Allishverish në politikën e jashtme turke

0
211

Turqia do të hyjë në luftë kundër milicëve të IS, vetëm kur Obama të rinisë luftën kundër Presidentit sirian Asad. Ankaraja do të bëjë pazare në politikën e jashtme, mendon Miodrag Soric

allishverish Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, është i njohur për atë, që fjalët nuk i zgjedh gjithmonë me kujdes. Kjo e vë nganjëherë në vështirësi. Kështu edhe së fundi, kur ai foli para studentëve amerikanë për aleatët e Amerikës në luftë kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Ai tha shkurtimisht se problemi kryesor i Uashingtonit ishin aleatët e tij, ndër ta Turqia, sepse Ankaraja i paska mbështetur gjatë terroristët. Ky pohim e zemëroi Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan aq shumë, saqë Bidenit iu desh t’i kërkojë falje.

Këtu Biden kishte thënë vetëm të vërtetën. Ai tërhiqet vetëm për arsye, se nuk dëshiron të rëndojë më shumë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Turqinë. Sepse Uashingtoni shpreson ende, se aleatja e NATO-s do ta ndryshojë kursin dhe do të ndihmojë më në fund kurdët në luftën e tyre kundër terroristëve. Por Ankaraja heziton. Qeveria turke po e vë nën presion Presidentin amerikan. Së pari Obama duhet të rifillojë luftën kundër Presidentit sirian Asad, pastaj Turqia do të hyjë në luftë kundër islamistëve, thonë ata.

 

Obama nuk lejon t’i bëhet presion

Politika e jashtme e Ankarasë bën pazar. Vetëm se Obama nuk lë që të bëhet me të pazar, dhe aq më pak që t’i bëhet trysni. Si rezultat Turqia heziton t’u japë mbështetje kurdëve në Kobane në luftën kundër “Shtetit Islamik”. Madje ajo nuk u jep mundësi për furnizime duke u bërë bashkëfajtore për një masakër në qytet. Sepse për Ankaranë Presidenti sirian Assad është kundërshtari kryesor. Amerikanët nga ana tjetër duan të përqendrohen fillimisht në luftën kundër “Shtetit islamik”. Dhe në fund që të dy mund të vazhdonin mjeshtërinë e tyre vrastare: si terroristët ashtu dhe Presidenti Assad.

Nëse do të binte Kobane, Obama mund të përballej probleme të tjera. Në radhë të parë nga republikanët. Ata e kritikojnë atë katër javë para zgjedhjeve parlamentare në SHBA, se ka pasur pak sukses në politikën e tij në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Kjo nuk të habit: Çdo opozitë përpiqet që të fitojë kapital politik nga gabimet e qeverisë. Ajo që të habit është, se tani edhe bashkudhëtarët politikë distancohen nga Presidenti amerikan. Ndër ta ish ministrja e Jashtme Hillary Clinton, apo ish ministri i Mbrojtjes Leon Paneta. Ata e akuzojnë Presidentin për pavendosmëri. Ka qenë gabim, të mos pajisej me kohë me armë opozita e moderuar në Siri. Ata natyrisht presupozojmë se ekzistojnë këto sirianë të moderuar. Pikërisht këtë e vuri në pikëpyetje Obama në një intervistë të tij para pak kohëve.

 

Jo një Vietnam të dytë

Se si është me të vërtetë në fund, kësaj nuk mund t’i japë përgjigje as votuesit amerikan. Ata bëhen edhe më të pakënaqur me klasën e përçarë politike në Uashington: Madje as në luftën kundër terrorit politikanët në kryeqytet nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Edhe nëse demokratët do të përjetojnë një humbje në zgjedhjet e ardhshme, Obama nuk ka për t’u larguar nga kursi i deritanishëm i politikës së jashtme. Ai nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Siri apo në Irak. Ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të përsërisë gabimin e ish Presidentit të mëparshëm Johnson, që pak nga pak e futi SHBA në luftën e Vietnamit. Me pasoja fatale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency