Makthi i 2100-ës: Ne do të jemi 13 miliardë mbi Tokë!

0
163

Makthi i 2100-ësNuk do të ndalemi, ose të paktën nuk do të ndalemi përgjatë këtij shekulli. Sepse specja jonë nuk ka aspak dëshirë që të ndalojë rritjen. Njerëzit që do të popullojnë Planetin Tokës do të jenë gjithnjë e më shumë, duke arritur shifrën e frikshme të 12.000.000.000 (milliard) deri në vitin 2100. Është rezultat i një analize të kryer nga demografët e Universitetit të Uashingtonit, mbi të dhënat më të fundit të Kombeve të Bashkuara – është botuar në revistën “Science” – për të rishikuar të gjitha vlerësimet mbi popullsinë e botë. Në veçanti, kërkimi çmonton mitin e vitit 2050, si vitin e kulmit të rritjes sonë, që do të thotë se është momenti në të cilin njerëzimi duhet të arrijë maksimalen e vet ne rreth nëntë miliardë njerëz, e që më pas do të fillojë të tkurret. Jo: “Ka një probabilitet prej 70 për qind që kjo nuk do ndodhë fare – thotë Tery Adrian Raftery, autor i studimit – kështu që tema e rritjes së popullsisë, e cila tani së fundi pothuajse ishte lënë mënjanë në axhendën globale, duhet të kthehet të jetë në qendër të vëmendjes” Nëse përllogaritjet janë të sakta, çështje të tilla si disponueshmëria e ujit, ushqimit dhe shërbimeve sanitare për të gjithë do të rikthehen dramatikisht. Nga këto do të varen konfliktet sociale, luftërat e reja, siguria e të gjithëve. Dhe bashkë me to, suksesi apo mungesa e suksesit e politikave tona mjedisore, dhe më përgjithësisht rëndësia e species tonë, shumë “pushtuese” mbi planetin që ne e banojmë. E gjithë kjo do të vijë shpejtë, jo për disa shekuj. Kështu, vënë në dukje autorët e studimit, është rasti për të rishqyrtuar me nxitim politikat e ngritura mbi besimin naiv se ne, qeniet njerëzore, herët a vonë do ta ndalojmë rritjen tonë, duke u nisur nga analiza mbi Ndryshimin e Klimës, në duart e organizmave kombëtare dhe mbikombëtare. Dhe është rasti për të analizuar së bashku arsyet për këtë rritje të vazhdueshme, si dhe për të studiuar sistemet për menaxhimin e saj. Pastaj, theksojnë ekspertët, temat janë gjithmonë të njëjtat: edukimi i femrave, përhapja e metodave kontraceptive, disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore. Dhe ja ku janë shifrat: Sot në Tokë jemi rreth 7.2 miliardë njerëz. Kërkimi i ri, i bazuar në statistikat më moderne dhe i kryer me metoda pa dyshim më strikte sesa ato të derisotme, vlerëson që ka shumë të ngjarë që në vitin 2100 do te jemi midis 9.6 dhe 12.3 miliardë, duke ndjekur një grafik që tregon një rritje të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë kurbë në rënie. “Kontributin” më të madh do ta japë kontinenti afrikan, ku vazhdojnë të bëjnë shumë fëmijë, pak a shumë si sot (dhe norma aktuale e fertilitetit është 4.6 fëmijë për grua), por do të zvogëlohet vdekshmëria, sidomos nga sëmundjet infektive. Projektimi tregon se do të kalojë nga një miliardë njerëz (që është më pak se shifra e atyre që jetojnë sot vetëm Indi) në 3,5-5.000.000.000 në vitin 2100. Dhe Nigeria, e cila është tashmë shteti më i populluar në Afrikë, do të bëjë një kërcim që do ta çojë nga më pak se 200 milionë njerëz, në 900 milionë, ose edhe në një miliardë e gjysmë, që është më shumë se Kina e sotme. Azia do të rezervojë më pak surpriza: aty ku sot jetojnë 4.4 miliard njerëz, është shumë e mundshme që do të regjistrohet një kulm prej 5 miliard në vitin 2050, dhe më pas një rënie e ngadalshme. E gjithë kjo do të thotë se, nga dhjetë banorë të planetit të marrë në mënyrë të rastësishme, katër ose pesë do të jenë afrikanë, katër ose pesë aziatike dhe vetëm një ose dy do të vijnë nga një tjetër kontinent. Duke përfshirë edhe tonin. Amerika dhe Evropa do të llogariten shumë pak. Dhe do na duhet të përballojmë një tjetër problem: popullsia do të plaket dhe do duhet të gjendet se si do të mbahen lart ekonomitë. Surpriza është se edhe vendet si Brazili, India dhe Kina, sot të konsideruara të reja, së shpejti do të duhet të merren me çështjen e plakjes. Ndërsa në disa dekada, fytyra e re e vërtetë e njerëzimit do të jetë ajo e një djaloshi afrikan.

 

 Fytyra e një të vdekuri shfaqet te një re

Një banore e qytetit të Lismore, në perëndim te Australisë ka perjetuar një përvojë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo grua me emrin Marion Daëson, ka fotografuar një re, në të cilen shfaqen te gjitha aspektet e ngjashme të vëllait të saj të ndjerë, Gerry Ëells . Fotografia është marrë sipër qytetit te vogël të Ocean Shore ( rreth 4000 banorë ), i vendosura në Neë South Ëales . Në atë kohë, më 9 janar 2012, vëllai i saj ende nuk kishte vdekur. Ai kishte shkuar për të vizituar familjen e tij . Ai ishte ne avion në mes Brisbane dhe Sydney. Disa ditë më vonë, më 24 janar, Gerry Ëells vdiq nga një atak në zemër. Ky sa ishte gjallë, kurrë nuk e kishte parë këtë foto , edhe pse ishte publikuar nga Northern Star, më 11 janar, para vdekjes së tij. Gjatë funeralit të tij, familja e shpërndau këtë foto te të pranishmit. Znj Daëson deklaroi se e kishte kapur një frikë e madhe kur ajo e kuptoi ngjashmërinë. Më e çuditshme është fakti se në kohën e marrjes së kësaj foto, i ndjeri fluturonte në vendin e tij me avion.

 

 Fisi që nuk ndryshoi për 10 mijë vjet

Koha e fiseve është harruar: Gjuetia e kafshëve të egra, me njerëzit Hadza të Tanzanisë që kanë jetuar një jetë të pandryshueshme për 10 mijë vjet. Asnjë herë më parë nuk ka ndodhur që bota jonë të jetë kaq e qasshme dhe e përshtatshme. Me shtypjen e një butoni ne mund të ndërrojmë programin, t’i shmangeni vapës apo të rezervoni një udhëtim për në Barbados. Ushqimi ynë rritet, prodhohet dhe e bëjmë për çfarë na pëlqen. Makinë gjithë kohën, dërgesa në shtëpi, përparime në medikamente dhe të drejta për edukim. Në një hapësirë të shkurtë kohore, jeta është transformuar në një komoditet. Kështu që pse jemi kaq të stresuar, mbipeshë dhe ëndërrojmë për të qenë të lirë? Fisi Hadza i Afrikës është më i mirë për të parë në të kaluarën. Buzë liqenit të Tanzanisë, në veri të vendit, jeton fisi gjuajtës-mbledhës. Ata nuk e rrisin ushqimin, as nuk rrisin bagëtinë apo s’tregojnë ato. Thënë më mirë, ata jetojnë një jetë të pandryshuar për më shumë se 10 mijë vjet. Bota e tyre është një prej lirive të pafundme- shoqëria modern mëzi mund ta imagjinojnë dhe është ndryshe nga çdo eksperiencë e tyre. Duke qenë të vetëm ata kanë aftësitë për tu mbajtur gjallë. Mesazhet e shkruara dhe thirrjet telefonike nuk ekzistojnë. As vetura dhe elektricitet. As punë, shefa, orare, struktura të shoqërisë apo religjioze. S’ka ligje, taksa dhe më e jashtëzakonshmja, s’ka para. Gazetarë të Mail Online kanë kaluar kohë me fisin Hadza, me një aktivitet ditor. Toka e tyre është e pa sigurt, me shkurre të mprehta, gjarpërinj helmues dhe njerëz që ushqehen. Ekspedita për gjueti e suksesshme është ndryshimi ndërmjet të ngrënit dhe mbeturit të uritur. Gjuha e tyre besohet të jetë më e vjetra e folur e njohur ndër njerëz.

 

Shkencëtarët shpikin dorën robotike që ndjen prekjen

Shkencëtarët kanë krijuar një dorë bionike, e cila veç lehtësirave të shumta, u lejon invalidëve që edhe të ndjejnë përmes gishtave të tyre, që janë pajisur me sensorë. Mjekët në Itali kanë kryer një operacion të suksesshëm, ku e lidhën dorën robotike të një pacienti danez me nervat e krahut. Vetë invalidi, Denis Aabo, i cili e kishte humbur dirën e tij një një incident me fishekzjarre rreth 10 vjet më parë, u shpreh i mahnitur me këtë shpikje të teknologjisë. Në testet laboatorike që u zhvilluan, u pa se pacienti ishte i aftë që të tregonte për formën apo ngurtësinë e objekteve që prekte, dhe pa i parë ato. Projekti është realizuar nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish, të cilët jan ekspertë robotësh nga Italia, Zvicra dhe Gjermania.

 

 Zbulohet uji në një planet 124 vite drite larg nga toka

Shkencëtarët thonë se planeti i ri i quajtur HAT P-11b është 4 herë më i madh se toka. Shkencëtarët kanë zbuluar ujë në një planet me madhësi sa Neptuni. Sipas një kërkimi shkencor të publikuar në revistën “Nature” thuhet se shkencëtarët kanë zbuluar ujë në atmosferën e një planeti i emërtuar HAT P-11b, i cili ndodhet në varësi të një ylli që merr pjesë në “skuadrën e yjeve” dhe që ndodhet rreth 124 vite drite larg (1 trilion km) nga toka. Planeti i studiuar nga hulumtuesit e Universitetit të Mariland të SHBA-së me teleskopë Hubble Spitzer dhe Kepler që i përkasin NASA-s thuhet se është katër herë më i madh se Toka. Shkencëtarët nxorën në pah praninë e ujit në atmosferën e këtij Planeti duke studiuar ngjyrën e dritës në momentin kur ai ndodhej përpara Yllit në drejtim të Tokës. Thuhet se fakti që në momentin e studimit mos prania e reve në atmosferë u lehtësoi punën shkencëtarëve. Thuhet se nga matjet e bëra në atmosferën e planetit HAT P-11b u vu re rreth 90% hidrogjen dhe masa të rëndësishme të avujve ujorë. Më parë mendohej se një teknikë e tillë mund të përdorej vetëm për Planetin e Jupiterit. Sipas studimeve Planeti HAT P-11b nuk mund të ketë jetë pasi ai ndodhet shumë afër Yllit të tij dhe si rrjedhojë është shumë i nxehtë.

 

Jetë jashtëtokësore e zbuluar që në vitin 1982!

Astronomët rusë pretendojnë se kanë zbuluar jetë jashtëtokësore në planetin e Afërditës që në vitin 1982! Pak kohë më parë shkencëtarët rusë, pohuan se që në 1982-in, kishin “kapur” tre “objekte” në sipërfaqe të planetit të Afërditës, me dimensione prej 0,01-0,15 metrash, të cilat gjithë kohën gjendeshin në lëvizje. Sipas një raporti të shkencëtarëve të botuar në revistën shkencore Ruse, Russian Solar System Research, shkencëtarët rusë, pretendojnë se tre objektet e diktuar aty i përkasin organizmave primitiv të stërlashtë të jashtëtokësorëve! Raporti, i cili mbanë firmën e shkencëtarit rus, Leonid Ksanfomaliti i cili njëkohësisht është dhe amtarë i kryesisë së Qendrës së Studimeve Hapësinore të Akademisë së Shkencave Ruse, paraqet dhe një video me një kohëzgjatje prej 126 minutash, ku analizon shumë të dhëna ku dhe shfaqet “kapja” e tre objekte në sipërfaqen e planetit të Afërditës. “Pa dashur të refuzojmë apo të themi se ekzistenca e jetës është e pa mundur në planetin e Afërditës, duke u bazuar në pamjet e marra aty, vëmë re disa karakteristika morfologjike të cilat na lejojnë të mendojmë se disa objekte të regjistruar mund të disponojnë gjallesa apo qenie të ndryshme”, deklaroi shkencëtari Leonid Ksanfomaliti. “Ajo çka bënë më shumë përshtypje tek shkencëtarët dhe qarqet e tyre, është shfaqja e një objekti i cili i ngjanë një Akrepi, lëvizjet e të cilit janë regjistruar për më shumë se 26 minuta reshtë, deri në momentin kur ai u largua!”, përfundoi ai.

 

Stalini ka krijuar jashtëtokësorët për të krijuar panik tek amerikanët?!

Shkrimatarja Annie Jacobsen në librin e saj shkruan që anija kozmike që erdhi në Rosëell , në fakt është një plan i Stalinit për ti frikësuar amerikanët . Në librin e saj “Area 51” ajo bëri përshkrimin më të cudtishëm të jashtëtokësorëve në Rosëell deri më tani. Këto të dhëna ajo i mori nga një inzhinjer i kompanisë EG&G , i cili në vitin 1978 ka punuar në bazën ushtarake “Area 51”. Stalini urdhëroi njerëzit e tij për të krijuar një panik të ngjajshëm me atë të luftës ndërmjet botërave në vitin 1938. Diktatori rus planifikoi edhe me cfarë aeroplanësh do të realizojë planin e tij. Ishin ato aeroplanë nazist “Horton Ho 229”. Stalini kishte punësuar mjekun Mengel i njohur me nofkën Engjulli i vdekjes” përshkak të eksperimenteve bizarre që ai bënte. Detyra e tij ka qenë të krijoj monstrume për të tu prezantuar jashtëtokësorët. Nga ana tjetër FBI ka paraqitur dokumente me të cilët dëshmon vërtetësinë e ardhjes së jashtëtokësorëve në Rosëell.

 

Misteret e Malit Shasta

Çdo vit mijëra aventurierë nisen me çantat e shpinës me vete në kërkim të eksperiencave mistike dhe për të kaluar kohë të bukura jashtë shtëpisë. Destinacioni i këtyre aventurierëve? Mali Shasta në Kaliforni. Mali Shasta është një nga ato vendet e shndërruara në fabul, vend legjendar, ndaj të cilit përralla misterioze kanë që në kohët e hershme që tregohen. Ashtu si Trekëndeshi i Bermudave dhe Stonehenge, ka magji të shoqëruar me emrin e këtij mali në Kaliforninë e Veriut që ka mistifikuar dhe magjepsur jo vetëm popullin e Amerikanëve, por edhe qindra e mijëra nga ata të tjerë që besojnë tek mrekullitë. Udhëtuesi i botës, botuesi, publikuesi dhe eksperti paranormal Timothy Green Beckley, është entuziast që të ndajë njohuritë e tij me të tjerët. “Ndër vite,” – tha Beckley, “Më kanë thënë disa histori të pabesueshme mbi malin Shasta dhe rezidenteve te pazakonte qe supozohet të jetojnë mbi dhe brenda malit. Për shembull, është thënë që ka disa qenie të frikshme dhe shumë të mëdha që janë parë në shpatet e malit. Eshtë një nga vendet më eksituese në lidhje me fenomenet paranormale. Profeti dhe burri i njohur që thuhet se ka jetuar përgjithmonë, Count Saint Germain, është parë aty dhe është thënë që edhe është biseduar me të.” “Miku im Blue Ocean,” – vazhdoi Beckley, “i cili është një Amerikan Nativ, thotë që ndërsa ishte fëmijë që ishte rritur aty, ai, miqtë e tij dhe familja e tij, kanë dëgjuar tingujt e lëshuar nga Bigfoot dhe ka patur raportime të shpeshta mbi një rracë të vogël qeniesh që u hidhte gura njerëzve. Eshtë thënë gjithashtu që aty është hyrja edhe për tek një qytet i madh nëntokësor dhe banorët e zonës aty e quajnë atë zone të shenjtë.” Ndërsa UFO-t në këtë zonë janë shumë të zakoshëm madje edhe pasagjerë që udhëtojën me tren rastësisht nga ato anë, kanë parë shpesh drita të çuditshme. Ka dëshmi të shumta që dicka e çuditshme ndodh në këtë mal misterioz, mbi mal dhe ndoshta edhe brenda malit, dhe kjo është një temë shumë tërheqëse në fakt. Shumë njerëz udhëtojnë vit për vit në këtë vend për tu ngjitur në mal dhe shumë prej tyre kanë raportuar anomali nga më të ndryshmet. Nuk duhet të niseni në një udhëtim për tu ngjitur në malin Shasta pa blerë më parë “The Mysteries of Mount Shasta” (Misteret e malit Shasta), që do ju shërbejë si një guide për të ndjekur aspektet të mbinatyrshme të kësaj zone. Ky libër është një antologji e mrekullueshme e shumë shkrimeve të ndryshme që fokusohen në këtë maje paranormale. Eshtë i ndarë në gjashtë seksione që e qasin historinë e Malit Shasta nga një varietet prespektivash të ndryshme. Seksioni që e hap librin merret më pak nga historia bazë e malit dhe se si ai filloi të tërhiqte kaq shumë njerëz. I përfshirë është edhe një kapitull prezantues nga Tim Sëartz që futet në origjinën e besimit qe ka një lidhje psiqike ndërmjet malit dhe njerëzve që kanë jetuar nëpër shpatet e tij. Ai flet gjithashtu për një sasi informacionesh të pazbuluara të mbledhura dhe të arkivuara nga një universitet në Ëeed, Kaliforni. Më pas vazhdon një kapitull i shkruar nga Timothy Cridland, i cili prezanton një pasqyrë artikujsh nga “Los Angeles Times”, që kthehet mbrapa në shekullin e 19, që demostron se sa seriozisht I merrte shtypi historitë e Malit Shasta, edhe kur në to përfshiheshin elemente paranormale si Lemurianet e lashtë (ekuivalenta e Atlantis në Oqeanin Paqësor) dhe teori alternative mbi origjinen e njerëzimit. Cridland gjithashtu rrëfen historinë e biznesmenit që udhëtonte Edëard Lanser, artikulli i të cilit,shkruar mbi eksperiencat mbinatyrore që kishte jetuar ndërkohë që kishte ndaluar pranë malit, I vitit 1932 , kishte marrë një trajtim dashamirës nga “Los Angeles Times.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency