Korçë/ Rryshfet në këmbim të favoreve për bizneset, dërgohet në gjyq tatimori

Sonila Mesareja

pike karburantiProkuroria: Tatimori Qamil Korça mori 100 litra karburant në një karburant, në këmbim mosveprimit ndërsa ishte në detyrë

Një favor u shpërblye me 100 litra karburant në formën e rryshfetit. Tallonat e përfituara ju kapën në flagrancë zyratrit të shtetit, tatimorit Qamil Korça. Fakti konfirmohet nga Prokuroria e Korçës, e cila ka çuar për gjykim në gjykatë dosjen në ngarkim të të pandehurit Qamil Korça, me detyrën e inspektorit të terrenit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, i cili akuzohet se duke shfrytëzuar funksionin shtetëror të ngarkuar me mbledhjen e taksave  e tatimeve dhe sigurimin e zbatimit të legjislacionit tatimor, ka kërkuar, pranuar dhe marrë padrejtësisht përfitimin e parregullt prej 100 litra karburant me tallona, nga përfaqësuesi i kompanisë “Skënderi G” Sh.P.K., shtetasi J. Selimaj. Rryshfeti u dha për moskryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e karburantit të këtij subjekti në qytetin e Bilishtit me 21.02.2014.

 

Akuza

Burime nga akuza e Korçës bëjnë me dije se më 25.04.2014, ishte paraqitur dhe kishte bërë kallëzim penal para oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, shtetasi J. Selimaj, banor i qytetit të Elbasanit, me detyrën e menaxherit të shoqërisë tregëtare “Skënderi G”, me objekt të aktivitetit në fushën e karburanteve. Sipas kallëzuesit, për shkak të detyrës përgjigjej për administrimin dhe trajtimin e problemeve të disa pikave të karburantit të shoqërisë në fjalë në Qarkun e Elbasanit dhe të Korçës. Një ndër këto pika karburanti ishte edhe distributori në qytetin e Bilishtit. Disa kohë para kallëzimit ka deklaruar ai, kishin shkuar për kontroll inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë në Pikën e Karburantit në Bilisht. Kontrolli është kryer me 21.02.2014 nga inspektorët Qamil Korça, R. Mullaj dhe P. Pano, mbi bazën e urdhërit të punës Nr. 652 Prot., datë 21.02.2014, të drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, Gentian Aliçkolli. Gjatë kontrollit të kryer, në prani të punonjësit të kësaj pike S. Caushi, inspektorët tatimore kishin pretenduar ekzistencën e shkeljeve ligjore sa i përket përfundimit të afatit të kontrollit periodik të kasës fiskale. Sipas shtetasit S. Caushi, kasa fiskale nuk priste kupona tatimore për shkak të një defekti, por në sistemin on-line shitjet deklaroheshin. Për këtë shkelje, inspektori Qamil Korça i kishte thënë S. Caushi se do vendosnin gjobë në shumën 800,000 lekë. Shtetasi S. Caushi kishte njoftuar me anë të telefonit shtetasin J. Selimaj, i cili më pas kishte telekomunikuar me inspektorin Qamil Korça, të panjohur më parë, mbi bazën e kërkesës së këtij të fundit. Gjatë komunikimit me telefon, J. Selimaj shprehu se, Qamili i kishte thënë që për shkeljen në fjalë do të gjobitej me shumën 750.000 lekë. Më pas, inspektorët tatimorë kishin qëndruar në pikën e karburantit për një kohë të gjatë dhe në fund inspektori Qamil Korça i kishte komunikuar kallëzuesit përsëri me telefon që të shkonte dhe ta takonte në Korçë “me mend në kokë”, pa mbajtur asnjë procesverbal konstatimi për shkeljen e pretenduar. Pas disa ditësh, inspektori Qamil Korça kishte shkuar përsëri në pikën e karburantit në Bilisht dhe kishte komunikuar përsëri me kallëzuesin me numrin telefonik të kësaj pike. Në këtë bisedë, Qamili i kishte thënë J. Selimaj se i kishte bërë nder, ndërsa ai i kishte dalë mashtrues, pasi nuk kishte shkuar për ta takuar në Korçë. Kallëzuesi shprehet se e kishte pyetur çfarë nënkuptonte me shprehjen “me mend në kokë” dhe inspektori Qamil Korça i ishte përgjigjur “më bëj 100 litra karburant ose 20.000 lekë”. Me anë të telefonatës ata kishin rënë dakord për t’u takuar në vijim në qytetin e Korçës.

 

Takimi për “gjobën”

Me 08.05.2014, kallëzuesi J. Selimaj kishte ardhur në Korçë dhe kishte telefonuar të pandehurin Qamil Korça. Për shkak se Qamili ishte i zënë me punë në Voskopojë atë ditë, ata e kishin lënë takimin me 09.05.2014. Sipas kësaj bisede, me 09.05.2014, Qamili kishte telefonuar dhe ishte takuar me kallëzuesin. Gjatë komunikimeve telefonike të orëve 14:11’, 16:07’ e 16:10’dhe takimeve në orët 10:47’, 16:10’e 17:25’ të datës 09.05.2014 të kryera mes tyre, i pandehuri Qamil Korça fillimisht i kishte lënë takim J. Selimaj pas orarit të punës, orës 16:00’, dhe më pas në bisedat e zhvilluara gjatë takimeve i kishte bërë të ditur së pari se, Pika e Karburantit në Bilisht kishte patur problem me kasën fiskale dhe gjoba që i takonte të paguante ishte 2,000,000 lekë dhe po të kishte patur edhe ndonjë gjobë më përpara i takonte 5,000,000 lekë; më pas i kishte thënë se i kishte bërë nder që nuk e kishte marrë këtë masë, nuk kishte prerë procesverbalin e gjobës dhe se e kishte lënë subjektin si të pakontrolluar për këtë shkak; dhe në fund, gjatë kohës që Qamili me kallëzuesin ishin në makinën e këtij të fundit në qytetin e Pogradecit (pasi kallëzuesi e kishte transportuar me automjetin e tij nga Korça për në Pogradec), i pandehuri Qamil Korça i kishte marrë kallëzuesit 100 litra naftë të ndarë në dhjetë tallona. Pas marrjes së tallonave, në momentin që Qamili kishte zbritur nga makina për t’u larguar në shtëpi është kapur në flagrancë nga Policia Gjyqësore me dhjetë tallonat në xhep, të cilat u administruan me cilësinë e provës materiale. Tallonat e sekuestruara prej Qamilit ishin fiksuar paraprakisht me numrat serial, në kuadër të autorizimit të veprimit stimulus të aktit korruptiv nga Prokurori. Në kushtet e mësipërme, Policia Gjyqësore kreu arrestimi në flagrance të të pandehurit Qamil Korça, arrestim i cili u vlerësua i ligjshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin Nr. 216 Regj., datë 12.05.2014 dhe la në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë.

 

Vlorë/ Ktheheshin nga dasma, përplasen me bordurën, vdes një dhe plagosen dy vajza

Aksidentet janë duke marrë çdo ditë jetë njerëzish, kryesisht të moshave të reja. Pa u shuar jehona e katër kushërinjve nga Lushnja që pësuan aksident teksa ktheheshin në mesnatë nga dasma, apo e gjashtë personave që ranë në humnerë në Dukagjin, mëngjesin e djeshëm tri kushërira kanë pësuar aksident, ku njëra prej tyre ka humbur jetën. Një 31-vjeçare ka gjetur vdekjen ndërsa dy vajza të tjera që ishin në automjet me të kanë mbetur të plagosura rëndë në një aksident të ndodhur rreth orës 03.35 të mëngjesit të djeshëm në aksin Vlorë – Levan. Aksidenti ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Kripa, kur automjeti tip Lançia, me të cilin udhëtonin tre të rejat, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore. Përplasja ka qenë fatale për Alma Lamajn, nënë e dy fëmijëve, e cila humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Ndërsa dy kushërirat e saj 20-vjeçare, Arta dhe Egla Lamaj, ndodhen në spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Tre vajzat e reja janë banuese në fshatin Tre-Vllazër të Vlorës, ndërsa kanë qenë duke u kthyer nga një ceremoni dasme për në fshatin e tyre, 14 km larg Vlorës. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe errësira apo dhe përgjumja pas lodhjes në dasëm.

Korçë/ Rryshfet në këmbim të favoreve për bizneset, dërgohet në gjyq tatimori

Të vërtetat dhe etiketat e Ahtisarit

Kërko