Riatdhesimi/ Shkelën rregullat e Shengenit, kthehen në Shqipëri 60 shtetas

0
126

ratdhesimi1222 ekstradimiAutoritetet e gjashtë vendeve, si Suedia, Finlanda, Franca, Gjermania, Spanja dhe Belgjika, rikthyen në atdhe dje në mesditë 60 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen. Fluturimi i përbashkët u organizua nga Suedia. Shtetasit e riatdhesuar janë shoqëruar nga një mjek suedez, si dhe nga dy monitorues të shtetit belg, të cilët monitorojnë procedurat e deportimit nga shtetet pjesëmarrëse. Përfaqësues të policisë thanë se shtetet pjesëmarrëse të hapësirës Shengen, janë të vendosur për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qëndrimit nga shtetasit shqiptarë. Këtë vendosmëri thanë ata e kanë edhe autoritetet shqiptare, të cilat nuk do të pajtohen asnjëherë me abuzuesit e rregullave të përbashkëta. Shefi i komisariatit të policisë Rinas Ermal Milori theksoi rëndësinë e zbatimit të rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë të cilët udhëtojnë në zonën Shengen, pasi shkelja e rregullave të qëndrimit në këtë zonë, si dhe kërkimi i azilit në këto vende për çdo lloj arsye është i paligjshëm dhe penalizon jo vetëm personat që shkelin këto rregulla, por edhe mund të sjellë pasojë për të gjithë qytetarët shqiptarë për lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency