Qytetërimi dhe kodi sekret Inkas

0
428

33069174Maçu Piçu është një nga vendet arkeologjike më mahnitëse në Tokë dhe ndodhet në zemrën e Andeve në Peru të Amirkës së Jugut. Ky vend 500 vjeçar tërheq 300’000 turistë në vit.

Rrënojat e Maçu Piçut ndodhen në provincën Urubamba të Perusë. E futur si në folë mbi rrëpirat lindore të rrethinave të malit Vilcanota, Maçu Piçu ndodhet në lartësinë 2350 metra mbi nivelin e detit me një klimë nëntropikale me shira dhe pyje të dendur. Por mbështetur në qytetërimet e lashta me histori të shkruar, është vështirë të kuptohet se si qe e mundur që një vend i tillë madhështor nuk pat qenë zbuluar prej spanjollëve kur ato pushtuan Perunë i quajtur “qyteti i humbur i Inkasve”, Maçu Piçu u zbulua në vitin 1911, domethënë rreth 400 vjet pas hyrjes së kolonizatorëve spanjollë në Peru. Maçu Piçu nuk ishte një qytet me qëllim administrative, tregtar apo ushtarak. Ai më shumë ishte një qendër e shenjtë mbretërore e ndërtuar nga mbreti Inkas Paçakuti gjatë tërheqjes përballë pushtuesve mizorë spanjollë në vitet 1460-1470. Udhëtimet në rrugët pothuaj të pakalueshme që të dërgonin në këtë vend kryheshin vetëm me lejen mbretërore. Me vdekjen e Paçakutit, vendi i shenjtë mbeti nën kujdesjen e kushërinjve të tij dhe me kalimin e kohës numri i njerzve që kishin njohuri për atë vend u zvoglua ndjeshëm, derisa u shua fare. Shtohet këtu edhe fakti se Inkasit nuk kishin gjuhë të shkruar, por përdornin shenja dhe vizatime të veçanta dhe një takëm litarësh të ngjyrosur me nyje për leximin e të cilave egzistonte një grup i caktuar njerzish. Me shkatërrimin e shtetit të Inkasve me ardhjen e pushtuesve spanjollë, këta lexues të posaçëm u shpërndanë dhe u harruan. Spanjollët e shkelën Perunë në vitin 1532 dhe vala e parë e tyre përbëhej nga njerëz të pashkollë dhe mizorë, të cilët kishin pak interes për gjërat që nuk sillnin pasuri dhe pushtet. Derisa në ato rrethina u dukën shkollarët, njohuria për Maçu Piçun kishte humbur. Gjithashtu, më 1536 Inkasit bënë një kryengritje por dështuan dhe në tërheqje e sipër dogjën e shkatërruan ngulmimet Inkase përgjatë udhës që të çonte tek Maçu Piçu. Ndërkaq, shirat e vazhdueshëm, klima e ngrohtë dhe prishjet e rrugëve nga rrëshqitjet e dherave e fshehën përfundimisht Maçu Piçun për rreth 400 vjet. Vendodhja dhe pamja e zakonshme e Maçu Piçut jepet në figurat bashkëngjitur. Ajo që e bën sa enigmatik dhe po aq të qartë këtë vend është rrotullimi me 90o i pamjes së zakonshme. Kështu, pamja e rrotulluar shfaq tiparet e fytyrës së njeriut dhe ndërtimet (e rrënuara tani) përmbri përfaqsojnë flokët ose shaminë e kokës e shtrirë anash.(E ngjashme me fytyrat e lashta të Egjyptit?) Këto tipare dhe ky kuptim tokësor i këtij vendi mahnitës mund të shihen prej lartësive ku fluturojnë helikopterët e më lart.

 

