3 persona të armatosur grabisin një kazino në Laprakë

0
171

grabitje-kazino2-300x178Vidhet me armë zjarri një kazino në zonën e Laprakës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, konkretisht rreth orës 03:30.

3 persona të veshur me të zeza, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi parash në kazino dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk dihet identiteti i 3 personave si dhe sasia e parave të grabitura.

Policia është vendosur në kërkim të 3 autorëve, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency