Reagimi/ Braçe, Nishanit: Prezenca e Fullanit në ballo, presion ndaj drejtësisë

0
137

erion brace2Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, e ka cilësuar si një presion ndaj drejtësisë shqiptare deklaratat e Presidentit Bujar Nishani lidhur me pjesëmarrjen e ish­guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në ballon e organizuar nga Kreu i Shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe shprehet se në ndryshim nga të gjithë të ftuarit, Fullani rezultonte një person ende nën hetim nga ana e Prokurorisë dhe në një dalje të mundshme në gjyq. Në këtë mënyrë, sipas tij, prania e Fullanit në ballon e Presidentit është një presion politik ndaj autoriteteve të drejtësisë. “Po lexoj me një trishtim të madh çka thënë Presidenti i Republikës, por posaçërisht kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë! Thotë se balloja e organizuar prej tij ishte ballo e organizuar dhe paguar nga biznesi, pra pa para publike. Balloja e organizuar prej tij kishte të ftuar ish-guvernatorin në cilësinë e një njeriu që ka kontribuar shumë për ekonominë kombëtare; Balloja e organizuar prej tij e kishte të ftuar Ish Guvernatorin që ishte aty si çdokush tjetër! Jo President dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë! Ish Guvernatori që njoh unë (mbase njohim dy njerëz të ndryshëm) është ende një person nën akuzë, për të cilin po zhvillohen hetime për ta dërguar para një Gjykate! Edhe një herë, nuk është shpallur fajtor, por është nën akuzë, në pritje të përfundimit të hetimit dhe një gjyqi të mundshëm. Hetimit nga Prokuroria, institucioni i sulmuar nga Ju për rastin në fjalë për një gjë të thjeshtë, mosinformimin ndaj Jush. Gjykimit nga një gjykatë, brenda një sistemi vlerësimi e emërimi, karriere që drejtohet prej Jush. Pra President, nuk ishte si kushdo aty! Madje dhe ju, nuk jeni si kushdo aty, si pjesëmarrës, dhurues, kërcyes! Ju jeni Presidenti dhe Kryetari i Qeverisë së Drejtësisë! Gjesti juaj është presion që ç’ke me të! Ndërkohë që s’ka asgjë të përbashkët me etikën në ushtrimn e detyrës!”, – shkruante Braçe në “Facebook”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency