Parashikimet e ndeshjeve të fundjavës

0
152

Këtë fundjavë futbolli evropian do të prodhojë emocione. Kjo, pasi luhen ndeshjet e radhës të kampionateve përkatëse. Përballje mjaft emocionuese, por edhe derbi është panorama që sjell edhe një interes të madh nga bastvënësit.

1991729690-goetze-bayern-dortmund-dpa_20140411-115545-iHBVJ25gief

Bajern Mynih                       –                       Dortmund

1                                  X                     2

1.44                            4.50                6.50

Ndeshja midis Bajernit të Mynihut dhe Dortmundit është edhe më e nxehta e javës së Bundesligës. Sfidë që këto vitet e fundit është edhe klasikja e gjermanëve. Një sfidë që gjithmonë dhuron një lojë të bukur dhe spektakël me golat e shënuar. Kundër verdhezinjve do të jetë edhe Levandovski, i cili sezonin e kaluar ishte dhe një lojtarët kryesorë për skuadrën e Klopit. Ekipet vijnë përballë njëra tjetrën me diferenca për sa i përket statusit në tabelën e renditjes këtë sezon. Në njërën krah bavarezët janë ata që dominojnë përsëri. Hegjemonia e skuadrës së Guardiolës është e pathyeshme dhe duket se është shumë e vështirë që të kenë kundërshtarë. Ndërsa Borusia nuk ka shkëlqimin e para dy viteve. Paraqitje të dobëta, por edhe surprizë ndaj skuadrave shumë të dobëta duket se kanë tronditur reputacionin e skuadrës së Klopit. Një situatë, e cila referohet edhe te pikavarazhi që lë për të dëshiruar pasi gjendet në afër vendeve të fundit të tabelës. Diferenca këto që vihen re edhe në kuotim. Fitorja e Bajernit që luan në fushën e vetë kuotohet me 1.44, kurse barazimi me 4.50. Ndërsa për fitoren e Borusias kompanitë e basteve kanë dhënë koefiçentin 6.50.

 

Napoli                        –                       AS Roma

1                      X                     2

2.30                3.30                3.00

Derbi i Italisë luhet midis Napolit dhe Romës. Një ndeshje, e cila është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi një fitore ndaj një rivali direkt për renditjen në kampionat do të shërbente shumë për moralin e skuadrës. Të dyja skuadrat vjet ishin ngjitur me njëra tjetrën me diferencë ndaj Juventusit, kështu që përballjet e tyre prodhuan një lojë shumë të fortë. Atë që janë në presion më shumë janë kryeqytetasit. Kjo, pasi skuadrës pas humbjes së pësuar nga Bajerni, i duhet një fitore për të rikthyer klimën e mirë. Nga krahu tjetër, edhe Napoli ka një detyrë mjaft të madhe përpara. Kjo pasi një fitore e çonte në kuotën e 18 pikëve dhe i shtonte mundësitë për të rrëmbyer vendin e tretë në ndjekje të romanëve me 22 pikë. Fitorja e Napoli kuotohet me 2.30, pasi napolitanët luajnë në fushën e tyre dhe “Sao Paolo” është një stadium, i cili i sjell vështirësi çdo kundërshtari, për shkak të përkrahjes së tifozëve vendas. Barazimi kuotohet me 3.30, ndërsa fitorja e Romës me koefiçentin e 3.00.

 

Mançester Siti           –           Mançester Junajtid

1                                  X                                 2

1.85                            3.60                            4.00

Premier Liga në fundjavë do të “ndizet” zjarr. Kjo, pasi në Mançester do të përballet Siti me Junajtidin. Përballje, e cila ka bërë historinë e kampionatit anglez këto vitet e fundit dhe do të vazhdojë të dhurojë spektakël. Nga njëra anë gjendet skuadra e Van Galit, që më në fund po sheh frytet e supermerkatos së tij. Kurse Pelegrini nga krahu tjetër do që të përsërisë triumfin e sezonit të kaluar dhe për këtë duhet të kalojë nga djajtë. Të dyja ekipet kanë diferencë në tabelë. Mançester Junajtid gjendet në pozicionin e tetë dhe ky trepikësh mund të afroje në katërshe. Ndërsa Sitin mund ta çojë në pozicionin e dytë. Kjo sfidë duket më e rëndësishme për Runin me shokë, pasi një fitore si kjo jo vetëm do shtonte edhe më shumë vetëbesimin brenda skuadrës, por do ta sillte edhe rrezikshëm në krye të tabelës. Kurse për blutë e Sitit është rruga e vetme që i afron me Çelsin. Fitorja e Mançester Sitit kuotohet me 1.85, ndërsa barazimi me 3.60, kurse Mançesteri me 4.00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency