“Lugina e Vdekjes”, vendi më i nxehtë i planetit

0
188

PanoramaPrej shumë vitesh, “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni nuk ia ka dalë të mos jetë si vendi më i nxehtë i planetit. Organizata Meteorologjike Botërore ia ka hequr këtë cilësim në 13 shtatorin që kaloi lokalitetit libik të Al-Aziziyah, me 58 gradët e pasakta dhe cilësimin si vendi më i nxehtë i planetit, që prej vitit 1922. Siç bën të ditur e përditshmja amerikane, The Neë York Times vendi më i nxehtë e planetit është Death Valley (Lugina e Vdekjes) falë 56,6 gradëve të regjistruar në 10 korrik të 1913: National Park Service është duke korrigjuar volantinët turistikë, që limitoheshin ta përkufizonin zonën si më e nxehta vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në program në korrikun e ardhshëm ka edhe një festim për 100-vjetorin e këtij vlerësimi.

 

Djaloshi që flet me të vdekurit

Një djalosh i vogël i cili ka aftësinë të flasë me të vdekurit, komunikon me stërgjyshërit e tij të cilët nuk i ka njohur asnjëherë, dëshmon e ëma. Antonio, rreth 7 vjec, mundohet të gjejë paqe dhe njëkohësisht të bashkëjetojë me dhuntinë e tij, teksa shfaqet në episodin e fundit të një reality-shoë të quajtur TLC’s Long Island Medium. Mamja e tij Sandy tha në emision se djali i saj ka aftësinë të shohë shpirtra, ashtu si vetë ajo. “Është një dhuratë nga Zoti. Por unë jam e shqetësuar”. Ajo shtoi më pas: “Ai shikon më tepër gjyshërit e mi, të cilët i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin të përshkruajë cfarë ata po bëjnë, madje edhe personalitetet e tyre. Është një mori ndjenjash të përzjera sepse nga njëra anë nuk dua që im bir të vihet në lojë nga shokët e tij apo nga të rriturit, sepse ata janë tepër paragjykues me të.” Por Antonio nga ana e tij nuk duket shumë i shqetësuar nga dhuntia e tij. “Unë dua të bëhem një futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha fëmija. Zonja Caputo, e ëma e djaloshit, e përshkruan veten e saj si një mama tipike nga LongIsland, e cila pretendon se edhe vetë merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund të komunikojë me të vdekurit. Episodi fokusohet me të ëmën e Antonios e cila drejton një takim, privat dhe më pas në grup, spiritualizmi. Grupi është i përbërë nga skeptikë të procedurës por dhe besimtarë të saj. Burri i saj, Larry dhe dy fëmijët, kanë mësuar të jetojnë me dhuntinë e saj, por kjo duket që nuk është e lehtë, sidomos kur mesazhe nga të vdekurit spontanisht ndërpresin darkën, vizitën tek dentisti apo bërjen e pazarit.

 

Arkeologët hyjnë në brendësi të varrit të madh të Amfipolisit

Të dhënat strukturore të brendësisë së pavijonit të tretë të varrit të Amfipolit, ka publikuar ministria e kulturës. Grupi shkencor i gërmimeve u fut në brendësi të pavijonit katër ditë më parë (më 12 shtator), me qëllim që të argumentojë nga pikëpamja arkeologjike pamjen e pavijonit dhe të studiojë situatën konstruktive me qëllim që të projektohen masat e nevojshme për mbështetjen mekanike. Sipas njoftimit të ministrisë së kulturës, nga vëzhgimi në vend rezultuan: “Lartësia e argjinaturës prej rëre është më e ulët se në dy pavijonet e tjerë. Sipas vëzhgimeve gjeologjike, mbushje me rërë është në gjendje të mirë. Kubeja brenda është e urëtuar me gurë gëlqerorë, ashtu si dhe dy pavijonet e mëparshëm. Në tremuret e sipërme – lindor, perëndimor dhe verior-, në vend të dukshëm, përsëritet e njëjta trajtë mbulese me mermer, me shtylla mbajtëse dhe arkitrarë jonikë. Në murin jugor, në vend të dukshëm, djathtas dhe majtas hyrjes vazhdon mbulesa prej mermeri. Gurët gëlqerorë të sipërm mbulohen me velaturë me ngjyrë të kuqe pjesa e brendshme e arkitraut është prishur. Ai e ka humbur pjesën e brendshme të arkitraun. Kubeja e pavijonit tregon të gjendet në një gjendje ekuilibri të limituar, ndërsa tërësia e gurëve gëlqerorë kanë humbur pjesë të konsiderueshme të materies. Të dhënat e mësipërme teknike nuk lejojnë kryerjen me siguri të punimeve për heqjen e dherave nga pavijoni i tretë, para se të merren masat e nevojshme mbrojtëse. Zbatimi i këtyre masave, për shkak të hyrjes të vështirë, dhe kujdesit të veçantë për shkak të gjendjes së keqe konstruktive, do të kërkojnë mjaft ditë pune.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency