8 fjali që gjithmonë e tërheqin vëmendjen

0
169

ciftiNë rutinën e përditshme, përkundër të gjitha obligimeve jetësore, shpeshherë pa dashur hyn edhe raporti me partnerin. Ju duhet ta freskoni lidhjen tuaj, pa harruar disa imtësi që do ta bëjnë diferencën në lidhjen tuaj. Kemi zgjedhur 8 fjali që e bëjnë diferencën dhe e fitojnë kujdesin e partnerit tuaj sa herë që mendoni se jeni larguar nga njëri-tjetri.

 

  1. Bëjeni me dije se jeni krenarë me të

Meshkujve u pëlqen që të ndjeheni krenarë me ta, por këtë nuk e thonë drejtpërdrejt. Bëjani me dije se krenoheni me arritjet e tij profesionale dhe me mbështetjen që ua jep në jetë.

Thuajeni këtë pasi të kthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme që ka pasur në punë, që ta kuptojë se jeni e vetëdijshme për mundin që jep dhe se ju intereson secili detaj i jetës së tij.

 

  1. Përkujtojeni në një natë të çmendur në dhomën e gjumit

Kjo është një deklaratë e bukur që do ta përmirësojë raportin tuaj dhe do t’i japë freski përkundër detyrave të përditshmërisë. Seksi është një akt tejet i rëndësishëm në martesë, mbase është edhe e para gjë që ju bie ndërmend. Përkujtojeni në lojërat e zjarrta në shtrat, kjo i bën mirë lidhjes suaj.

 

  1. Një mirënjohje e thjeshtë mund të bëjë çudira

Një mirënjohje e thjeshtë mund t’i japë kuptim dhe ta zbukurojë ditën tuaj.

Flisni së bashku për njerëzit dhe ngjarjet dhe shprehini mirënjohje për ndonjë gjë që ka bërë për ju. Bëjeni këtë edhe për gjera të vogla, në dukje të parëndësishme, qoftë edhe për diçka të thjeshtë që ju ka bërë të qeshni.

 

  1. Befasojeni me ftesë për pije a darkë

Befasojeni me ndonjë dalje të paplanifikuar, qoftë për darkë apo për një gotë verë në një ambient intim në një lokal të dashur për ju. Kjo mund të jetë mjaft seksi. Ky spontanitet do t’ia rikujtojë se ju përveç obligimeve i ndani edhe kënaqësitë dhe argëtimet.

 

  1. Dëshmojani se nuk jeni xheloze

Nëse vëreni që ndonjë femër në lokal përpiqet ta provokojë partnerin tuaj, bëjani me dije se po e hetoni këtë gjë dhe se jeni e lumtur që ai është burri juaj. Kjo nuk e kërcënon martesën tuaj. Përkundrazi, kjo ia rrit vetëbesimin partnerit tuaj dhe ia shpreh atij kënaqësinë që keni ju në këtë lidhje dhe se aspak nuk jeni xheloze.

 

  1. Lëvdojeni zgjedhjen që ka bërë për dhuratë

Zakonisht meshkujt nuk janë shumë të sigurt kur u blejnë dhurata bashkëshorteve të tyre. Kështu që nëse ai ju ka marrë diçka që vërtetë ju ka gëzuar, bëjani me dije këtë gjë. I thoni se sa shumë komplimente ka marrë ajo dhuratë në mesin e miqve tuaj të punës apo gjetiu. Kështu ju do ta shpërbleni përzgjedhjen e tij dhe do të krijoni mundësi që në të ardhmen të merrni edhe ndonjë tjetër të ngjashme. Meshkujt e kanë shumë me rëndësi të ndjehen të respektuar.

 

  1. Falini kujdes e ndjeshmëri dhe të njëjtën priteni edhe prej tij

Pavarësisht se mund të jeni person i fuqishëm që i kryeni vetë obligimet, prapë se prapë keni nevojë që dikush t’ju kushtojë kujdes dhe ndjeshmëri. Po këtë nevojë e kanë edhe meshkujt, prandaj i thoni atij se duhet të pushojë më shumë, se duhet të shkojë të flejë apo thjeshtë bëjini një masazh. Falini pak ndjeshmëri dhe do të shihni se kjo do t’ju rikthehet.

 

  1. Argëtimet e ripërtërijnë lidhjen

Argëtimet e freskojnë lidhjen në raste ftohjesh. Për shembull shikimi i ndonjë filmi, pjesëmarrja në ndonjë ditëlindje miqsh, përgjigjja ndaj ftesës së ndonjë fqinji për pije e për këngë deri në orët e vona mund ta freskojnë lidhjen tuaj edhe më shumë. Rezultatet e këtyre argëtimeve shihen shpejt.

 

Dallimi ideal në moshë është…?

Përkundër mendimit popullor, që në një lidhje është ideale, që mashkulli të jetë më i moshuar dhe femra me e re, në vitet e fundit është regjistruar një trend në rritje që përfshin një ndryshim të kundërt. Në mënyrë të veçantë, është duke u rritur numri i lidhjeve në të cilat gratë janë më të vjetra se partnerët e tyre. Ndoshta ky numër do të ishte edhe më i madh nëse nuk do të ekzistonin disa faktorë që e pengojnë këtë.

Sipas një sondazhi të fundit, i cili i ka përfshirë rreth 2000 persona të rritur, diferenca ideale është kur mashkulli është më i vjetër nga gruaja për katër vjet e gjysmë. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar që nuk ka asnjë ndryshim ideal në moshë, dhe diferenca në moshë nuk ka të bëjë asgjë me suksesin e lidhjes.

Interesante është që 33 për qind të femrave, duan lidhje me një burrë i cili është më i vjetër edhe deri në shtatë vjet, dhe vetëm një në 100 gra kanë thënë se ato do të preferojnë të jenë të lidhur me meshkuj më të rinj.

Në ekzaminim të mëtejshëm u gjet se stabiliteti financiar është arsyeja kryesore pse femrat mendojnë se meshkujt më të moshuar janë më të dëshirueshëm, kurse rreth 55 për qind të grave, thanë se ato nuk do të ishin në gjendje që të paguajnë kredinë për shtëpi apo të përballojnë një investim të madh financiar. Gratë me kalimin e kohës, nëse do të kenë një të ardhme të sigurt financiare, më shumë mund të zgjedhin për partnerë, meshkuj më të rinj në krahasim situatën që aktualisht është, ku ato preferojnë meshkuj më të vjetër për shkaqe financiare, theksoi studimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency