Vetëvritet kryehetuesi i tragjedisë së Parisit

0
147

tragjedia e charlie hebdoInspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik, ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave. Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu atij rreth tragjedisë. Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale. Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçar kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë. Fred  do të udhëhiqte hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, në të cilin u vranë 12 persona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency