Masa drastike në arsim/ Shkollat jo-publike që do t’u hiqet licensa

0
132

klaseeeeKa nisur edhe në arsimin parashkollor si dhe në ato jo publike reforma. Kështu dje janë deklaruar me dhjetëra kopshte e shkolla jo publike, të cilat për vite të tëra, kanë vepruar jashtë kritereve të ligjit të arsimit.

Ministria e Arsimit ka inspektuar mbi 450 institucione jopublike të arsimit bazë dhe të mesëm, dhe raporti përfundimtar pritet të dalë pas disa javësh. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se ndaj shumë prej tyre do të merren masa drastike për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore. Në bazë të tyre si duket do të jetë edhe vendimi drastik për heqjen e licensave, lista konkrete e të cilave pritet së shpejti. Tani për tani flitet vetëm për kritere të papërmbushura nga ana e shkollave jopublike ku do bazohet dhe vendimi për licensën.

“Në këtë pikë ligji nuk të lë të bësh dualitete. Do të dojë shumë që kjo gjë të mos ndodhte, që secili nga kontributorët  të jetë me të vërtetë i tillë, ashtu siç ka pasur dëshirën kur ka hapur licencën, në mënyrë që të mos kemi degjenerim të kohës”, u shpreh Nora Malaj.

Grupet e inspektimit po shohin me rigorozitet jo vetëm kushte ku edukohet brezi i ri, por nivelin e mësuesve si dhe  programet.Rritja e nivelit të stafit mësimor në arsimin bazë, do të jetë prioritet për Ministrinë e Arsimit, pasi aty hidhen bazat e formimit të çdo nxënësi.

“Pas kësaj kontrolli më i rreptë do të jetë për sistemin parashkollor sepse kemi konstatuar që aty kemi edhe kopshte të palicencuara, të cilat do të mbyllen automatikisht. Këtu fillon deformimi më i madh. Ne nuk mund të lëmë të keqen të shtrihet në rrënjë”, shtoi Malaj.

Ministria e Arsimit po inspekton të gjitha institucionet të cilat janë të licencuara.

 

 Prishja e shatërvanit në Durrës, çështja sot në Komisionin e Restaurimeve

Do të mblidhet nesër komisioni i restaurimeve, i cili si çështje kryesore në rendin e ditës do të ketë shatërvanin në qender të qytetit të Durrësit, një projekt, zbatimi i të cilit nisi në fund të gushtit nga bashkia e qytetit bregdetar. Komisioni parashikohet të mblidhet rreth mesditës, ndërsa qëndrimet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e pasdites.

Teksa vec qytetarëve të Durrësit janë shtuar zërat kundër heqjes së shatërvanit 85-vjecar. Vetë kreu i Aluiznit Artan Lame ka shprehur hapur qëndrimin kundër heqjes së shatërvanit, të cilën e ka cilësuar një marrëzi të pakuptimitë. Teksa edhe arkitekti dhe eksperti i trashgimnisë kulturore Artan Shkreli është shprehur kundër këtij projekti që parashikon heqjen e shatërvanit, qëndrim që pritet ta shprehë edhe në komisionin e restaurimeve. Prishja e shatërvanit, i ndërtuar nga italianet në vitin 1939 u kundërshtua gjatë prezantimit të projektit për këtë qytet. Mësohet se aksioni për heqjen e shatërvanit, i përket fazës së dytë të vënies në jetë të projektit. Shatërvani u projektua dhe ndërtua nga arkitekt Kristo Sotiri, i cili njihej si arkitekti i ish-Mbretit Ahmet Zogu.

 

Festa e Pezës, kryeministri Rama publikon axhendën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook” axhendën për Festën e Pezës e cila do të zhvillohet në datën 16 shtator. Sipas axhendës së publikuar nga kryeministri aktivitetet nisin në orën 12:00, me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.  Në orën 17:00 do të ketë ekspozitë dhe konferencë për mediat. Në orën 18:00 do zhvillohet diskutim me të rinjtë dhe në orën 20:00 do të zhvillohet koncert festiv. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj bën me dije se në ditën e Festës së Pezës do të ketë autobusë çdo një orë gjatë gjithë natës.

 

Sot fillon viti i ri shkollor, 600 mijë nxënës i rikthehen bankave

Ditwn e hwnw më 15 shtator nis shkolla për të gjithë sistemin parauniveriatr në vend.  Në banka do të ulen rreth 600.000 nxënës, ndërsa për herë të parë do të jenë 37 mijë fëmijë që do të provojnë emocionin e bankave të shkollës. Burimet zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit thanë se të gjitha shkollat në kryeqytet do hapin dyer për nxënësit. Rikonstruksionet kanë përfunduar në disa shkolla ku infrastruktura ishte e amortizuar. Edhe këtë vit në gjimnazet më të mëdha si: Ismail Qemali, Sami Frashëri, Petro Nini Luarasi do të bëhet mësimi me turne, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe kapaciteteve jo të mjaftueshme që ka shkolla. Në vend numërohen gjithsej  2137 shkolla publike dhe jo publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency