Aleatët e demokratëve/ Shehi: Mendoj se javën tjetër opozita në Kuvend. Mediu: Vendimi, i përbashkët me PD-në

0
136

Basha, takime me Shehin dhe Mediun për çështjen e bojkotit të Parlamentit

dashamir shehi Një sinjal tjetër i rikthimit të deputetëve të opozitës në Kuvend deri në seancën e fundit të këtij viti, më 24 dhjetor, vjen edhe nga takimet e krerëve të tri partive aleate. Kështu, pas kthimit nga Këlni i Gjermanisë, kreu i partisë më të madhe opozitare, Lulzim Basha, pati dje takime me dy aleatët e PD-së, Dashamir Shehin e LZHK-së dhe kreun e PR-së, Fatmir Mediu, më të cilët ka diskutuar lidhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe rikthimin në Kuvend. Pas takimit, kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, dha mendimin e tij se në seancën e ardhshme parlamentare të gjithë deputetët e opozitës do të jenë në Kuvend. “Mendoj se opozita do të kthehet në Kuvend më 18 dhjetor. Java që vjen do të jetë intensive për rikthimin në Parlament dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të rëndësishme”, – theksoi Shehi. Ndërkaq, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se vendimi i partisë së tij do të përputhet plotësisht me vendimin e Partisë Demokratike sa i përket thyerjes së bojkotit 5-mujor. “PR me PD dhe aleatët në shtator kanë diskutuar për një bojkot që lidhet më çështje të rëndësishme për shqiptarët dhe kemi diskutuar në mënyrë të përbashkët se kush janë qëndrimet tona dhe po në mënyrë të përbashkët do të vendosim. Ajo që kërkojmë është zgjidhja e kësaj çështjeje, nuk ka të bëjë me çështje mandatesh, është çështje parlamentarizmi, është çështje e një zgjidhjeje funksionale detyrimi për të gjithë krahët për të kuptuar ku e kanë vendin në politikë”, – the Mediu. “E djathta ka kontribuar për çështjen kombëtare dhe ky do të jetë një qëndrim politik në shërbim të interesit kombëtar që do të ketë e djathta shqiptare, PD dhe PR. Nuk duhet të prisni një qëndrim nga unë pa arritur një qëndrim të përbashkët”, – qartësoi kreu i Partisë Republikane. Po ashtu, Mediu tha se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe i mbetet qeverisë që të marrë përgjegjësitë për shqetësimet e ngritura nga opozita. “Ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, kërkojnë që të zgjidhet kjo situatë, ku qeveria të marrë përgjegjësitë për ato shqetësime që ka shprehur opozita”, – the Mediu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency