Durrës/ Dhunohen dhe humbin jetën dy të moshuara

0
140

Durres-300x176Një krim mjaft i rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Dy të moshuara janë grabitur dhe janë vrarë gjatë natës në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar. Sipas policisë së Durrësit viktimat, Elsa Vava, 75 vjeçe dhe Gjinovefa Vava, 70 vjeçe, kanë humbur jetën, pas grabitjes me dhunë të shtëpisë ku banonin dy gratë e moshuara. Dy të moshuarat, kunata mes tyre, janë gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm me duar të lidhura dhe qese plasmasi në kokë. Sipas informacioneve që përcjell policia, 2 viktimat ishin tezja dhe kunata e Arqile Goresë, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ish drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e këtij krimi horror dhe identifikimin e autorëve. Mendohet se hajdutët i kanë torturuar dy gratë e moshuara për t’i detyruar të tregonin se ku i mbanin paratë dhe ato kanë gjetur vdekjen për shkak të qeseve të plasmasit që ju ishin vënë në kokë. Të moshuarat janë u gjetën të pajeta në katin e dytë të një banese private nga djali i njërës prej tyre. Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency