Listën e plotë do ta gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka publikuar listën e ish-pronarëve që përfitojnë kompensimin. Sipas AKKP-së përfitohet kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla, prej 57% e vlerës totale. “ Në mbështetje të ligjit 9235, datë 29.07.2004. “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr. 256, datë 13.4.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 39, kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Miratohet publikimi i listës për për 39 kërkesa, nga të cilat 34 kërkesa përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, 1 kërkesë përfiton nga kësti i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla prej 20.06% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 4 (katër) kërkesa përfitojnë nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale”, – thuhet në një njoftim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.