Problemet financiare/ Vllaznia, koktej me biznesmenët e qytetit, synohet sponsor

0
123

Problemet e klubit shkodran duket se do të gjejnë zgjidhje në një koktej që ka realizuar klubi për të gjetur financimin e duhur që duhet për të plotësuar boshllëqet

Vllaznia Vllaznia vazhdon të ketë probleme financiare. Një situatë që ende nuk po gjen zgjidhje, pasi ekipi po kalon shumë kalvarë të kësaj natyre gjatë këtyre viteve dhe duket se i ka hequr shkëlqimin ekipit që këtë sezon qëndron në pozicionet e fundit e rrezikuar. Po mendohet një zgjidhje sa më e shpejtë për këtë çështje, e cila është e nevojshme për vete fazën në të cilën ndodhet Superliga, por edhe ekipi që i duhet mbështetje për të mos humbur ekipin. Bordi drejtues i klubit Vllaznia ka bërë një thirrje ndaj biznesit shkodran në mbështetje të skuadrës. Bordi i zgjedhur pak kohë më parë nga mbledhja e këshillit bashkiak të qytetit të Shkodrës, ka vendosur që të premten, një ditë përpara sfidës që kuqeblutë do të kenë me Laçin, të organizojnë një mbrëmje koktej ku janë të ftuar të gjithë biznesmenët e qytetit. Qëllimi është mbledhja e fondeve për t’i ardhur në ndihmë klubit, që për momentin nuk është se po kalon një periudhë të mirë financiare. Bordi drejtues kërkon që me anë të kësaj mbrëmje koktej në një nga lokalet në qendër të qytetit të ndërgjegjësojë si bizneset për të ndihmuar klubin por edhe tifozët, pasi këta të fundit shihen si pjesa kryesore për të ndihmuar financiarisht skuadrën. Me biletën e paguar dhe me një numër të konsiderueshëm tifozësh, bordi drejtues mendon se arkat e klubit do të mbusheshin për të përballuar sezonin që parashikohet të jetë i vështirë. Synimi i këtij kokteji nuk është për të gjetur një apo dy sponsor, por për të bërë të gjitha bizneset e qytetit verior pjesë të skuadrës, me të cilën Shkodra kërkon të krenohet. Për më tepër i njëjti bord ka vendosur që skuadra të përbëhet më së shumti nga djem shkodran, produkt të akademisë së klubit Vllaznia, teksa pritet që të rishikohen edhe një pjesë e mirë e kontratave të futbollistëve aktual. Thuhet se për momentin po mendohet të gjendet një zgjidhje e momentit që do të hiqte disa shpenzime kryesore si pagat e lojtarëve, ndërkohë që është hedhur ideja që të ketë një bashkëpunim midis donatorëve dhe Bashkisë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që klubi mund të mbulojë kostot. Shpenzimet e skuadrës janë gjithmonë shumë më të mëdha sa ato që janë të parashikuara. Nëse fondi i Vllaznisë për këtë vit ishte 200 milionë, ndërsa për vitin tjetër parashikohen të jenë 400 milionë çka nuk i mbulojnë të gjitha shpenzimet e klubit pasi sa vijnë edhe bëhen më të lartë. Mendohet se nëse donatorët futen në lojë atëherë pjesa më e madhe e administrimit të ekipit do t’u kalojë atyre dhe kjo do ta lehtësojë edhe në vendimmarrje ekipin.

 

 Nesta: Inzagi e çon Milanin lart

Ish-lojtari kuqezinjve, Alesandro Nesta, ka thënë se Filipo Inzagi mund ta çojë Milanin drejt triumfit në Serinë A këtë sezon. Skuadra e Milanelos ka fituar vetëm një nga shatë ndeshjet e fundit në ligë dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e shtatë 14 pikë prapa liderit, Juventusit, dhe katër pikë prapa pozitës së tretë, ku ndodhet Xhenoa. “Pipo ka nevojë për kohë. Unë rrallë e kam parë ekipin e tij të luajë keq, shumë herë ata kanë humbur për shkak të gabimeve individuale. Ai ka sjellë ide dhe entuziazëm. Stili i tij i lojës lidhet me atë të Karlo Ançelotit dhe Xhixhi Kagnit. Unë kam udhëtuar nëpër botë dhe emri i Milanit gjithmonë është tepër i rëndësishëm për të përfunduar i teti, si sezonin e kaluar! Ata mund të synojnë Ligën e Kampioneve, por Interi, Napoli dhe disa të tjerë po ashtu po dështojnë dhe është për të ardhur keq dhe duket se do të ketë një garë për të parë se kush është aty në fund”, – ka thënë Nesta.

 

 Raul: Rikthehem te Reali me përvojë

Legjenda e galaktikave, Raul, është shprehur se ish-klubi i tij do të jetë i vetmi ku ai do të mund të punojë si trajner në Spanjë në të ardhmen. Sulmuesi, i cili kaloi 18 vite me gjigantët evropianë, duke fituar gjashtë tituj lige dhe tre tituj të Ligës së Kampioneve, i është bashkuar Nju Jork Kozmosit si lojtar, por po ashtu do të jetë edhe drejtor i akademisë së re të klubit. Dhe, përvojën që shpreson ta krijojë te skuadra amerikane, ai shpreson në të ardhmen ta transferojë te Madridi. “Çdokush gjithmonë më ka thënë ‘shko te Real Madridi, shko te Real Madridi’, por mendoj se kjo do të vijë, por unë duhet fillimisht të krijoj përvojë. Nuk shkohet te Real Madridi të bëheni trajner pa pasur përvojë. Nuk është e njëjtë si të luash dhe të jesh trajner prandaj jam i gëzuar që do ta bëj këtë këtu. Nëse rikthehem në Spanjë do të punoj për Madridin. Është shtëpia ime, ku jam zhvilluar, ku kam miq, por për momentin jam i fokusuar në këtë projekt”, – ka thënë Raul.

 

 Zaneti: Shpresoj që Mesi të fitojë Topin e Artë

Kapiteni ikonë i zikaltërve, Havier Zaneti, shpreson që bashkëkombësi i tij, Lionel Mesi, të fitojë Topin e Artë për të pestën herë në karrierë. 27-vjeçari ka konkurrent favoritin kryesor, Kristiano Ronaldo, dhe portierin e Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer. “Shpresoj që Mesi ta fitojë – ai është i madh. Asnjëherë nuk ndalet duke i kaluar të tjerët, në çdo moment është i aftë që të përmirësohet dhe me aftësitë që ka ose me diçka spektakolare mund ta fitojë ndeshjen. Sipas mendimit tim, ai është lojtari më i mirë në botë”, – ka deklaruar për bashkëkombësin e tij argjentinas Zaneti.

 

 Menez: Fitojmë ndaj Napolit

Francezi Zheremi Menez beson se Milani mund ta mposhtë Napolin kur skuadra e Rafa Benitezit të luajë në San Siron gjatë të dielës. Kuqezinjtë do të barazonin pikët me mysafirët nëse ata do të arrinin të nxirrnin tre pikë këtë fundjavë dhe francezi beson se skuadra e tij ka shanse për ta arritur këtë. “Gjithmonë është mirë të luash kundër Napoli. Të dielën ne do të luajmë në mënyrën që e dimë se mund ta bëjmë. Ne duhet të besojmë se mund të fitojmë”, – ka thënë Menez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency