Rishikimi i buxhetit/ Sa para shtesë do të jepen për pensionet dhe për kompensimin e ish-pronarëve

0
131

buxheti per pensionetFondi i kompensimeve prej 1 100 milionë lekësh do të përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar

Zbardhen shifrat se si ndryshon buxheti për vitin 2014. Një sërë institucionesh do të përfitojnë të ardhura shtesë, duke përfshirë Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, buxhetin e sigurimeve shëndetësore dhe një sërë institucionesh të tjera. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga qeveria dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. “Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2014, teprica e të ardhurave, sipas programeve dhe degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve”, – përcakton vendimi i qeverisë. Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 88 455 milionë lekë, nga i cili 400 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. “Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 88 055 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

Fondi i kompensimeve

Fondi i kompensimeve prej 1 100 milionë lekësh do të përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u shpërndahet ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar. Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme. “Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 100 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 200 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

 

 Buxheti për vitin 2014 është:

Të ardhurat   367 949 milionë lekë

Shpenzimet 456 404 milionë lekë

Deficiti            88 455 milionë lekë

 

Buxheti vendor për vitin 2014 është:

Të ardhurat   37 199 milionë lekë

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror        21 726 milionë lekë

Të ardhura të tjera   15 473 milionë lekë

Shpenzimet 37 199 milionë lekë

 

Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej, 95 704 milionë lekë

Nga të cilat:

– kontributet 54 380 milionë lekë

– transferimet nga buxheti i shtetit 41 324 milionë lekë

Shpenzimet 95 704 milionë lekë

 

Skema e sigurimit suplementar

Të ardhurat, gjithsej 4 846 milionë lekë

Nga të cilat:

– kontributet 750 milionë lekë

– transferimet nga buxheti i shtetit 4 096 milionë lekë

Shpenzimet 4 846 milionë lekë

 

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2014 është:

Të ardhurat, gjithsej 32 910 milionë lekë

Nga të cilat:

– kontributet dhe të tjera 8 319 milionë lekë

– transferimet nga buxheti i shtetit 24 591 milionë lekë

Shpenzimet 32 910 milionë lekë

 

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2014 është:

Të ardhurat, gjithsej 1 400 milionë lekë

Nga të cilat:

– të ardhura të tjera 100 milionë lekë

– transferimet nga buxheti i shtetit 1 300 milionë lekë

Shpenzimet 1 400 milionë lekë.

 

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet 8 500 milionë lekë

Të ardhurat tatimore 260 517 milionë lekë

Të ardhurat jotatimore 22 611 milionë lekë

 

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzimet korrente          274 029 milionë lekë

Shpenzimet kapitale           66 004 milionë lekë

Fondi rezervë           1 500 milionë lekë

Kontingjenca            1 550 milionë lekë

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve        2 000 milionë lekë

Detyrimet e prapambetura 35 000 milionë lekë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency