Dëmshpërblimi/ Emrat e 274 ish-të përndjekurve që u është miratuar kësti, dokumentet që duhet të dorëzojnë

0
105

Driçim Çaka

 ish te perndjekuritMinistria e Financave sqaron se në këtë listë nuk janë përfshirë trashëgimtarët, por vetëm ata ish-të dënuar që janë gjallë

 Listën e plotë të emrave do ta gjeni në faqen 19 të së përditshmes Standard

 Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, Ministria e Financave ka publikuar emrat e ish-të dënuarve që duhet të dorëzojnë dokumentet për të marrë këstin e radhës. Ministria e Financave sqaron se në këtë listë nuk janë përfshirë trashëgimtarët, por vetëm ata ish-të dënuar që janë gjallë. “Dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë, ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish-të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave. Dokumentat që duhet të dorëzohen:

 

Për gra ish të dënuara që jetojnë

-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;

-Nr. Llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Për persona ish të dënuar mbi 75

-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit

-Nr. Llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Për persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda

-Raport mjeko ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga:

-KEMCAP (KEMP-i epror)

-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit

-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda; territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç

-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit

-Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur

-Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur

-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”

-Certifikatë vdekje të personit ish të dënuar

-Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të rradhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më

-Certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur

-Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor

-Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më

-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.

 

Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç

-Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit

-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency