Intervista/ Rama: Qendrimi për arrestimin e Guvernatorit, bojkotin e opozitës dhe vizitën e Papës

0
133

rama ne opinionKryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive të dhënë mbrëmë për emisionin “Opinion” në “TV Klan”, deklaroi se për arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ishte njoftuar pak para aksionit të policisë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në intervistën e tij Rama argumenton qëndrimet e qeverisë ndaj kësaj ngjarjeje, ndërsa shpreh opinionin e tij për bojkotin e opozitës, ftesën e kreut të PD-së për debat publik si dhe vizitën e Papës në Shqipëri.

 

-Cili ishte ideja e parë që patët për vjedhjen e BSH?

Rama: Një lajm aspak i mirëpritur, përkundrazi. Një ngjarje tronditëse, por ishte vetë momenti i parë.

 

– A kërkuar dorëheqjen e guvernatorit?

Rama: Jo. E kam thënë se respektoj pavarësinë e institucioneve që nuk janë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe të qeverisë. Respekti për pavarësinë e institucioneve qëndron.

 

-A ishit i informuar për guvernatorin e Shqipërisë?

Rama: Jo, nuk kam qenë. Prokuroria ka bërë punën e saj. Arrestimin e kam marrë vesh kur ministri i Brendshëm është njohur me vendimin pak përpara se të arrestohej. Prokurori i Përgjithshëm më ka thënë që hetimi do të shkojë deri lart.

 

-A ka rrezik për sistemin financiar shqiptar?

Rama: Nuk ka asnjë problem në sistemin financiar shqiptar. Këtë e tregoi edhe periudha pas arrestimit të guvernatorit, një periudhë mjaft delikate. Çështja e kredive të këqija nuk është krijuar sot, ju sot po merreni me këtë. S’kemi një problematikë të tillë. Sigurisht që jemi në kushte kur duhet të shqetësohemi, jo për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, kursimet janë të garantuara, por ajo që duhet të na shqetësojë është që duhet të kemi një ecuri të vazhdueshme për të ulur kreditë e këqija dhe kjo kërkon një politikë të kujdesshme. Ne nuk synojmë të kapim apo të vëmë në kontroll politik Bankën e Shqipërisë, por garantoj që BSH do të dalë nga kjo situatë më e fortë. Këshilli Mbikëqyrës është një çudi më vete. Një Këshill, i cili çfarëdo që thonë anëtarët e tij, nuk ka bërë detyrën. Ashtu sikundër është një Këshill ku asnjë nga anëtarët nuk ka punuar një minutë në bankë, vetëm një anëtare në një degë në një bankë private. Çfarë mund të presim nga ky Këshill? Kështu që, sfida është ta çojmë në një nivel tjetër. Ne kemi bërë një thirrje dhe sot kam parë që janë 32 aplikantë shqiptarë që punojnë në sistemin financiar jashtë Shqipërisë që kanë shprehur interesin e tyre për Këshillin Mbikëqyrës.

 

-I keni propozuar një listë emrash Presidentit?

Rama: Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nuk është diçka që nuk mund të kapërcehet edhe ligjërisht. Sot Banka e Anglisë guvernatorin e ka të huaj. Ka shumë eksperienca që për të drejtuar bankat qendrore shumë shtete u drejtohen ekspertëve. Nuk thashë të marrim Haxhi Qamilë. Janë struktura shumë specifike dhe duhen ekspertë.

 

-Ligji nuk lejon që të jenë ekspertë të huaj. Keni emra për guvernatorin?

Rama: E kemi diskutuar edhe me FMN-në që të kemi edhe një guvernator të huaj, por jo thjesht i huaj, do t’i jepte BSH për të kapërcyer ketë moment dhe për të shkuar më tej. Nëse vjen trajneri i kombëtares, një personalitet botëror, nuk mund t’i thotë kush fut këtë apo atë person. Ka rëndësi që personaliteti të garantojnë besueshmëri.

 

-Vizita e Papës. Si dolët ju katolik tani?

Rama: Besoja që e ke kujtesën më të fortë, por mosha bën të vetën edhe për ty. Bashkë kemi bërë një bashkëbisedim më parë. Jam pagëzuar katolik nga gjyshja ime. Ka qenë viti 1964 dhe historia e familjes sime është historia e një familjeje ku u shtua bazuar në martesën e gjyshit tim që ishte ortodoks, por pa fe në kuptimin e riteve dhe të gjyshes time që ishte praktikante. Kisha nuk e lejonte dhe ajo i ka shkruar një letër kishës që gjyshi nuk ishte besimtar.

 

-Bulevardi i Tiranës është veshur me 40 martirë të cilët janë masakruar nga regjimi i Enver Hoxhës. Si mund të jeni edhe me këtë pamje, por edhe me këtë pamjen tjetër (shfaqen plane nga simpatizantë të Enver Hoxhës)

Rama: Këta i kam vënë unë, por ata që bërtisnin atje nuk i kam vënë unë. Nuk kishte anëtar qeverie të qeverisë sime që bërtisnin atje. Ata janë disa nostalgjikë të komunizmit që vazhdojnë e shohin Enver Hoxhën në ëndërr. Nuk kemi ndërmend të përdorim drurin për këta pleq, të cilët u bashkohen çudive dhe nxjerrin fotografi qesharake. Kjo shqetëson ata që kanë ende frikë Enver Hoxhën. Këtë frikë e kam nxjerrë i pari më zë shumë herët. Për mua ato pamje janë folklor.

 

-A ka garanci për sigurinë e Papës?

Rama: Ata kanë një përvojë shumë të fortë në këtë drejtim dhe ju siguroj që shërbimet inteligjente që ata punojnë janë shumë më të përgatitura sesa shërbimi ynë dhe nuk ka asgjë për të t’u shqetësuar dhe shqiptarët do të vijnë nga kudo për të pritur Atin e Shenjtë.

 

-Nuk jeni treguar bashkëpunues për bulevardin e ri. (Sinkroni i Bashës për debat)

Rama: (Qesh) Debat për çfarë? Janë mbyllur tek SHQUP dhe janë bërë si qeveri e Spartak Ngjelës në burg.

 

-Hajde e bëj debat.

Rama: Debati bëhet në Parlament. Çojnë e-mail-e në Parlament, ju lutem fusni këto amendamente. Por çfarë pune është kjo?

 

-Ai ju fton në debat (Basha)…

Rama: Një qeveri që sillet si qeveri në mërgim s’ka arsye për debat.

 

-Reforma territoriale është një ndarje elektorale?

Rama: S’kemi bërë ndarje elektorale, por mbi bazën e një sërë kriteresh që nuk janë shpikur nga ne, por nga eksperienca e ndarjeve administrative nga vende të tjera.

 

-Keni deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë?

Rama: Kush e ka deklaruar?

 

-Ministri i Energjisë.

Rama: Me energjinë kemi trashëguar një gropë të zezë borxhesh dhe deri më sot kemi arritur t’i ulim humbjet me 7.5 për qind dhe po shkojmë në një shpërndarje të barabartë. Janë ndërprerë mbi 400 mijë lidhje të paligjshme. Kërkohet akoma më shumë forcë dhe ndëshkim, sepse lidhen sërish. Është një histori që ka vazhduar mbi 20 vjet. Kemi bërë për herë të parë shumë investime në rrjet dhe kemi marrë nga Banka Botërore mbi 150 milionë dollarë.

 

-Do rritet çmimi i energjisë?

Rama: Për të gjithë ata, tek shtresat në nevojë, pensionistët, nuk ka dhe nuk do të ketë rritje.

-Do t’ua marrësh atyre të tjerëve?

 

Rama: Përgjegjësia e qeverisë është që të mbrojë ata që nuk përballojnë një rritje çmimi. Çmimi i energjisë është politikë e Entit Rregullator. Unë them nuk do të rritet çmimi i energjisë në dhjetor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency