“Shqetësimi bllokimi i lejeve të ndërtimit, pasi ky vendim po bën që bizneset të mos investojnë më në Shqipëri”
Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë shqiptare stabilitet me konçesionet dhe thjeshtëzim të sistemit të taksave në vend, pasi në të kundërt paralajmeron rrezikun e largimit të investitorëve të huaj nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford deklaroi dje rëndësinë e ndryshimit të sistemit të taksave, ku tha se,: “ duhet të inkurajojmë investitorët që kemi, ato mund të ndikojnë mirë ose keq, në thithjen e investimeve të reja. Nëse këto kanë probleme të koncensionet me taksat atëherë ato do t’ja transmetojnë të tjerëve, për mua është i rëndësishem stabiliteti dhe thjeshtëzimi i tatimeve, edhe po mos të ketë rritje apo zbritje përqindjesh, duhet të ketë thjeshtime”. Ndërkaq ai shprehu edhe shqetësimin edhe lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit, pasi ky vendim sipas tij po bën që bizneset të mos investojnë më në Shqipëri . “Ne po dëgjojmë nga ata që kanë dëshire të investojnë këtu, shembull një firmë amerikane në Shqipëri, që është këtu dhe që ka investuar në Shqipëri, por donin të hapnin një degë tjetër në Tiranë, por për shkak të pezullimit të ndërtimeve ato mund të ngecin me investimet që duan të bëjnë, për vendet e punës që do hapnin. Ata do të vazhdonin me atë biznes që kanë këtu, por për investime të reja ato mund të shkojnë drejt Kosovës, gjë që largon investitorët”, pohoi ai. Në këtë kontekst, Presidenti Dhomës Amerikane jep edhe një shembull për qeverinë shqiptare. “Prapë se prapë nëse e krahasojmë me Ameriken, në Ohaio ne para katër vjetësh kemi patur një deficit 8mln dollarë dhe guvernatori i ri uli taksat dhe thirri investitorët nga jashtë Ohaios dhe bëri shumë investime në minierë, në naftë, në gaz dhe tani ne kemi një bilanc. Para se të vinte ai ne kishim një fond rezervë me 2 dollarë dhe tani kemi 2 miliardë dollarë, kështu që nuk është vetëm të ngrejmë taksat, por të ngrejmë aktivitetin e ekonomisë. Për mua është e rëndësishme që qeveria të kujdeset për ato kompani të huaja që janë në Shqiperi, që kanë investuar”, deklaroi Crawford. Ndërkaq më parë edhe Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të rikthejnë taksen e sheshtë në masen 9.5 përqind, për ato biznese që nuk përfitojnë nga punët publike. “Tatimi progresiv që ndan dy kategoritë e biznesit mbi 8 milion dhe nën 8 milion lekë të ardhura vjetore, pra njëri paguhet me 7.5% tjetri me 15%, me dy herë më shumë tatim-fitmi, ka shërbyer edhe për rritjen e trysnisë për evasion fiskal, çfarë do të ndikojë sipas mendimit tonë në të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2015”, ka pohuar biznesi i madh. Raporti i INSTAT flet per ulje me 50 % të investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit 2014. Nga ana ë saj Qeveria ka pranuar se disa taksa do të rishikohen në paketën e re fiskale, ku sipas Ministrave të Financave dhe asaj të Ekonomisë do të ketë nje balancim të tyre.