Adelinën e shajnë në “Instagram”: U merr burrat kolegeve

0
176

adelinaSituata është ende e zjarrtë mes fansave të Anjeza Brankës dhe Adelina Tahirit. Një foto që Adelina ka postuar në “Instagram”, ka sjellë një revoltë të ndjekësve, të cilët e kanë ofenduar. Sipas tyre, ajo i vjedh “burrat kolegeve”. Por duket se të gjitha këto sharje nuk i kanë bërë përshtypje aspak asaj, teksa ka qëndruar në heshtje. Ja çfarë i shkruajnë disa fansa: “O ti niveli i ultë i njerzimit. Po Anjeza Brankës me ja mar frajerin kuku oj e shkretë. Mir ta ka bo i lumshin duart që ju ka parit ty dhe kete magjup. Plus ti sa i do lekët. E ky cigani një cent s’ka, as makinë të vetën. O e bajshe me shnet dajakun”.

E një tjetër pason: “E ka marë vesh gjithë Shqipëria çfarë femre je. Je nga ato që i merr burrat kolegeve. Po aq make-up sa perdor ti dhe ajo e dashura jote e re normale që nuk do duken shenjat e dajakut”. Ndonëse Anjeza deklaroi më herët se i kishte dhënë fund lidhjes dhe se do i dedikohej djalit të saj, ende fansat mes dy palëve mbajnë mëri.

 

Ja çfarë bën Aurela kur është me temperaturë…

aurela Aurela Hoxha teksa ka njoftuar të gjithë fansat se është sëmurë, ka publikuar dhe një foto ku me sa duket ka harruar të veshë pantallonat. “Kur je me 40 temperaturë”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos, e ndërsa kjo ka shkaktuar edhe batuta mes miqve dhe ndjekësve në “Instagram”. Duket se Aurela nuk i reziston dot tundimit të fotografohet kudo, e ndonëse me temperaturë ajo bën foton e radhës.

 

“Ndjenjë tjetër” nga Dafina

dafina Dafina Zeqiri ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Ndjenjë tjetër”, ndërsa kjo këngë është edhe pjesë e albumit të ri. Videoklipin e ka punuar Max Production, kurse muzikën e ka bërë vet këngëtarja në bashkëpunim me BigBang. Arianit Palaja e ka shkruar tekstin, derisa kënga është prodhim i Red Box Entertainment. Lançimi i këngës së pritur të Dafinës u shti për disa ditë për shkak të, siç u tha, “disa vonesave teknike”. Kjo këngë vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Ledri Vulën, “Got Ur Back”.

 

Tuna surprizon fansen e vogël

tunaPas Noizyt edhe Tuna janë ndër këngëtarët të cilët janë treguar mjaft të ndjeshëm ndaj fëmijëve, e ndërsa këngëtarja është bërë pjesë e një ditëlindje të një fanseje të saj. Këto festime këngëtarja i ka ndarë edhe me miqtë e tjerë në “Instagram”, teksa ka postuar tre foto nga festa. Tuna është bërë surpriza e ditëlindjes së një vajze të vogël, e cila siç duket e ka idhullin e saj. Me zbukurime ngjyrë rozë dhe poster urimi, Tuna ka surprizuar vajzën e vogël kur është bere pjese e festës se saj.

 

Ngacmimet mes Ledionit dhe Sara Hoxhës…

ledioni Pas një periudhe të shkurtër ku u përfol se Ledion Liço po shijonte një lidhje me Sara Hoxhën, tashmë duket se zërat shtohen edhe më tepër, pas një komenti të kësaj të fundit në foton e prezantuesit. Një foto e postuar në “Instagramin” e Ledionit është bërë shkak për një ngacmim mes dy palëve, por ende nuk dihet nëse kjo ka qenë e ndierë apo thjeshtë si një fasadë që edhe ata të bëjnë lojën e radhës. Teksa Ledioni kishte postuar një foto për të treguar se ka provuar kekun e bërë nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ai kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kjo është bërë shkak që Sara të komentojë. Ajo ka shkruar: Këmisha e kuqe për të kombinuar me kekun e kuq?, ndërsa Ledioni ia ka kthyer që ai e ka kombinuar me zemrën e saj.

 

Getoar Selimi nudo

geti1​Getoar Selimi është një ndër reperët e parë në rep skenën shqiptare. Herë rebel, kontravers, e herë i dashur dhe sensiblizues. Kështu na është shfaqur ndër vite Getoar Selimi, i njohur edhe si Geto Geasy. Geti, ka pasur disa lidhje me modele dhe këngëtare. Aktualisht statusi i tij është “i pa definuar”. Nuk dihet nëse vazhdon të jetë bashkë me modelen dhe prezantuesen e njohur Liberta Spahiu. Së fundi Geti ka vendosur të bëjë publike diçka krejt private, një foto nga fëmijëria e tij e hershme, ku shihet plotësisht i zhveshur. Ky është rasti i parë dhe me gjasë i fundit kur publiku mund ta shoh Getoar Selimin nudo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency