Blerjet e Junajtidit akomodohen në hotel luksoz

0
149

the lowry hotelBlerjet e Mançester Junajtidit gjatë merkatos së verës, Radamel Falkao, Angel di Maria, Dalei Blind, Ander Herrera, Luk Shau dhe Markos Roho, do të qëndrojnë në një prej hoteleve më luksoze të metropolit britanik, “Lowry Hotel”. Lojtarët e rinj të “djajve të kuq” janë në kërkim të një shtëpie në Mançester dhe derisa ta gjejnë atë do të qëndrojnë në hotelin e sipërpërmendur. “Lowry Hotel” është një prej vendeve më të famshme të qytetit. Një suitë familjare e tij kushton 789 sterlina në natë, ndërsa një dhomë e thjeshtë 252. Hoteli ka brenda tij gjithçka që u duhet futbollistëve, duke filluar nga restorantet, baret, palestra, spa dhe shumë shërbime të tjera.

 

 Fleur dhe Taron, bukuroshet e reja të Premier Ligës

Tifozët e Mançester Junajtidit nuk duhet t’i gëzohen vetëm transferimit të Dalei Blindit në “Old Trafford”. Holandezi u ble për shumën e 14 milionë sterlinave nga Ajaksi, por bashkë me të në Angli do të mbërrijë edhe e dashura e tij Candy-Rae Fleur. Modelja dhe kërcimtarja 24-vjeçare u bë hit në internet me fotot e saj gjatë Kupës së Botës “Brazil 2014”, ndërsa tani pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në “Old Trafford”. Candy ka marrë pjesë në disa evente të mëdha siç ishte edhe performanca përkrah Robin Thicke në MTV EMA. Ndërsa Radamel Falkao është pa dyshim surpriza tjetër e kësaj merkatoje vere. Bashkë me Falkaon, në Mançester do të transferohet edhe bashkëshortja e tij Lorelei Taron. Bukuroshja bionde është në një lidhje me kolumbianin prej disa vitesh ndërsa një vit më parë u bënë edhe prindër të një vajze. Sulmuesi kolumbian, që u përfol gjatë për muaj të tërë për një kalim te Real Madrid, Juventus apo Mançester Siti, më në fund u transferua në “Old Trafford”, te Mançester Junajtid. Operacioni u mbyll ditën e hënë, ndërsa “Djajtë e Kuq” do t’u paguajnë francezëve të Monakos plot 12 milionë euro për “El Tigre”-n që në dy vitet e huazimit të tij do të përfitojë 24 milionë euro.

 

 Lorenco shet shtëpinë për 8 milionë euro

Tri kate në kodrat e Barcelonës për një sipërfaqe totale prej 2350 metrash katrorë: kinema, diskotekë, pishinë të brendshme dhe të jashtme, park dhe një garazh i madh për makina dhe motorë. Kjo është vila luksoze që ka nxjerrë në shitje kampioni spanjoll i Moto GP, Horge Lorenco. Ylli i Yamaha-s preferon të jetojë në Lugano, Zvicër, dhe për këtë arsye e ka nxjerrë shtëpinë në shitje në faqet online në internet dhe për tu larguar prej andej kërkon plot 8 milionë euro.

 

 Tahiri: Nuk u frikësohem fanseve të Xhakës

Disa ditë më parë u përfol për lidhjen e Suzana Tahirit dhe futbollistit të Zvicrës Granit Xhaka. Arsyeja janë fotot e shumta që kosovarja publikon në profilin e saj në Facebook. Përveç një simpatie të shprehur publikisht, Suzana duket se kërkon të shkojë më tej. Gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares helvete, shqiptari u rrethua nga shumë fanse, të cilat përveç autografeve dhe fotografive, nuk ngurruan ta puthnin kosovarin. Por kjo gjë nuk i bën shumë përshtypje Suzanës, e cila tha për se ato nuk do të mund të marrin kurrë atë që ka marrë ajo nga mesfushori me origjinë kosovare. “Nuk u frikësohem fanseve të Granitit, nuk do të marrin kurrë atë që kam marrë unë prej tij”, – tha Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency