Sa mundësi ka që njeriu të udhëtojë në kohë

0
177

udhetimi_ne_kohe_enderr_apo_reRasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të. Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër. Se në çfarë kohe do të paraqitën ato është vështirë të parashikohet, pasi që principi i punës së “Makinës kohore” nuk dihet! Dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen, si dhe për të ndikuar në ngjarjet e së kaluarës, kanë qenë vazhdimisht preokupim i tij i fshehur. Duke filluar nga shkrimtarët e ndryshëm të botës fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanët e shumtë, është munduar që t’i tregohet njerëzimit diçka në lidhje me ngjarjet dhe rrjedhën e tyre, në të cilat mund të ndikohet drejtpërdrejtë duke përdorur të ashtuquajturën makinë kohore. Mirëpo, nuk janë marrë vetëm këta me këtë problematik. Kjo çështje i ka munduar në njëfarë mënyre edhe filozofët e ndryshëm e madje edhe shkencëtarë të njohur të kohërave të ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtari i famshëm i kohës së sotme, Stiven Hoking. Problemi që kanë shtruar këta te tre (e ka edhe shumë të tjerë) është zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore në kohë dhe hapësirë. Në mënyrë më të moderuar këtë e studioi Ajnshtajni në “Teorinë e relativitetit”, në të cilën i shpjegoi gjërat në katër dimensione (tri hapësinore dhe një kohore), ndërsa Hokingu në librin e tij, “Bing Bangu” i studioi në mënyrë më të zgjeruar përmes 11 dimensioneve (7 hapësinore dhe 4 kohore).

Fakti që përmendet në studimet e tyre është i ashtuquajturi “dilatacioni kohorë” apo “zgjerimi i kohës”.  Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 është munduar të tregohet që materia dhe energjia janë të lidhura ndërmjet veti në mënyrë të pandashme. Në një eksperiment që është bërë lidhur me këtë problem, është ai i matjes së kohës nga dy vështrues: njëri në lëvizje e tjetri në qetësi. Gjersa i pari, me orën e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti qëndronte në tokë dhe nuk lëvizte fare. Me të zbritur në tokë u vërtetua se ora e të parit po ngecte prapa në krahasim me vështruesin e dytë, i cili kishte qëndruar në tokë i palëvizshëm. Por, athua ç’do të ndodhte kur njeriu të lëvizë me shpejtësi të dritës prej 300.000 km/s  apo përafërsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s gjegjësisht sa 99.5% e shpejtësisë së dritës?

 

Shkenca

Sipas Ajnshtajnit, njeriu do të plakej  dhjetë herë më ngadalë se sa njerëzit e tjerë që qëndrojnë në tokë. Kjo që u tha më lartë nuk është teorikisht e parealizuar, por në kohën në të cilën jemi duke jetuar është teknikisht e pamundshme për shkak të problemeve të ndryshme të pazgjidhura. Pra, në këtë mënyrë të shqyrtimit të problemit u gjet metoda se si të parashikohet e ardhmja. Por si të ndikohet tek e kaluara? Këtij problemi në mënyrë serioze i është përkushtuar z. Hoking ku përmend “vrimat e zeza” që ndodhen në kozmos. “Me ndihmën e tyre” – thotë ai, “është e mundur që të udhëtohet në kohë, pasi që ato në një farë mënyre paraqesin tunelet kohore. Problemi qëndron në atë që nuk dihet se sa kohë do të kthehet njeriu prapa në kohë, pastaj problemi i paradoksit kohor ose në mënyrë të ndikimit të rrjedhës së saj për të ardhmen. Hokingu përmend një rast të pazakonshëm ku kishte marr pjesë në rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1990. Gjatë emetimit të programit amerikanë CBS, papritmas u ndërpre programi për një lajmë sensacional. Në bazën ushtarake amerikane kishin ateruar pesë aeroplanë gjuajtës – bombardues amerikanë të tipit “Spitfajer” të luftës së dytë botërore. Me radiolidhje ata e lajmëronin bazën se “kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje për aterrim”. Aterrimin  e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenët: Antoni Reinhard, Benjamin Helg, Gjon Vaji dhe Donald Viks. Zbritja e pilotëve i befasoi shumë ata, sepse shumë gjëra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndërpre në televizion, sepse autoritetet ushtarake intervenuan dhe nuk lejuan xhirimin e mëtejshëm, me arsyetim se po gjironin sekretet ushtarake të bazës. Më tutje, rrëfen Hokingu, unë mora pjesë në të ashtuquajturën “operacioni i sigurimit” ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotët në fjalë qenë tepër të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur. Mbas marrjes në pyetje arritëm që të kuptojmë se eskadrila kishte pasur për detyrë që të zbulojnë nëndetëset japoneze që lundronin nëpër Oqeanin Paqësorë. Misioni i tyre kishte qenë tepër delikat, sepse ata kishin shfrytëzuar një korridor ajror fare pak të njohur për pilotët. Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, gjegjësisht në hapësirën e quajtur “Trekëndëshi i Bermudeve”.  Në fillim autoritetet ushtarak nuk u kishin besuar, duke menduar se fjala është  për spiunë apo mashtrues. Lajmi për vizitorët e paftuar arriti edhe në pentagon dhe hulumtimet lidhur me këtë rast i morën përsipër oficerët e lartë të Armatës Amerikane. Identiteti i pilotëve së shpejti u vërtetua: pilotët e eskadrilës ishin shpallur “të humbur në aksion” para 45 vjetëve dhe nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Se si është e mundur që këta të shfaqen në këtë kohë, askush nuk ishte në gjendje ta tregonte. Koloneli Bruks gjatë bisedës me Hokingun rrëfen se atë ditë, gjatë fluturimit mbi zonën e përmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanët e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet tjera matëse tregonin shenja të mosfunksionimit. Gjersa këta po mundoheshin për të stabilizuar aeroplanët, atyre ua verbon sytë një dritë e bardhë e cila i gëlltiti dhe në atë moment ata nuk dinin asgjë për vete. Stiven Hokingu thotë se rastet e zhdukjes pa gjurmë të anijeve dhe aeroplanëve, bashkë me personelin e tyre përcjellës dhe me pilotë, janë të dokumentuara, por rasti me të cilin kishim të bënim ishte i llojit të vet. Në Pentagon, Hokingu mbajti referat të gjatë me rastin e “ringjalljes” së pilotëve. Ai thotë se “Trekëndëshi i Bermudeve”, gjegjësisht drita e bardhë që buron nga ajo, në të vërtet paraqet vrimën kohore në të cilën pilotët kishin hasur rastësisht dhe pikërisht kjo u kushtoi atyre që 45 vjet të gjenin rrugën e kthimi. E ajo çka është më interesante është se pilotët nuk ishin të mplakur aspak.