Kodi Inkas

Qytetërimi inkas ishte një mrekulli teknologjike. Me mbërritjen e tyre në vitin 1532, konkuistadorët spanjollë kanë gjetur një perandori që shtrihej për pothuajse 6000 kilometra, nga Ekuadori në Kilin aktual, i shërbyer nga terrene që përfshinin urë të varura në 60 metra lartësi dhe të bëra me rrënjë pemësh. Kanë qenë inkasit ata që kanë ndërtuar Machu Picchu, një qytet transhe i vendosur mbi një rrip të pakët toke midis dy majave andeane. Kanë arritur të vënë së bashku edhe një lloj interneti të epokës së bronzit, një sistem nyjesh transmetimi që ojniste arteriet kryesore të mbretërisë. Në një ditë të vetme, lajmëtarët andeanë, falë gjetheve të kokës, arrinin të përcillnin turravrap lajmet duke përshkuar deri në 300 kilometra. Megjithatë, nëqoftëse duhet besuar në shekujt e studimeve lidhur me çështjen, ky popull, i ardhur 2000 vjet pas Homerit, nuk ka mësuar asnjëherë të shkruajë. Është një enigmë e njohur sesi paradoksi i inkasove dhe për pothuajse 500 vjet ka mbetur një prej mistereve kryesore të histories së Amerikës. Sot duket sikur një antropolog i Harvard University, Gary Urton, më së fundi është afër zbulimit. Studimet e tij përqendrohen mbi rripa të çuditshëm dhe dikur shumëngjyrëshe litarësh të mbushur me nyje të quajtura quipu. Pushtuesit spanjollë i kanë vërejtur pak kohë pas mbërritjes së tyre, por nuk ua kanë kuptuar asnjëherë domethënien dhe funksionimin. Në fillimet e shekullit XVII, një grup spanjollësh që vizitonte rajonet qendrore të Perusë lindore të Limas aktuale kanë takuar një indian të vjetër që transportonte një quipu dhe theksonte se ai litar ruante dëshminë e “gjithçkaje që spanjollët kishin bërë, si në të mirë, ashtu dhe në të keq”. Të zemëruar, vizitorët ia kanë djegur dhe në vitet e mëpasme kanë bërë të njëjtën gjë me shumë prodhime të tjera të ngjashme. Por disa kanë mbijetuar dhe për shekuj me radhë është bërë pyetja nëse plaku kish thënë të vërtetën. Më pas, në vitin 1923, një antropolog i quajtur Leland Locke, ka dhënë një përgjigje: quipu-t nuk qenë gjë tjetër veçse dokumenta. Çdo nyje përfaqësonte një numër, të strukturuar sipas një shkalle decimale, dhe çdo nyje ka mundësi që përmbante të dhëna lidhur me censimentet apo iventaret e magazinave. Rreth një e treta e quipu-ve ekzistuese nuk i respekton rregullat e individualizuara nga Locke, por këtu hipotekohej se “anomali” të tilla zhvillonin funksione ceremoniale apo të ngjashme. Misteri konsiderohej pak a shumë i zgjidhur. Më pas, në fillimet e viteve ’90 të shekullit XX, Urton, një prej ekspertëve më të mëdhenj të qytetërimit inkas në botë, ka individualizuar detaje që e kanë bindur për faktin se quipu-t përmbanin shumë më tepër informacione nga sa mendohej. Për shembull, disa nyje janë të formuara nga e djathta në të majtë dhe të tjera nga e kundërta. Për Urton, kjo duhej të nënkuptonte diçka. Ishte e mundur që këto litarë t’i korrespondonin ndonjë forme shkrimi? Në vitin 2003, ka shkruar një libër në të cilin shprehte teorinë e tij dhe në vitin 2005 ka botuar një artikull tek “Science”, që demonstronte se çdo quipu korresponduese me kriteret e Locke, përveç numrave, mund të përmbante edhe emra vendesh. Urton e dinte se zbulimet e tij qenë vetëm një hap shumë i vogël drejt deshifrimit të kodit dhe se për ta arritur objektivin e tij kish nevojë për ndihmën e teknikëve me kompetenca të ndryshme. Kështu, në fillim të vitit të kaluar, ai dhe një studente e vitit të fundit, Carrie Brezine, kanë paraqitur një bangë të dhënash informatike të quipu-ve, një katalog elektronik shumë të gjerë që përshkruan në detaj çdo nyje të rreth 300 quipu-ve. Në këtë pikë, të dy kanë përfshirë në projektin e tyre kërkues të tjerë, që nuk dinin kushedi se çfarë për antropologjinë, por jashtëzakonisht shumë për matematikën. Ekipi, i drejtuar nga kriptografi belg Jean-Jacques Quisquater, aktualisht po kërkon që të nxjerrë një kuptim nga nyjet nëpërmjet një serie algoritmesh, disa të frymëzuara nga ato të përdorura për të analizuar rripat e ADN-së, të tjera të ngjashme me ato të përdorura nga Google për të klasifikuar mijëra sekuencat e përsëritura që mund të jenë për të treguar fjalë apo deri dhe shprehje. Kështu që është afër kodifikimit të një sistemi shkrimi aq origjinal, sa ka arritur të fshihet prej shekujsh. Nëqoftëse iniciativa do të ketë sukses, projekti mund të barazojë për nga rëndësia deshifrimin e hieroglifëve egjiptiane, duke i mundësuar ekipit të Urton-it që të rishkruajë historinë. Por si ia bëhet të deshifrohet diçka që nuk i ngjan asnjë gjuhe të shkruar të njohur dhe që kur nuk je as i sigurtë se praktikisht mund të ketë një domethënie?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency