Enti Kombëtar i Banesave/ Nuk rihapet procesi i aplikimit: Asnjë banesë sociale deri në fund të 2014-ës

0
155

banesa-socialeKredi vetëm për ata që janë në proces. Si do të përfitohen banesat sociale duke filluar nga 2015-ta

Edhe pse Enti i Banesave kishte premtuar që do të rihapte procesin për banesat sociale, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, është shprehur dje se deri në fund të 2014-ës, nuk do të përfitohet asnjë banesë sociale. “Jemi të ndërgjegjshëm që kjo nuk zgjidhet menjëherë, jemi treguar shumë të kujdesshëm edhe në pjesën e dhënies së kredive, duke parë mundësinë sipas buxhetit të shtetit, sipas subvencioneve që neve na janë dhënë, për të mos tejkaluar dhe mos thelluar borxhin e thellë që gjetëm. Pra, duke dhënë kredi me 0% interes”, – tha Gjermeni. Nga ana tjetër, Doris Andoni, drejtorja e Entit të Banesave, e përcakton këtë problem si një çështje të prekshme dhe jashtë kamerës pranon se ngërçi mund të mbetet i pazgjidhur, nëse nuk do të ketë më shumë para në dispozicion të kësaj çështjeje. “Ka një paradoks që në treg ka banesa bosh, pra duket sikur tregu ka investuar në investime joefiçente”, – tha Andoni. “Ne kemi parë mundësinë dhe do ta shikojmë mundësinë edhe me Shoqatën e Ndërtuesve edhe me të gjitha firmat ndërtuese për të parë edhe mundësinë për të blerë apartamente, të cilat janë stoqe për të zgjidhur situatën e qytetarëve në nevojë”, – theksoi Gjermeni.

 

 Si përfitohet banesa sociale

 

GJENDJA FAMILJARE

-Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata familjare e tre muajve të fundit nga institucionet përkatëse.

-Kopje e noterizuar e dokumenteve të identifikimit (pasaportës, certifikatës personale).

– Vërtetim që vërteton se jeni banor në njësinë bashkiake ku është paraqitur

kërkesa.

– Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari, vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

– Vërtetim punësimi nga punëdhënësi për çdo pjesëtar të punësuar ose të vetëpunësuar. Vërtetimi duhet të shoqërohet me librezën e punësimit ose me kontratën e punësimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 

STATUSI I STREHIMIT

– Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtëpisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij.

– Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjesëtarëve të saj.

– Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së çdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi.

– Nëse është me qira, kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e noterit.

– Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.

– Në rastin e çifteve të reja, aktin e martesës dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale.

– Në rast lëvizjeje për arsye punësimi, vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme e vendit të origjinës, që në emrin e aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund të përdoret si banesë.

 

TË ARDHURAT E FAMILJES

– Dokumenti përkatës nga punëdhënësi i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat e aplikantit dhe atë të çdo pjesëtari tjetër të familjes që është në gjendje pune.

– Dokument nga organet e taksave dhe ato të sigurimeve shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjesëtarëve të familjes është i vetëpunësuar.

– Vërtetim i punësimit të rastit (orët e punës dhe të ardhurat për një vit).

– Vërtetim të shumës së pagesës nga zyra e punësimit e njësisë bashkiake përkatëse, për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.

– Vërtetim të shumës së pagesës nga zyra e punësimit e njësisë bashkiake përkatëse, për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.

– Vërtetim nga organet e sigurimit shoqëror për personat e dalë në pension.

– Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:

  1. Dypunësim
  2. Emigracion
  3. Pasuri e patundshme.

 

 

Testimi/ Mjekët, dokumentet që duhet të dorëzojnë për t’u regjistruar në provimin e shtetit

Urdhri i Mjekut ka publikuar dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët që do të testohen në provimin e shtetit në muajt nëntor-dhjetor 2014. Sipas Urdhrit të Mjekut hyjnë në provimin e shtetit të gjithë mjekët/stomatologët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Lista që i bashkëngjitet kërkesës për regjistrim për provimin e shtetit (për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët stomatologë) në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, janë:

– Kërkesë me shkrim për regjistrim ( kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter)

– Formulari i Aplikimit

– Fotokopje e letërnjoftimit

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare

– Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar

– Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

– Raporti mjekoligjor

– Dëshmi penaliteti

– Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale

-2 (dy) fotografi të formatit të pasaportës

Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për provimin e shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumente: Dëshmi penaliteti, raportin mjekoligjor dhe vërtetimin nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency