Champions League/ Venger kërkon rikthim te suksesi, Bazeli ndaj Realit me Gashin në sulm

0
146

Jurges Veizaj

 arsen vengerTrajneri francez është shprehur se i duhet një fitore që skuadra t’i rikthehet suksesit

 Bazeli luan ndaj madrilenëve dhe Gashi do të jetë shtylla kryesore në sulm e skuadrës, duke parë edhe performancat e tij të mira në ndeshjet e fundit

 Liga e Kampioneve vazhdon në mbrëmjen sotme të garantojë spektakël. Ndeshje interesante dhe skuadra që luajnë ndeshjet e fundit për t’u kualifikuar apo për të dështuar në misionin për të kaluar në fazën tjetër. Më interesantja duket ajo midis Borosias së Dortmundit dhe Arsenalit, që me futbollin e bukur që luajnë do të dhurojnë spektakël. Kurse në krahun tjetër Bazeli i Mehmedit dhe i Gashit do të përballet me kampionët në fuqi të Realit të Madridit. Gjermanët kanë siguruar tashmë vendin e tyre në 16 më të mirët e Evropës dhe ndeshja e radhës është në “Emirates Stadium”, aty ku “topçinjtë” kërkojnë kualifikimin në fazën me eliminim për të 15-in sezon radhazi. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ka humbur 4 takimet e fundit në shtëpi ndaj kundërshtarëve nga Gjermania, por në këtë përballje pika do të kënaqte edhe formacionin e Jurgen Klëpit që me një barazim do të siguronte vendin e parë në grup. Trajneri francez kërkon rikthimin tek suksesi pas humbjes në kampionat fundjavën e kaluar. “Sigurisht që do të kërkojmë fitoren, pasi po luajmë në Champions League dhe për më tepër në shtëpinë tonë. Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe pavarësisht humbjes të shtunën ne jemi në një formë të mirë dhe kemi shumë shanse për të mundur Borusian e Dortmundit”. Megjithatë, misioni për të triumfuar ndaj nënkampionëve të Gjermanisë vështirësohet kur sheh se Venger nuk do të ketë në dispozicion për arsye dëmtimi Lak Uilshir, Vojciech Shezni dhe Teo Uollkot që kanë munguar në seancën stërvitore të së martës. Një mungesë e madhe në këtë seancë stërvitore ka qenë edhe ajo e Deni Uellbek por që pritet të rikuperohet për përballjen me Dortmundin.

 

Souza: Ndaj Realit luajmë për pikë

Bazeli i Xhakës, Gashit dhe Mehmedit do të ketë shansin që të luajë përballë Realit të Madridit. Xhaka, një ndër shtyllat kryesore të skuadrës, mungon, kurse Mehmedi dhe Gashi janë të disponueshëm ndaj galaktikëve. Numri 1 i stolit të Bazelit, Souza, në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje deklaroi se skuadra e tij duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte në të gjitha aspektet pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrë një rezultat pozitiv përballë kampionëve të Evropës. “Në çdo sfidë ne futemi me objektivin për të fituar. Gjithsesi kur përballë ke Realin e Madridit gjërat ndryshojnë. Në prag të një ndeshjeje të tillë duhet t’u kushtojmë rëndësi shumë të veçantë edhe detajeve më të vogla pasi nëse nuk e bën diçka të tillë, një klub si Reali të ndëshkon. Ne dëshirojmë të zhvillojmë një ndeshje të ngjashme si ajo ndaj Liverpulit pasi duam të vazhdojmë aventurën tonë në Champions. Fakti që Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër mund të jetë një avantazh për ne? Jo, nuk e besoj diçka të tillë pasi në të njëjtën pozitë ishin edhe sezonin e kaluar dhe shpartalluan Gallatasarajin me një breshëri golash”. Më pas Paulo Souza foli për gjendjen e lojtarëve të dëmtuar në skuadrën e tij, dhe në veçanti për Taulant Xhakën. “Xhovani Sio të hënën u dëmtua në gju dhe nuk do të luajë. Sa i përket Xhakës ai po përmirësohet ndjeshëm por ende nuk është gati për të zbritur në fushë. Duhet edhe pak kohë që Taulanti të riaftësohet plotësisht”.

 

UEFA shpall emrat për formacionin më të mirë të vitit

UEFA ka hapur zyrtarisht votimin për formacionin më të mirë të vitit, që do të formohet nga lojtarët që kanë spikatur në klubet evropiane dhe me kombëtaret e tyre. Të gjithë të apasionuarit e futbollit kanë mundësi të zgjedhin të preferuarit e tyre në sajtin e UEFA-s, ku shfaqen kandidatët potenciale për 11-n më të mirë të vitit. Për çdo pozicion, në skemën 4-4-2, çdo votues ka të drejtë të zgjedhë vetëm një alternativë. Për pozicionin e portierit konkurrojnë Manuel Nojer, Tibo Kurtua, Xhanluixhi Bufon dhe portugezi Beto. Në mbrojtje, janë plot 12 kandidatë, ku Bajerni i Mynihut dominon me 4 konkurrentë. Sigurisht që favorit për t’u rreshtuar mes katër më të mirëve të repartit të pasmë është edhe Serxho Ramos i Realit të Madridit.   Edhe për mesfushën votuesit mund të zgjedhin katër elementë nga 12 konkurrente, ku i vetmi kampion bote në fuqi është gjermani Toni Kros i Realit të Madridit. I vetmi futbollist i Barcelonës për këtë repart është Ivan Rakitiç, që në fakt sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Seviljes, ndërsa Reali i Madridit përfaqësohet nga tre lojtarë, kur përveç Krosit është edhe Modriç e Xhejms Rodriguez, pa harruar faktin se edhe Alonso e Di Maria sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e “Los Blancos”. Për sa i përket sulmit, favoritët kryesore mbeten emrat e mëdhenj si Ronaldo, Mesi, Ibrahimoviç, Nejmar, Myler, Bejl, Diego Kosta etj., ku vetëm dy prej tyre do të kenë mundësi të përfshihen në formacionin e vitit të UEFA-s.

 

 Krujf: Mesi nuk largohet nga Barcelona për arsye ekonomike

Legjenda holandeze Johan Krujf ka deklaruar se arsyeja pse Lionel Mesi nuk do të largohet nga katalanasit ndodh për arsye ekonomike. Holandezi beson se deklaratat e fundit se ai mund të largohet nga Barça një ditë dhe kjo është motivuar nga probleme të brendshme. “Sigurisht, ka skuadra të cilat do të dëshironin të paguajnë 200 milionë për Mesin, por ai nuk do të largohet vetëm për para. Mesin autoritetet e taksave e hulumtojë çdo tre ose katër vite dhe kjo e shqetëson atë. Problemet e tij me Barçën janë të brendshme dhe mund të ndodhin gjëra të cilat nuk i dini as e as unë”. Ju përpiqeni të luani futboll, të kënaqeni me atë dhe ka gjëra të caktuara për të cilat nuk duhet të shqetësoheni, por të cilat ju ngacmojnë”, – ka thënë Krujf, duke lidhur yllin argjentinas me nja fakt të tillë. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur dy vitet e fundit probleme me për sa i përket mos deklarimit të tët ardhurave duke ju shmangur taksave çka ka sjellë edhe hetime të gjata dhe që kanë sanksionuar lojtarin. Një gjë e tillë duket se është bërë edhe barrë që ka rënduar mbi performancën e lojtarit që nuk është në ditët e tij më të mira.

 

 Mishel: Mos krahasoni Iskon me dyshen Ronaldo-Mesi

Ish-futbollisti spanjoll Mishel ka kërkuar që të mos ushtrohet shumë presion yllit të Realit të Madridit, Isko, duke e krahasuar me dy më të mirët, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Mesfushori sulmues po kalon formë të mirë këtë edicion dhe mediat thonë fjalë të mëdha për të. Megjithatë, ish-lojtari i “Los Blancos” mendon se 22-vjeçari ka edhe shumë rrugë për të bërë, para se t’i afrohet nivelit të dy superyjeve të futbollit modern, njofton “Telegrafi”. “Mediat duhet të jenë të kujdesshme me Iskon. I kam dëgjuar njerëzit duke e lëvduar dhe duke thënë se ai mund të arrijë po të njëjtin nivel me Mesin dhe Ronaldon. Nganjëherë mund të kenë të drejtë, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të trajtuar një lojtar të ri dhe të mahnitshëm si Isko”, – ka deklaruar spanjolli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency