Charles Bukowski / Ndyrësi & erotikë

0
217

Lexime verore/Përvjetor për shkrimtarin Charles Bukowski, përfaqësuesi i rrymës underground, ose i ashtuquajturi “realizëm i ndyrë”

 

charles-bukowski-smokingHenry Charles “Hank” Bukowski, i njohur edhe me pseudonimin Henry Chinaski, alter ego e tij letrare, u lind në Andernach, Gjermani, më 16 gusht të vitit 1920. Pas dy vjetësh nga lindja e tij, e gjithë familja emigroi në Amerikë, ( Los Anxhelos), ku Bukowski qëndroi gjithë jetën.

Është përfaqësuesi i të ashtuquajturit “realizmi i ndyrë”. Autor i mbi dyqind tregimeve, të përfshira në 16 përmbledhje, i gjashtë romaneve dhe më shumë se tridhjetë vëllimeve poetike.

Përvojat e para letrare i takojnë viteve 40 të shekullit të kaluar por filloi të merret seriozisht me letërsi në moshë të pjekur, mesi i viteve ’50. Me vargjet që botoi në revistat poetike me tirazh të vogël, që botoheshin kryesisht në Kaliforni, Bukowski i bë figurë e rëndësishme e Underground-it amerikan.

Ka vdekur me 9 mars të vitit 1994 nga leucemia në San Pedro, e megjithatë sot e kësaj dite vazhdojnë të dalin krijime të hershme të pabotuara. Në vitin 2011 u botuan dy biografi të shkrimatrit, dhjetë vëllime me letra të tij. Jeta dhe krijimtaria e Bukowskit u bë temë e shumë filmave dokumentarë, ndërsa proza e tij shpesh është ekranizuar. Në shqip, për herë të parë u njoh me romanin “Femrat”, përkthyer nga Virgjil Muçi.

Charles Bukowski (1920-1994) u zbulua si talent letrar ndërsa punonte si nëpunës poste. Ai jetoi momente të një terrorri të vërtetë kur filloi të paguhej vetëm për të shkruar, frikë kjo që filloi ta mposhte nën efektin e pijeve alkolike. Ai arriti deri në atë pikë sa deklaroi hapur, se “qe më mirë të punonte në fabrikë, pasi atje nuk kishte presion”.

Por, shkrimtarë të tjerë vazhdonin të kryenin profesionin që kishin para se të fitonin suksesin e tyre, nisur dhe nga një motiv tjetër. Eksperienca e jetës atje, i frymëzontë realizimin e veprave të tyre. Të tillë qenë Celine (1891-1940)  mjek e shkrimtar francez, profesioni i parë i të cilit e ndihmoi në krijimin e veprës “Udhëtim në fund të natës”. Po mjekë qenë dhe Chehov (1860-1904), e Bulgakov (1891-1940). Më 1928 George Orwell (1903-1950) me emrin e vërtetë Eric Blair, i cili braktisi çdo gjë e nis të bëj jetën e një endacaku. E gjitha kjo i shërbeu për të shkruar një nga veprat e para të sukseshme të tij “Pa asnjë lekë në Paris e në Londër”, vepër që e nisi ta shkruaj pasi u sëmur nga turbekolozi, rrjedh e jetës së keqe në rrugë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency