëve të fundit mund të mbështesin kërkesën e brendshme dhe të kenë ndikim pozitiv mbi rritjen në rajon. Megjithatë, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, kërkesa e brendshme në EJL6-ës ka të ngjarë të mbetet e ndrydhur pasi besimi i konsumatorëve dhe i biznesit mbeten të dobëta për shkak të pasigurisë së zgjatur politike, papunësisë së lartë kronike, klimës së dobët të biznesit, dhe sistemeve bankare të ngarkuara shumë me hua të këqija. Performanca e tregut të punës në EJL6 ka të ngjarë të përkeqësohet (ose në rastin më të mirë të mbetet në vend) pasi rënia e ritmit të rritjes në vitin 2014 në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë ka të ngjarë të reflektohet tek rezultatet e tregut të punës me ca vonesa. Nga ana tjetër, mund të priten përmirësime të vogla në nivelin e punësimit në një rajon (në EJL6) me rritje më të shpejtë. Përpjekjet për konsolidim fiskal mendohet të vazhdojnë në vitin 2015 në EJL6, me përjashtim të Malit të Zi, ku fillimi i projektit të ndërtimit të një autostrade do të rrisë ndjeshëm deficitin fiskal. Në aspektin e jashtëm, bilancet e llogarive korrente të EJL6-ës ka të ngjarë të stabilizohen rreth niveleve aktuale, pasi rritjet e pritshme në kërkesën e jashtme për eksportet e EJL6-ës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency