Deja’vu

0
60

Psikologji/Deja’vu ose përsëritja e ngjarjeve në sytë e mendjes

dejavuDeja’vu mund të jetë edhe një simptomë e shqetësimeve që vijnë nga dëmtime të ndryshme në tru, si p.sh. epilepsia e lobit temporal etj. Në të shkuarën interesimi primar për Deja’vu-në përshkruhet fillimisht dy shekuj më parë nga i shenjti Augustin, i cili e krahason me “kujtesën e falsifikuar”. Frojdi e ndërlidh dukurinë e Deja’vu-së me mendimet dhe imagjinatën tona, të ndrydhura, për ndonjë arsye, diku thellë në ndërdijen tonë ose me sekuenca të harrura nga ëndrrat tona të shumta, të cilat në situata të reja krijojnë ndjenjën e Deja’vu-së.

 Termi Deja’vu (Dezha-Vy) vjen nga frëngjishtja dhe nënkupton një dukuri të cilën e kemi hasur më parë. Deja’vu aplikohet kundrejt një besimi të menjëhershëm, ku një eksperiencë e re e momentit aktual të duket se ka ndodhur më parë. Ndjesia e Deja’vu-së është e fortë dhe e çuditshme, zakonisht me kohëgjatësi prej disa sekondash, por, megjithatë, ajo nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale të përsëritura apo me kujtesën, por përkundrazi enigma qëndron tek pyetja se pse vjen kjo ndjenjë?

Njëra nga shpjegimet e mundshme është se ky fenomen vjen nga një “masë apo lidhje e shkurtër” në një kohëzgjatje tepër të shpejtë, e lidhjeve neurologjike, ku informacioni aktual arrin në “depon” e kujtesës përpara se të arrijë vetëdijen. Eksperienca e vetëdijshme e një kujtese të tillë do jetë tepër e fortë, pasi është aktuale. Disa ekspertë sugjerojnë që kujtesa nuk është thjesht një problem lidhur me një ngjarje fikse, të stabilizuar, por është një proces rikonstruktimi, nga komponentë të ruajtur, e cila përfshin elaborime, shtrembërime, që lënë jashtë një pjesë ngjarjesh. Çdo rithirrje e ngjarjeve është thjesht rithirrja e kujtesës së fundit që kemi për ato ngjarje. Ndjesia e të njohurit përfshin përputhjen ndërmjet një ngjarjeje aktuale dhe informacionit të ruajtur, por kjo edhe mund të ndryshojë shumë nga ngjarja origjinale.

Psikologët akoma po debatojnë rreth Deja’vu-së, pasi një përgjigje shkencore është akoma e vështirë për t’u dhënë, sepse për këtë duhet një dije edhe më e gjerë për enigmat e mekanizmave të trurit.

Megjithatë, Deja’vu mund të jetë edhe një simptomë e shqetësimeve që vijnë nga dëmtime të ndryshme në tru si p.sh. epilepsia e lobit temporal etj. Në të shkuarën, interesimi primar karshi Deja’vu-së përshkruhet fillimisht dy shekuj më parë nga i shenjti Augustin, i cili e krahason me “kujtesën e falsifikuar”. Frojdi e ndërlidh dukurinë e Deja’vu-së me mendimet dhe imagjinatën tona, të ndrydhura, për ndonjë arsye, diku thellë në ndërdijen tonë ose me sekuenca të harrura nga ëndrrat tona të shumta, të cilat në situata të reja krijojnë ndjenjën e Deja’vu-së. Edhe J. W. Gëte, në një nga librat e tij e përshkruan një përjetim që i përngjan shumë fenomenit Deja’vu. Në librin “Sajimi dhe e vërteta”, ai e përshkruan një situatë, kur si i ri, duke kalëruar me kalë nëpër natyrë, e sheh për një moment vetveten, gjithashtu duke kalëruar në një kalë tjetër, por nga drejtimi i kundër. Aty dukej më i moshuar dhe i veshur me rroba të tjera. Disa vite më pas, ai kalëron rastësisht po nëpër të njëjtin vend dhe i kujtohet plotësisht përjetimi i mëhershëm dhe vëren se vërtet ai bartte po ato rroba, të cilat i ishin parafytyruar atëherë. Megjithatë, të gjitha këto supozime nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe. Disa mendojnë se fenomeni Deja’vu është çrregullim psikologjik i një “lidhjeje të shkurtër” në tru ose, thënë ndryshe, një mini-sulm në tru dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet faktik. Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndërdije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja’vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë. Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ky fenomen paraqitet si një devijim i përcaktuar në tru, që shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes. Normalisht kjo ndodh në tëmthin e trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisor, përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës. Nëse kjo përshtypje është e njohur, neuronet flaken në një pjesë tjetër të tëmthit, tek Parahippocampalis Gyrus, ku edhe shkaktohet ndjenja e njohjes. Tek fenomeni i Deja’vu-së flaken neuronet në Parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë. Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru. Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve është problemi me tëmthin. Ata edhe e përjetojnë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja’vu. Dhe për shkak të kësaj, neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja’vu-së. Nëse Parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.

Përkrahësit e teorisë tjetër mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diçka të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës. Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimeve të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve. Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtetë mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe të nevojshme për mirëqenien tonë. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione i memorizon në forma të ndryshme. Një përshtypje nga ambienti i jashtëm qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek ne në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë. Mendohet se dukuria Deja’vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjera veçse kanë kaluar në vetëdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur. Ekzistojnë edhe shumë teori të tjera rreth fenomenit Deja’vu. Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja’vu-së shfaqet si pasojë e një moskoordinimi mes receptorëve dhe efektorëve. Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjen etj., dhe këto informacione i memorizon në ndërdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër. Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja’vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose milisekonda më parë edhe emocionalisht.

Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja’vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, ankthi etj., dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.