Pakistan/ 14-vjeçari i mbijetuar me 3 plumba në trup rrëfen tmerrin

0
19

kahnaËshtë vetëm 14 vjeç, por është zotuar se nuk do të gjejë paqe deri sa të jetë marrë haku i shokëve të tij.

Mehran Khan, një prej të mbijetuarve nga masakra e ndodhur të martën në një shkollë ushtarake në Pakistan, është vetëm një prej qindra të shpëtuarve dhe dëshmitar në vetë të parë i ngjarjes tragjike. I qëlluar me tre plumba, në dorë, këmbë dhe kurriz, Khani tani është shtruar në spitalin e qytetit Peshavar, pasi shpëtoi vetëm duke qendruar i shtrirë si i vdekur.

“Na thanë të mblidheshim në auditor sepse aty kishin mbërritur disa mjekë të ushtrisë. Mendoj se talebanët u futën në shkollë pas mjekëve. Të shtënat filluan që në oborr. Ne mbyllëm dyert, por ata sërish arritën të hynin brenda. Menjëherë nisën të qëllonin fëmijët në kokë, askund tjetër, vetëm në kokë. Terroristët ishin të gjithë të rinj, rreth 19-20 vjeç. Njëri prej tyre nisi të bërtiste “Zoti është i madh” dhe më qëlloi në këmbë. Doja të dilja jashtë, por sapo u ngrita për të hapur derën më qëlloi edhe në shpinë, e më pas në dorë. Më pas mbërriti ushtria dhe na lanë të qetë, e nisën të luftonin me ta”, tha Khan. Në masakrën e të martës humbën jetën mbi 130 studentë, shumica e tyre pinjollë e familjeve të klasës së pushtetshme të ushtarakëve në Pakistan. Pas sulmit, talebanët, të cilët publikuan edhe fotot e 6 terroristëve në rrjetet sociale për t’u mburrur me atë që kishin bërë, thanë se fëmijët e meritonin të vdisnin pikërisht sepse ishin pjesë e kësaj klase.