Mjaltë dhe kanellë kundër kolesterolit

0
256

mjalti_708006

Një raport i publikuar nga revista kandadeze “Wekly World NeWs”, duke renditur këtu punën e shumë shkencëtarëve perëndimorë, përmend se përfitimet e mjaltit në përzierje me kanellë janë vërtet shumë të mëdha.

 

Më pak kalori

Në përgjithësi, mjaltë është më e mirë se sheqeri bardhë në dietën e përditshme, si në aspektin e kalorive po ashtu dhe kolesterolit. Në fakt, mjaltë është një produkt natyral, ajo është e përbërë nga fruktoza, glukoza, vitamina, minerale, hormonet dhe ka arome dhe shije krejtësisht ndryshe sheqeri i bardhë i cili përbëhet nga saharoza (karbohidratet) industriale. Për 100 g sheqer të bardhë është 420 kalori, ndërsa mjalti përfaqëson vetëm 320 kalori.

 

Mjaltë dhe kanellë në një filxhan çaj

Konsumimi i përditshëm i mjaltit është këshilluar për të luftuar kundër sëmundjes se kolesterolit. Dhe sipas studimeve të raportuara nga kjo gazetë, dy deri në tre lugë (luge supe) mjaltë të përzier me 2 deri 3 luge (luge çaji) kanellë në një filxhan të madh çaj çdo ditë në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon kolesterolin.

 

Mjalti

Ndihmon të sëmurët me ftohje. Ata që vuajnë nga ftohje të rënda duhet të marrin një gotë ujë të vakët përzier me një lugë gjelle mjaltë dhe 1/4 lugë pluhur kanelle në ditë, për tre ditë. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, gjithashtu lufton dhe ulcerën e stomakut. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës: Përgatitet një masë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, e hani rregullisht më bukë në vend të xhelatinës. Zvogëlon kolesterolin në arteriet dhe ruan pacientin nga sulmi në zemër. Gjithashtu, ata që kanë kaluar një të tillë, nëse e përdorin rregullisht këtë përzierje, janë më të mbrojtur ngë një sulm i dytë. Gjithashtu do të kenë një frymëmarrje më të lehtë dhe zemrën më të fortë. Në Amerikë dhe Kanada, me këtë përzierje janë trajtuar pacientë, që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, (azile). Mjalti dhe kanella ka bërë të mundur rigjenerimin e arterieve dhe venave, të cilat humbasin fleksibilitetin e tyre tek të moshuarit.

 

Pse duhet të konsumoni gjithmonë kos

Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë që duhet konsumuar çdo ditë për shkak të vlerave të larta ushqyese. Kosi lufton më së miri gripin si dhe ndihmon në humbjen e peshës. Ky është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni më stomak të fryrë konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Specialistët e dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Ai mund të shoqërohet me vitamina C, si fruta apo limon.

 

Ja cilat sëmundje trajton shega

Hulumtuesit në Britani kanë zbuluar që një përbërës i shegës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit. Përbërësi i quajtur ‘punicalagin’, që njëherësh është polifenol, ndikon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave si dhe zvogëlon pezmatimet të cilat shoqërojnë këto sëmundje. Tani, shkencëtarët nga Universiteti i Hadersfilldit në Britani kanë filluar fazën e hulumtimeve për zhvillimin e ilaçit që do të trajtonte neuro-pezmatimin. Të paktën 44.4 milionë njerëz në botë vuajnë nga demenca, si pasojë e sëmundjes së alzheimerit. Tani, kur ilaçi për këtë sëmundje nuk është gjetur ende, ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Dr. Olumayokun Olajide, rekomandon konsumimin e lëngjeve që janë të përbërë 100 për qind nga shega, pasi që përmes këtyre lëngjeve do të zvogëlojnë pezmatimet. ‘Ne e dimë që konsumimi i rregullt i shegës i sjellë shumë përfitime shëndetit tonë, në mesin e të cilëve edhe zvogëlimi i neuro-pezmatimeve, të cilat janë të lidhura ngushtë me demencën’, ka thënë mes të tjerash Dr. Olajide.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency