J-Lo dhe Iggy, “prekje” në videon e re

0
156

jloiggy2Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea kërcejnë të veshura në bikini dhe i rrahin vithet njëra-tjetrës në videon e re. Videoja titullohet “Booty” dhe nxjerr në pah format seksi të trupit të të dyja këngëtareve, e në veçanti të Lopezit. Edhe pse 45-vjeçare, Jennifer Lopez pa dyshim që është në formën më të mirë në jetën e saj. Ajo dridhet krahas një femre e cila është në gjysmë të viteve të saj (Iggy, 24 vjeçe), por është sërish ajo që tërheq vëmendjen në video. Videoja ka marrë mbi një milion klikime brenda disa orësh.

 

 

 

 

Supermodelja: Meshkujt kanë frikë të më afrohen

supermodelja Pavarësisht nga fakti se ajo aktualisht është një ndër supermodelet më të kërkuara, nga ana tjetër nuk është fare e favorizuar në aspektin e dashurisë. Është vetëm 21 vjeçe dhe eksperiencat e mëparshme kanë qenë me VIP-a, por ajo është shprehur se ende nuk ka gjetur princin e saj të kaltër. Sipas Nina Agdalit, meshkujt kanë frikë që t’i afrohen. “Mund të them se është një situatë dëshpëruese. Nuk e kam aspak problem që të josh shtëpi mode, por kur bëhet fjalë për meshkuj, nuk kam aspak fat. Ata duket sikur kanë frikë nga unë dhe nuk më afrohen”, – ka thënë modelja e njohur. Pak muaj më parë, ajo ishte e lidhur me këngëtarin Max George, por ai e la pas spekulimeve se flirtoi me Leonardo Di Caprion. Më parë ka qenë e lidhur edhe me këngëtarin tjetër Adam Levigne.

 

 

 

 

Kim Kardashian me streçe transparente në rrugë

kim kardashian Kim Kardashian ka dhuruar shfaqjen e radhës, teksa paparacët e kanë kapur mat pasi nuk kishte veshur të brendshme. Pavarësisht nga kjo situatë e sikletshme, ajo nuk u shqetësua aspak, madje vijoi me axhendën teksa u pa të darkonte së bashku me bashkëshortin e saj. Kim shfaqi një anë tjetër të saj, teksa asnjëherë nuk del e pa grimuar dhe e kuruar deri në detaj. Tashmë zhveshjet e saj nuk përbëjnë më lajm, por ky incident i sikletshëm nuk e ka turpëruar aspak atë. Kim ka tërhequr vëmendjen e mediave me kthimin e saj në Amerikë, pasi qëndroi për pesë ditë në Australi. Më tej ajo vijoi programin e saj, ku bashkë me Kanye-n kanë darkuar në restorantin “Little Door” në West Hollywood.

 

 

 

 

 

Sërish kritika për Beyoncen

Beyonce Pas akuzave që mori për përdorimin e tepruar të Photoshop-it në rregullimin e trupit të saj, Beyonce Knowles është vënë sërish në shënjestër të kritikave. Kësaj radhe, ajo akuzohet se ka kënduar “playback” në një koncert që e ka mbajtur në Francë. Javën e kaluar, këngëtarja pati një koncert në “Stade de France” në Paris dhe derisa interpretonte këngën e saj “Partition”, u mësua se nuk këndonte drejtpërdrejt. Ajo u afrua të përshëndeste fansat e saj dhe në një moment largoi mikrofonin, kurse zëri i saj vazhdoi të këndonte.

 

 

Transformimi i Cocos

coco Nicole Natalie Marrow, e njohur me emrin artistik Coco, shpeshherë është në qendër të mediave për dukjen e saj dhe veshjet atraktive. Proporcionet e bujshme të saj janë shpesh temë e faqeve rozë, mirëpo ne sjellim një foto krahasuese ku shihet se jo gjithmonë ajo është dukur kështu. Aktorja, modelja dhe valltarja, e cila është e martuar me reperin dhe aktorin Ice-T, dikur ka dashur të bëhet manekinë dhe është dukur shumë më ndryshe se tani. Zeshkane, me gjoks të vogël – kështu është dukur Coco e re.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency